Connect with Us

Akuzat e PD për zgjedhjet/ Marash Logu: I kemi me foto ata që trentuan të blejnë vota

Politikë

Akuzat e PD për zgjedhjet/ Marash Logu: I kemi me foto ata që trentuan të blejnë vota

Publikuar

-

Nis shqyrtimi i ankimimeve/ Logu: Provat e krimit zgjedhor i kemi dorëzuar në SPAK

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve, juristi Marash Logu tregoi për Euronews Albania se ku qëndron thelbi i pretendimeve të ngritura nga Partia Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në 9 qarqe të vendit.

Përveç rasteve të blerjes së votave, Logu tha se PD ka dokumentuar që qeveria shkeli ligjin zgjedhor duke përdorur administratën dhe instancat shtetërore për qëllime elektorale. Ai tha se në zona si Kombinati u kushtëzua me votën dhënia e lejeve të legalizimeve, gjatë katër muajve elektorale u shtuan fondet për ndihmat ekonomike apo ndihmat për tërmetin, dhe në zona si Durrësi, ato u shpërndanë deri një javë para datës së zgjedhjeve.

“Në Durrës deri javën e fundit të fushatës, janë shpërndarë deri 6 milionë euro ndihma për tërmetin,” – tha Logu.

“Kemi pamje filmike dhe foto të personave që angazhohen në blerjen e votës,” – tha Logu duke theksuar se PD nuk mund të jetë prokurori për t’i provuar të gjitha pretendimet, por në raste të ndryshme si në Shkodër, apo Durrës pretendimet janë provuar.

PD ka bërë 180 kallëzime në prokurori, 50 prej së cilave në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

Përballë juristit Logu, gazetari Aleksandër Çipa tha se argumenti i vlefshëm për çështjen e ngritur nga PD është provimi, nëse është apo jo e vërtetë, që janë kaluar shuma të mëdha fondesh për grupe të caktuara shoqërore gjatë fushatës elektorale. Megjithatë Çipa theksoi se PD duhet të jetë gati për t’u përballur edhe me alibinë që mund të përdoret nga pala tjetër.

LEXO EDHE:  *Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Edi Rama i fali PD-së më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991

“Nëse administrata e shërbimit social justifikohet se këto veprime nuk janë bërë për shkak të disa vonesash administrative, kjo nuk përbën vepër penale,” – tha Çipa.

Mirëpo juristi Logu tha se Kodi Zgjedhor e ka të qartë se katër muaj përpara zgjedhjeve ndalohen institucionet që të nxjerrin akte që sjellin përfitime për kategori të caktuara të shoqërisë.

“Në Bashkinë e Vlorës kemi një njoftim që doli më 16 mars, periudhë e ndaluar nga aktet ligjore, ku njoftohen përfitimet për kreditë e buta, ka dhe bashki të tjera ku kanë shpërndarë tollona nafte për shembull,” – tha Logu duke këmbëngulur se nga Thesari dhe Ministria e Financave janë faktuar shpërndarje të ndihmës ekonomike me 3 milionë euro më shumë se vitet e shkuara.

Juristi Logu u shpreh i bindur se çështja do të ketë zhvillime. Ai kujtoi rrjedhjen e listës së zgjedhësve të pretenduar se qe përdorur nga PS-ja dhe tha se në listën e pa-publikuar në media “figuronin edhe se sa para kanë qytetarët në llogaritë bankare”, gjë që sipas tij “është skandal edhe më i madh”.

Në fund të diskutimit gazetari Çipa e komentoi çështjen duke u shprehur se në tërësi prej procesit “duket se kërkohet më shumë  efekt politik se sa i zgjidhjes së tij”./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali i kryebashkiakut të Ramës/ PD publikon provat e reja
LEXO EDHE:  Ja 3 zyrtarët e tjerë që nuk i kap dekriminalizimi

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Ndryshon strategjia e opozitës/ Zbardhet vendimi i grupit të PD

LEXO EDHE:  "PD-ja forcë e parë"/ Lajthit Basha, godet edhe Berishën

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali i kryebashkiakut të Ramës/ PD publikon provat e reja

LEXO EDHE:  Thellohet skandali i kryebashkiakut të Ramës/ PD publikon provat e reja

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE