Connect with Us

“Armën e solli Mehmeti”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 27 vjeçarit

Kronika

“Armën e solli Mehmeti”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 27 vjeçarit

Publikuar

-

Zbardhet dëshmia e Marjus Demës, autorit të dyshuar të vrasjes së 27 vjeçarit, Mehmet Qema.

Ai ka rrefyer se armën e solli në tavolinë Mehmeti dhe u kishte thënë se e kishte gjetur në rrugë.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Doli në përgjimet e dosjes 184/ Shefi i Policisë i “skeduar” për drogë emërohet në Shijak

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Gledis Nano, rreth dy javë pasi u emërua në atë post, nisi ndryshimet-lëvizje në  Policinë e shtetit.

Ai ricikloi të njëjtët emrat në krye të drejtorive të Policive dhe një linjë të tillë duket se e ka ruajtur edhe në lëvizjet me shefat e Komisariateve.

Sot u bënë publike 10 lëvizje të reja në krye të komisariateve, për të cilët CNA.al, do të sjellë detaje në aspektin profesional të gjithë-secilit.

Sali Skura, një emër mjaft i përfolur është emëruar në krye të  Komisariatit të Shijakut.

Skura para tre vitesh doli edhe në përgjimet e BILD, si pjesë e dosjes 184.

Skura, ka qenë shefi i Komisariatit 5 në kohën e përgjimeve të dosjes “184”, dosjes të vjedhjes së votave në Dibër.



Në përgjime rezultonte se ai kishte ka bërë përpjekje policore për bllokimin e qytetarëve që jetonin përkohësisht në Kamëz për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Gjithashtu në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Skura dëgjohej duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili, siç duket, ishte “koordinator” i Partisë Socialiste për vjedhjen/tjetërsimin e votave në Dibër.

LEXO EDHE:  Armë dhe drogë/Arrestohet pronari i lokalit në Korçë (Emri)

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Tirana ‘zgjohet’ e zbardhur nga dëbora pas 4 vitesh

Nuk përfundojnë me dosjen 184, bëmat e Skurës.

Në vitin 2017 ai është lakuar si një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kontribuoi në kanabizimin e vendit.

“Shefi i policisë është i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 dhe merrte urdhra nga ‘lart’, raportonin mediat  e shkruara në atë kohë dhe konkretisht gazeta Shekulli.

Sali Skura ishte një nga emrat e 128 emra drejtorëve, shefash policie, inspektorë dhe oficerë policie të dyshuar për përfshirje në krime të lidhura më drogën, shumica në drejtoritë rajonale të policisë në të gjithë vendin, si Berat, Delvinë, Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe në komisariatet që vareshin prej tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha “zbërthen” linjën nga Afganistani/ Dy shtetet që furnizon “brand”-i shqiptar i heroinës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Mbrëmjen e së hënës u sekuestruan në portin e Durrësit 45 kg heroinë. Dy persona u arrestuan, shoferi dhe pronari i kamionit me krom që kishte destinacion Italinë.

Por si funksionon rrjeti në Shqipëri?

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC LIVE” zbërtheu si funksion rrjeti dhe përse Shqipëri është kthyer në vend udhëkryq në Ballkan.

“Pas kapjes së heroinës në Brenog të Hasit mbi 100 kg disa vite më parë, kjo është e dyta rekord në Shqipëri. Rrjeti është nga Afganistani, Turqia, përmes Bullgarisë apo Maqedonisë hyn në Shqipëri, që e çon më pas në Greqi, që ka rrjetin e vet dhe pjesa tjetër në Itali. Tani kemi të bëjmë me një linjë që ka funksionuar. Një nga zonat që ka pasur ekskluzivitet për heroinën është zona Durrës-Shijak.

Që nga fundi i shekullit të kaluar e kanë pasur zonë kryesore, pastaj Fier-Berat, dhe pastaj Elbasani. Ishin 43 pako të ndara në tre grupe. Ai që po bënte transportin nuk po punonte për vete, ka tre të tjerë që po e furnizonin.



LEXO EDHE:  Vrau ish-dhëndrin e tij/ Babë e bijë japin deklarata kontradiktore në polici

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Shkarkohet drejtoresha e Arsimit, Tiranë

Linja dëshmoi që Shqipëria është degëzim i rëndësishëm i heroinës në Ballkan, që vjen nga Afganistani, që është prodhues i 80% të vlerës botërore. Shqiptarët lidhjet i kanë pasur në Turqi, por ka raste që kanë shkuar deri në Afganistan. Ka edhe grupe shqiptare. Zakonisht e shkëmbejmë me kanabis” tha ai, shkruan abc neës.

Hoxha foli edhe për një “brand” shqiptar të paketimit të heroinës.

Aktualisht dy laboratorë funksionojnë në Shqipëri, që kanë një “brand” të vetin dhe presa që përdornin, sa gram vendosin ta bëjnë atë “bukën”, që është një nga ato “tullat”, që mund të jetë 900 gr, një 1 kg, varet nga presa.

Nuk e kanë të gjithë të njëjtën presë. Ngjarja e fundit duhet të hetohet për të zbërthyer të gjithë linjën. Nuk duhet të mbetet deri aty te shoferi i kamionit” tha Artan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prokurori sekser i trafikantëve të drogës/ Maksim Sota, “rrëzohet” sërish nga GJKKO

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sota është me masën “arrest shtëpie”, pasi, po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”.

Lëvizjet e vteme që Sota mund të bëjë, sipas vendimit të Gjykatës, janë ato për arsye shëndetësore të tij apo të ndonjë familjari.



Prokurori Sota, ra në “kurthin” e drejtësisë, gjatë operacionit “Shpirti”, ku  u bënë një sërë arrestimesh.

Më 2 korrik, SPAK dhe Antimafia italiane finalizuan operacionin e koduar “Shpirti” në kuadër të të cilit u arrestuan 38 persona, 28 prej tyre në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga u vunë biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Armë dhe drogë/Arrestohet pronari i lokalit në Korçë (Emri)

LEXO EDHE:  “Kjo është çmenduri”/ Gazetari zbulon çfarë u fsheh nga mediat, “shuplakë” Veliajt

Emri i Sotës doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduarit ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga krerët e bandave./CNA.al

LEXO TE PLOTE