Connect with Us

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, ja çfarë ndodhi me klubi shkodran

Sport

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, ja çfarë ndodhi me klubi shkodran

Publikuar

-

Është zhvilluar ditën e sotme seanca e parë e procedurës për shitjen me ankand të aksioneve të Vllaznisë. Nëpërmjet një komunikate, Bashkia Shkodër ka bërë me dije se në këtë seancë u hapën dhe u lexuan ofertat. Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

VLLAZNIA ANKANDI
Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike.

“Sapo ka përfunduar seanca parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me anand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%.”.

Në këtë fazë ishin prezent të gjithë anëtaret e Njësise së Ankandit dhe subjektet e interesuara personalisht ose me përfaqësues.

Dorëzimi i zarfave të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bashkinë Shkodër në zbatim të afatit të përcaktuar: Data 11.05.2021 ora 10.00.

Në këtë seancë Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit “Për ankandin publik” dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës.

Të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues.

Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike.”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020/ Spektakël në “Puskas Arena”, barazon Franca

Publikuar

-

Nga

Po luhet momentalisht ndeshja mes Hungarisë dhe Francës, në stadiumin “Pushkash Arena”. Kombëtaret janë përballur katër herë mes tyre ne histori. Hungaria ka tri fitore dhe një herë janë ndarë barazim.

Franca kërkon kualifikimin pas fitores ndaj Gjermanisë, ndërsa Hungaria kërkon pikët e para dhe për këtë do ketë të pranishëm 60 mijë spektatorë në “Puskas Arena”.

LIVE’  HUNGARI-FRANCË 1-1

Fiola 45+2’/ Grizman 66′





 

Formacionet zyrtare

Franca: Lloris – Digne, Kimpembe, Varane, Pavard, Kanté, Rabiot, Pogba, Griezmann, Benzema, Mbappé.

Hungaria: Gulasci, Szalai, Fiola, Orban, Nego, Nagy, Szalai, Schafer, Keinheisler, Sallai, Botka.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sër Aleks Fergusonin nuk e lejojnë të parkojë makinën pranë stadiumit

Publikuar

-

Nga

Trajneri legjendar i Manchester United, skocezi Sër Aleks Ferguson ka përjetuar një eksperiencë jo të këndshme kur mbërriti disa orë përpara nisjes së ndeshjes Angli-Skoci në stadium, teksa një stjuart, pavarësisht se kë kishte përballë, e refuzoi 79-vjeçarin që të hynte në parking.

Tekniku nuk u lejua të parkonte dhe gjeti një vend tjetër. Ndërkohë kujtojmë që ndeshja e ditës së djeshme, mes Skocisë dhe Anglisë u mbyll në barazim pa gola.

LEXO TE PLOTE