Connect with Us

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Bota

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Publikuar

-

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Vaksina Johnson&Johnson kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion për të gjithë të rriturit në Gjermani, tha ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Jens Spahn.

Ai tha se autoritetet kanë vendosur që të mos e kufizojnë përdorimin e kësaj vaksine vetëm te të moshuarit, për shkak të rrezikut shumë të rrallë nga mpiksja e gjakut.

Muajin e kaluar, vaksina Johnson&Johnson është pezulluar për disa ditë në SHBA, pasi një numër i vogël i njerëzve – kryesisht të rinj – kanë raportuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka ekzaminuar këto raste dhe ka dalë me konstatimin se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

EMA ua ka lënë vendeve anëtare të BE-së që të vendosin se si duan ta përdorin vaksinën Johnson&Johnson, e cila jepet me një dozë të vetme.

EMA: J&J duhet të ketë paralajmërim për mpiksje të rrallë gjaku

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet edhe ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila po ashtu është përcjellë me disa raporte për mpiksje gjaku.

AstraZeneca, për disa javë, u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Në Norvegji, ndërkaq, ekspertët e emëruar nga Qeveria e vendit rekomanduan që vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson të hiqen nga programi i imunizimit./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mijëra maqedonas po rivaksinohen në Serbi

Publikuar

-

Nga

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se kishte rënë dakord me institucionet shëndetësore nga Serbia për disa pika të veçanta të vaksinimit afër kufirit për rivaksinimin e shtetasve maqedonas, por autoritetet shëndetësore serbe njoftuan të premten se qytetarët do të duhet të rivaksinohen në të njëjtin vend ku morën dozën e parë.

“Të gjithë ata që u vaksinuan për herë të parë në Beograd do të duhet të vijnë në Beograd për rivaksinim. Kjo na u tha nga Beogradi dhe ne duhet ta respektojmë urdhrin. Unë e di që është më e lehtë për maqedonasit të marrin dozën e dytë në Nish, por ministria shpjegoi se ekziston një problem teknik për ta realizuar atë”, transmetojnë mediat një deklaratë drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Nish, Milorad Jerkan, dhënë për gazetën “Nishke Vesti”.

LEXO EDHE:  Vaksina e AstraZeneca, dhe rreziku i mpiksjes së gjakut, ja çfarë duhet të dini

LEXO EDHE:  Debatet për AstraZeneca/ Manstirliu pas vendimit të EMA: I kemi besuar gjithmonë ekspertëve

Në Beograd po rivaksinohen edhe anëtarët më shumë odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të cilat nuk arritën të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave pasi institucionet ende nuk kanë arritur të sigurojnë 500 mijë dozat e premtuar nga kompania kineze, Sinopharm.

Me vaksinat e dhuruara nga Turqia, 30 mijë doza kineze dhe disa mijëra të tjera Pfizer të dhuruara nga Greqia, po rivaksinohen kategoritë që kishin marrë këto lloj të vaksinave.

Deri të shtunën në Maqedoninë e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy doza të vaksinave kanë marrë rreth 200 mijë persona apo 10 për qind e popullatës. Më shumë se 400 mijë persona të tjerë janë paraqitur për vaksinim.

Mjekët kanë apeluar që personat të cilët kanë kaluar sëmundjen COVID-19 apo që kanë krijuar imunitet të mos vaksinohen, por këtë t’ua mundësojnë atyre që mund të jenë më të rrezikuar nga infektimi.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën njoftoi për një viktimë me COVID-19 si dhe katër raste të reja me koronavirus. Numri i rasteve aktive është ulur në 351 persona. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

“Përleshje të dhunshme” mes policisë dhe qytetarëve që morën pjesë në një ndejë

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët francezë thanë se pesë policë dhe një qytetarë janë lënduar gjatë natës ndërmjet 18 dhe 19 qershorit, kur “përleshje shumë të dhunshme” ndodhën, teksa policia ka tentuar që të ndalojë një ndejë, që ishte organizuar në mënyrë ilegale në Brittany.

Në këtë ndejë u mblodhën rreth 1.500 persona, të cilët nuk respektuan masën e orës policore që nis në ora 23:00. Ndeja u mbajt një pistë për gara me kuaj në qytetin Redon, në veriperëndim të Francës.

Masa e orës policore është një ndër masat që autoritetet franceze kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit.

LEXO EDHE:  Gjermani: Miratohen lehtësimet për të vaksinuarit dhe shëruarit nga Covid-19

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut nga Berati

Zyrtarët në Redon thanë se festuesit nuk kishin marrë leje që të tuboheshin. Zyrtarët lokalë më 19 qershor thanë se “qytetarët që morën pjesë në këtë ndejë të jashtëligjshme, ende janë në vendin e ngjarje”.

Një numër i madh i konfrontimeve mes autoriteteve dhe qytetarëve ka ndodhur përgjatë shteteve evropiane. Në veri të Gjermani, policia kishte ndaluar një ndejë në një park të Hamburgut, ku pavarësisht masave kundër koronavirusit, 4.000 qytetarë ishin mbledhur dhe nuk i kishin respektuar masat. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid 19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit regjistrohet një viktimë dhe 16 raste

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një person ka vdekur dhe janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 1.938 mostrave, njoftoi MSH-ja.

Gjatë 24 orëve, janë shëruar 18 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 176.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 19 qershor 2021, Kosova ka regjistruar 107.645me COVID-19. Prej tyre, 2.251 kanë vdekur dhe 105.218 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve janë 7.018 persona. Në total, 132.901 doza të vaksinës janë administruar, ku 17.476 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.

LEXO EDHE:  Vaksina e AstraZeneca, dhe rreziku i mpiksjes së gjakut, ja çfarë duhet të dini

LEXO EDHE:  Maskat me detyrim në ambiente të hapura/ Mjeku Koni: Vendim i palogjikshëm, ato artizanale nuk mbrojnë nga Covid

Kosova nisi fushatën e vaksinimit masiv më 15 qershor. Autoritetet thonë se deri në fund të vitit do të vaksinojnë 60 për qind të popullatës. Vaksinimi po kryhet me dozat që Kosova ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkaq, vaksinat e kompanisë Pfizer, me të cilën Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1.2 milion dozave, nuk dihet se kur do të arrijnë në Kosovë./ REL

LEXO TE PLOTE