Connect with Us

Ulet sërish kurba e infektimeve/ 30 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ 30 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Ulet sërish kurba e infektimeve/ 30 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1444 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 4 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Rrëzohet avioni në Venecia

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Maj 2021)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 952
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1444

Testime totale 660,272
Raste pozitive 131,753
Raste të shëruara 118,041
Raste Aktive 11,296
Humbje jete 2,416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9407
Shkodër 327
Fier 263
Korçë 230
Gjirokastër 238
Durrës 183
Vlorë 182
Elbasan 133
Lezhë 100
Berat 89
Dibër 82
Kukës 62

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Çfarë na pret gjatë verës?/ Mjeku apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Çfarë na pret gjatë verës?/ Mjeku apel qytetarëve

Pavarësisht se shifrat e të infektuarve janë shumë të ulëta dhe duket se jemi në fund të pandemisë, mjeku infeksionist Gent Stroni apelon që të mos ulet vigjilenca.

Në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, mjeku tha se gjatë stinës së verës me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve mund të kemi edhe futjen e mutacioneve të reja në vend.

Për këtë arsye ai bën thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm. Sipas Stronit imuniteti i tufës është arritur.

“Bashkë me emigrantët dhe turistët do të vijnë mes nesh edhe shtame të ndryshme. Të mos harrojmë që deri në këtë periudhë nëse e ke kaluar në gushtin e kaluar nuk ndodh që të mos riinfektohesh më. Këta persona përsëri mund të riinfektohen. Një trup që e ka kaluar patjetër që  do e kalojë më lehtë. Por përbën përsëri një lloj statusi për këtë organizëm. Vigjilencën nuk duhet ta ulim. Imuniteti i tufës në mendimin tim është realizuar. Edhe vaksinat kanë dhënë efektin  e tyre,” u shpreh mjeku.

Duke u ndalur tek rritja e ndjeshme e temperaturave, Stroni këshilloi qytetarët që duhet të jenë të kujdesshëm. Mjeku rekomandon higjienë maksinale dhe pritjen e lëngjeve.

Një pjesë e ushqimeve që përdorin njerëzit mund të jenë të denatyrura shanset që të jen ë të prishura janë shumë të mëdha. Mbivendosja e baktereve do të jepte problematika në traktin tretës. Duke qenë se na duhet të jemi më tepër jashtë shtëpisë përdorim ushqime të shpejta të bëra jo në mënyrë profesionale, higjiena lë për të dëshiruar.

Çfarë fut në gojë duhet të jetë me higjienë maksimale. Duhet higjienë maksimale më tepër në verë sepse edhe duart krijojnë edhe vetë atë ngarkesën mikrobike. Duart duhet ti lajmë shpesh. Ekzistojnë disa lloj solucionesh që janë antibakteriale që mund të përdoren edhe për frutat.

Fëmijët dhe mosha e tretë duhet ët pinë lëngje. Ne kemi përdorur dhallë për tu freskuar, mund ta përdorim përsëri ka elementë të elektrolikës së humbur. Lëngjet e frutave kanë edhe koncentrate, nuk janë të dëmshme por sa më pak aq më mirë. Ose përdorim lëngjet e frutave të shtrydhura.

Nëse e ndjej veten jo komfort me shëndetin e përditshëm mund ti drejtohet strukturës më të afërt të ndihmës së shpejtë, te ambulanca e lagjes. Të bëjnë një përshkallëzim deri ku janë këto lloj problematikash. Kur kemi humbje duhet të bëjmë rehidrimin,” u shpreh mjeku.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“S’ka kohë për pushim”/ Manastirliu publikon pamjet nga laboratori i ri

Publikuar

-

Nga

Një tjetër laborator publik modern i shtohet rrjetit të laboratorëve me standarte ndërkombëtare.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamjet e laboratoritr në Spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Pas QSUT, një tjetër laborator modern i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar gamën e analizave falas për pacientët. #SkaKohëPërPushim 🏃‍♀️”, shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa persona u vaksinuan sot

Këtë të mërkurë janë realizuar 11, 445 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se deri më tani që nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 912, 874 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë viktimë dhe vetëm një rast me Covid.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë./CNA.al

LEXO TE PLOTE