Connect with Us

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tendenca dihej që në fillim”/ Kadilli tregon pse vendosi të garojë për PD

Publikuar

-

Nga

“Tendenca dihej që në fillim”/ Kadilli tregon pse vendosi të garojë për PD

Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratike, ishte i ftuar pasditen e sotme Fax neës, ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Ish kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Frontline” ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Kadilli ripërsëriti se kjo ishte një garë e pabaarabartë, duke theksuar se rezultati dihej që në krye të herës.

Sipas Kadillit Basha vinte me disa avantazhe politike, të cilat i atriubohen të qenit orej 8 vitesh në krye të partisë, dhe promovimit nga një garë intensive sicc ishin zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Mimoza Hafizi: Edi Rama nuk e do Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  “Çudia më e madhe zgjat dy ditë”/ Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?

Tendenca dihej që në fillim. Me një kryetar që drejton prej 8 vitesh ka një avantazh politik.

Vjen menjëhtë pas një gare intensive ku figura e tij është promovuar.

E kam pranuar si një garë të pabarabartë.

Sot nuk ka një demokrat që mund të thotë unë nuk kisha mundësi të zgjidhja.

Unë legjitimoj me një proces të tillë, të menduarin ndryshe, apo në mënyrë kritike”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Asamblesë së Këshillit të Europës/ Balla: Zgjedhjet e 25 prillit u vlerësuan pozitivisht

Publikuar

-

Nga

Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku u konfirmua në qeveri Edi Rama dhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin mbetën sërish në opozitë.

Për këtë lajm ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili ka publikuar një pjesë të raportit.

Në të thuhet se votimi ishte i qetë, i sigurt, brenda kornizave ligjore dhe transparent. Në raport zgjedhjet cilësohen si më të mirat të mbajtura ndonjëherë pas periudhës së tranzicionit.

“Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri🇪🇺🇦🇱.

Raporti i PACE vlerëson se:

Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike. 

Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra. 

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

Paqësore

Të barabarta

Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet e përparuara”, shkruan Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reporterët e Asamblesë së KiE vlerësojnë zgjedhjet e 25 prillit/ “Identifikimi e votimi elektronik forcoi besimin”

Publikuar

-

Nga

Reporterët e Asamblesë së KiE vlerësojnë zgjedhjet e 25 prillit/ “Identifikimi e votimi elektronik forcoi besimin”

Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë dhënë vlerësim pozitiv për zgjedhjet e 25 prillit.

Në raport thuhet se zgjedhjet janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

“Ndryshimet e fundit në kornizën ligjore ofruan masa mbrojtëse shtesë dhe bazoheshin në një hapësirë të gjerë konsensusi politik; ndërsa një numër rekomandimesh të Komisionit të Venecias ODIHR u adresuan tek reforma, disa rekomandime mbeten të pazbatuara.

Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent. Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor“, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  “Çudia më e madhe zgjat dy ditë”/ Çfarë ndodhi me survejimin e Lulzim Bashës?

LEXO EDHE:  Çfarë po kërkon Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore?!

Delegacioni i Asamblesë shprehu shqetësimin në lidhje me pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike të cilat ishin të përhapura gjatë fushatës.

“Një numër hetimesh u hapën për këtë, Prandaj, delegacioni i Asamblesë pret që autoritetet përkatëse shqiptare të marrin masat e duhura nga hetimet dhe të informohen për rezultatet në kohën e duhur” shkruhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu raporti nënvizon se liria themelore e tubimit ishte respektuar gjatë zgjedhjeve,  subjektet elektorale mund të bënin fushata të lira, pavarësisht nga kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19.

LEXO TE PLOTE