Connect with Us

40 ndryshime në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen masat për shoferët “e pabindur”

Aktualitet

40 ndryshime në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen masat për shoferët “e pabindur”

Publikuar

-

40 ndryshime në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen masat për shoferët “e pabindur”

Të premten e 7 majit, në seancën parlamentare u miratua paketa e ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat pritet të marrin dritën jeshile nga presidenti Ilir Meta.

Një nga ndryshimet e para është heqja e arrestit me burg dhe zëvendësimi me gjobë për personat që qarkullojnë me makinë policia i ka pezulluar dhe marrë dokumentacionin.

Për makinat kolaudimi nuk do të bëhet më çdo 1 vit, por një herë në dy vite, ndërsa për makinat e reja bëhet pas tre vitesh. Për të vetmet automjete që duhet bërë kolaudimi janë taksitë, autoshkolla dhe transporti i udhëtarëve.

Ata që kapen me shkelje edhe pas këshillimit do të gjobiten maksimalisht, ndërsa atyre që u anulohet patenta nga heqja e pikëve do rikthehen në autoshkollë

Ndryshimet parashikojnë rritjen e afatit të vlefshmërisë së patentave për disa kategori, ndërsa janë ashpërsuar edhe gjobat për disa shkelje apo për rastet e përsëritura të shkeljeve.

40 ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Rrugor:

1. Hiqet arresti me burg kur qarkullon me makinë pasi policia të ka pezulluar dhe marrë dokumentacionin. Parashikohet vetëm gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë si dhe heqje e patentës.
2. Kolaudimi i makinave çdo 2 vite, ishte çdo vit
3. Kolaudim pas 3 vitesh për makinat e reja
4. Kolaudim çdo 1 vit për taksitë, autoshkolla, transport udhëtarësh;
5. Futet masa masës këshilluese, pa gjobë, me pasqyrim në sistem.
6. Kush përsëritet shkeljen pasi është këshilluar, gjobë në kufirin maksimal.
7. Rikthim në autoshkollë nga e para të shoferëve që u anulohet patenta nga heqja e pikëve.
8. Rritje e afatit për ndryshimin e pronësisë së mjetit deri në 30 ditë.
9. Heqje e afateve të pritjes për humbje/vjedhje dokumente ose targës nga 15-30 ditë.
10. Drejtuesi i mjetit merr targën ose dokumentet e reja menjëherë sapo të paraqesë vërtetimin denoncimit të humbjes apo vjedhjes së dokumenteve.
11. Kushdo të qarkullon me mjet në rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejes së qarkullimit, gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë dhe ndalim të mjetit.
12. Kalimi direkt nga kategoria B, pas tre viteve, te kategoria D1 (mosha minimale 21 vjeç) dhe më pas te kategoria D (mosha minimale 24 vjeç).
13. Rritje e afatit të vlefshmërisë së kalimit të testit të teorisë nga 6 në 12 muaj.
14. Afati vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE nga 3 vjet që ishte bëhet 5 vjet për personat 65 vjeç e lart.
15. Afat vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE ishte për moshat 60 vjeç e lart, bëhet 65 vjeç e lart.
16. Tejkalimi i kufijve minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
17. Kush tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, gjobë nga dy mijë deri në katër mijë lekë.
18. Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Pezullim i lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqje e pikëve.
19. Tejkalimi i shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri në njëzet mijë lekë, pezullim të patentës 3-6 muaj dhe heqje e pikëve.
20. Kush përsërisin një nga shkeljet tejkalimit të shpejtësisë brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 18 muaj.
21. Kushdo parakalon në mënyrë të gabuar, gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë, ishte 2-6 mijë lekë.
22. Parakalimi në mënyrë të gabuar, kur shkakor aksident, përveç gjobës, hiqen pikën në lejen e drejtimit.
23. Kush përsëritet shkeljen e parakalimit të gabuar brenda një viti, ndëshkohet me dyfishin e gjobës dhe me pezullim të lejes së drejtimit për një muaj.
24. Drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.
25. Shoferët që përdorin telefon, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.
26. Shoferët që përsërisin 3 herë brenda vitit shkeljen e përdorimit të telefonit, do t’u hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.
27. Shoferët që kapen në gjendje të dehur, gjobë deri në 40 mijë lejë, heqje e patentës deri në dy vjet, heqje të të gjitha pikëve, procedim penal dhe kthim në atoshkollë.
28. Kush konstatohet se ka parkuar tre herë në mënyrë të gabuar brenda vitit, sidomos në trotuar, do të hiqen pikë në patentë, përjashtohen mjetet autoveturë, gjatësia e të cilave nuk e kalon kuadratin e sinjalizuar për parkim.
29. Punonjësit e policisë duhet të pajisur me certifikatën profesionale policore për drejtimin e mjeteve.
30 Kushdo që drejton mjetet e policisë pa lejedrejtimin përkatëse, por i papajisur me certifikatën profesionale policore, gjobë deri në dhjetë mijë lekë.
31. Kush shkakton aksident me vetëm dëme materiale, për shkak mosrespektimi i përparësisë, humbet pikët në patentë.
32. Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve didaktike për sigurinë rrugore dhe aftësimin e njohurive teorike e praktike, gjobë nga pesëdhjetë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë.
33. Personeli policor duhet të pajiset me një certifikatë profesionale policore, për drejtimin e mjeteve të shërbimit.
34. Kush lëviz pa kaskë mbrojtëse me mjet me dy rrota, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, ishte pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.
35. Drejtuesit e motoçikletave duhet të mbajnë një jelek fosforeshent.
36. Drejtuesit e motoçikletave pa jelek fosforeshent, me gjobë nga një mijë deri tre mijë lekë.
37. Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur nuk përbën vepër penale, gjobë dhjetë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë, si dhe i hiqen pikët. Ishte gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
38. Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur aksidenti ka sjellë pasoja, procedohet sipas ligjit penal.
39. Lejohet qarkullimi i patinave elektrike në rrugë ku kalojnë makinat.
40. Njoftimi i shkeljeve dhe i vendimeve, i dërgohen kundërvajtësve edhe me njoftim elektronik./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha me procese penale në SHBA”/ Spartak Ngjela ‘trondit” PD

Publikuar

-

Nga

“Ngrirja” e Rinasit/ Ngjela: Ç'janë këta budallenj, Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë

Avokat Spartak Ngjela ka lëshuar deklarata të forta kundrejt Lulzim Bashës.

Sipas Ngjelës, Basha  është mediokër, nuk ka vlerën e një burri shteti,  di vetëm të bëjë intriga në kuptimin politik, të marrë dhe të udhëheqë ca njerëz.

 “Është në ngërç në marrëdhënie me Amerikën, e ke provën ambasadorja amerikane nuk e takoi atë, por kandidatët, ky ishte mesazhi”,  ka thënë Ngjela, i ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës.

Sipas të njëjtit, me deklaratat e tij se një herë i fitoi zgjedhjet dhe më pasi ia vodhën, tregon se ai nuk është një burrë shteti

LEXO EDHE:  La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

LEXO EDHE:  Berisha “nxjerr jashtë loje” komisonin Ruli/ Nuk operon dot jashtë gabimeve, fjalën e fundit e thotë kryetari

Çfarë tregoi me këtë qëndrim, se nuk është burrë shteti? Nuk jep dorëheqjen. Ai është më procese penale në SHBA. Berisha është padroni i tij, është shpallur Non-grata. Ku do të shkojë? Ku do të vejë?

Ai nuk ka sistemin e mbrojtjes të nenit 2, pikës dy të Dekriminalizimit që e kanë miratuar vetë dhe nuk e lejon atë jetë në Parlament. Reforma në drejtësi i kap ata”, është shprehur Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Braçe kërkoi largimin e drejtorit që zbuloi skandalin

Publikuar

-

Nga

CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar një skandal të përmasave të paimagjinueshme, ky dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë “Rama”.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji.

Por, si “mjeshtra” janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

Porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. ( Lexo këtu)

Gjithashtu CNA.al tregoi me dokumente zyrtare se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Por, mesa duket është pikërisht zbulimi i këtij skandali, që ka “prerë kokën” e drejtorit te Hetimit, në dogana.

Dy ditë më parë, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Myslim Murrizi, ndërsa u ndal tek skandali i hyrjes në Shqipëri të pesticideve kineze, ndër të tjera tha se “Zbulimi i këtij skandali, ka larguar nga detyra edhe drejtorin e Hetimit, në dogana”.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 prill 2021

LEXO EDHE:  Pas largimit të ambasadores amerikane/ Nis numërimi në shkollën “Vasil Shanto”

CNA.al i shkoi më tej investigimit, ndërsa nga burime mësuam se Drejtori i Hetimit, që ka zbuluar këtë skandal, Ervin Brahaj ka pasur një përplasje të fortë me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe është ky i fundit që ka kërkuar largimin e tij nga detyra.

Pra, zv.kryeministri Erion Braçe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit në dogana, i cili zbuloi skandalin e futjes në Shqipëri të mijëra kutive me pesticide kineze, të cilat ndaloheshin rreptësisht nga ligji.

Në lidhje me çështjen në fjalë, CNA.al ka mësuar se ka pasur edhe një mbledhje, ku të pranishëm kanë qënë edhe drejtues të dogana. Burimet theksojnë se në këtë mbledhje Braçe ka pasur një debat dhe përplasje të fortë me Drejtorin e Hetimit, Ervin Brahaj, gjë që ka sjellë edhe largimin e tij nga detyra.

Ndoshta është rastësi, që shoqëria e cila ka kërkuar zhdoganimin e plehrave kimike kineze dhe po ashtu edhe Erion Braçe janë nga Berati.

Por, fakti është se Braçe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit, që zbuloi skandalin.

Nga ana tjetër, një ditë më parë, CNA.al raportoi se në lidhje me skandalin në fjalë një grup inspektorësh të Kontrolli të Lartë të Shtetit, kanë filluar kontrollin në dogana.

Por, edhe pse provat janë të qarta, SPAK rri e shikon./CNA.al

Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Skandali-Pesticide kineze për shqiptarët/ CNA.al sjell të tjera dokumente

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje/ Procedohen penalisht Kryeinspektori dhe dy ish punonjës

Publikuar

-

Nga

Lejuan ndërtimet pa leje/ Procedohen penalisht Kryeinspektori dhe dy ish punonjës në Klos

Kryeinspektori dhe dy ish punonjës të Inspektoriatit Vendos të Mbrojtjes së Territorit në Klos janë proceduar penalisht.

Shtetasit me iniciale M.V me detyrë Kryeinspektor, F,S dhe K.D dyshohet bërë shpërdorim të detyrës, pasi kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE