Connect with Us

‘Sars-CoV-2 nuk do të jetë më problem’/ Mjekja tregon se kur do mbarojë kriza e Covid në vendin tonë

Shëndeti

‘Sars-CoV-2 nuk do të jetë më problem’/ Mjekja tregon se kur do mbarojë kriza e Covid në vendin tonë

Publikuar

-

‘Sars-CoV-2 nuk do të jetë më problem’/ Mjekja tregon se kur do mbarojë kriza e Covid në vendin tonë

Mjekja mikrobiologe pranë ISHP, Blerta Brati ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se me vaksinimin e popullatës dhe arritjen e imunizimit,  Sars-CoV-2 nuk do të jetë më problem në vendin tonë.

Ajo shkruan  se kriza e Covid, do të mbarojë mbase këtë verë  dhe se virusi do të duket si grip në dimër.

“Ajo që duhet të kuptohet tashmë është se sapo popullata të arrijë imunizimin me vaksinën, Sars-CoV-2 nuk do të jetë më problem. Po virusi do të jetë gjithmonë aty, viruset nuk zhduken, veçanërisht viruset e frymëmarrjes të cilat në shumicën e kohës janë asimptomatike. Sidoqoftë, kur 80% e njerëzve vaksinohen, ( llogarit dhe ata qe e kaluan) Sars-CoV-2 nuk do të jetë më problem. Kriza e Covid do të mbarojë mbase këtë verë, por Sars-CoV-2 do të jetë akoma këtu.

Covid do të duket si gripi në dimër, por nuk do të jetë më një valë që do ta ndalojë shoqërinë. Këtë verë do të ketë mbaruar mbase.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

BE-ja rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, të premten, më 19 nëntor ka këshilluar që pilula eksperimentale kundër COVID-19 e prodhuar nga kompania Merck duhet të jepet brenda pesë ditësh nga simptomat e para të sëmundjes te personat e rritur, të cilët nuk kanë nevojë për trajtim me oksigjen dhe që janë në rrezik që gjendja shëndetësore të iu përkeqësohet.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se pilula duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë, por ka këshilluar kundër përdorimit të këtij ilaçi te gratë shtatzëna apo të grave që planifikojnë të bëjnë fëmijë.

“EMA lëshon këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi, para se ai të marrë miratimin e tregut… në kohën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe vdekjeve për shkak të COVID-19 në gjithë Evropën”, tha EMA.

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë



Si dallojnë pilulat e Pfizer dhe Merck kundër COVID-19?

Muajin e kaluar, EMA nisin të shqyrtojë pilulën e kompanisë Merck, që uhet Lagevrio dhe të premten tha se do të nisë të shikojë edhe të dhënat e pilulës së krijuar nga kompania Pfizer, me qëllim që të japë rekomandimin nëse duhet të përdoret apo jo.

Po ashtu EMA tha se edhe nënat gjidhënëse duhet të ndalojnë ushqimin e fëmijëve me gji në kohën kur marrin pilulën e kompanisë Merck.

Më 1 tetor, Merck kishte thënë se pilula e prodhuar nga kjo kompani zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2841 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 502 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 7 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.

Janë 8,247 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Siguria për mbrojtjen nga Covid/ Asgjësohen 11 ton produkte ushqimore

LEXO EDHE:  ‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Mbi 900 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën sot

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç, një
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (19 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 502
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2841

Testime totale 1,364,952
Raste pozitive 195,523
Raste të shëruara 184,247
Raste Aktive 8,247
Humbje jete 3,029

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4426
Fier 726
Gjirokastër 521
Berat 456
Shkodër 451
Durrës 450
Vlorë 339
Elbasan 350
Korçë 222
Lezhë 173
Dibër 70
Kukës 63

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja pse pandemia e Covid-19 ka të ngjarë që përfundojë vitin  e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Nga Edward Carr “The Economist”

Pandemitë nuk “vdesin”, ato thjesht zhduken. Dhe kjo është ajo që ka të ngjarë të ndodhë me Covid-19 gjatë vitit 2022. Në fakt do të ketë shpërthime lokale dhe sezonale, sidomos në vendet me një normë të ulët të vaksinimit. Ndërkohë, epidemiologët do të duhet gjithashtu të kenë kujdes variantet e reja , të cilat mund të jenë në gjendje që ta mposhtin imunitetin e ofruar nga vaksinat.

Megjithatë, gjatë viteve të ardhshme, ndërsa Covid-i po shkon drejt transformimit në një  sëmundje endemike, si gripi apo e ftohura e zakonshme, jeta në pjesën më të madhe të botës ka të ngjarë të rikthehet në normalitet, ose të paktën në një normalitet post-pandemik.

Pas kësaj perspektive, fshihet si një sukses mbresëlënës, por edhe një dështim dëshpërues. Suksesi është se një numër shumë i madh njerëzish janë vaksinuar, dhe se në çdo fazë të infektimit, nga simptomat e lehta deri tek ato që kërkojnë kujdes intensiv në spitale, ilaçet e reja mund ta reduktojnë tanimë shumë rrezikun e vdekjes.

Sot është e lehtë që të merret si diçka e mirëqenë. Por fakt është se krijimi dhe licencimi i shpejtë i kaq shumë vaksinave dhe trajtimeve për një sëmundje të re, është një triumf i shkencës. Vaksinës së poliomielitit, iu deshën 20 vjet për të kaluar nga provat e hershme në licencimin e saj në SHBA.

Deri në fundin e vitit 2021, pra vetëm 2 vjet pasi u identifikua për herë të parë Sars-Cov-2, bota po prodhon çdo muaj afro 1.5 miliardë doza vaksine anti- Covid. “Airfinity”, një kompani e të dhënave për shkencat e jetës, parashikon se deri në fundin e qershorit 2022 mund të jenë prodhuar gjithsej 25 miliardë doza.

Në një samit të mbajtur në shtator, presidenti amerikan Xho Bajden, bëri thirrje që 70 për qind e popullsisë së botës të jetë vaksinuar plotësisht brenda një viti. Furnizimet nuk duket të jenë më një problem. Por vaksinat nuk ofrojnë një mbrojtje të plotë, sidomos tek të moshuarit.

Por edhe këtu, shkenca mjekësore ia ka dalë që të përballet mirë me këtë sfidë. Për shembull, simptomat e hershme mund të trajtohen me molnupiravir, një pilulë antivirale që merret 2 herë në ditë, dhe e cila në provat klinike ka treguar se e përgjysmon numrin e vdekjeve dhe shtrimet në spital.

Të sëmurët më rëndë mund të marrin deksametzon, një kortikosteroid me një çmim të lirë, që e redukton me 20-30 për qind rrezikun e vdekjes. Po ashtu janë edhe ilaçet si remdesivir, dhe një koktej antitrupash të prodhuar nga kompania “Regeneron”.

Mendojeni pak kombinimin e vaksinimit me trajtimin me medikamente si një seri muresh, ku secili i bllokon një pjesë të sulmeve virale që të bëhen fatale. Ngritja e çdo muri të ri, e redukton më tej vdekshmërinë e Covid.

Megjithatë, krahas këtij suksesi ka edhe një dështim. Një arsye tjetër se përse Covid do të bëjë më pak dëme në të ardhmen, është se ai ka bërë tashmë kaq shumë dëme në të kaluarën. Një numër shumë i madh njerëzish, janë të mbrojtur nga variantet aktuale të Covid-it vetëm sepse tashmë janë infektuar.



LEXO EDHE:  Ku dallojnë vaksinat anti-Covid?/ Arben Gjata tregon dobitë dhe të metat e tyre

LEXO EDHE:  A i duhet përforcues vaksinës J&J teksa përhapet varianti Delta?

Dhe shumë të tjerë, sidomos në botën në zhvillim, do të mbeten të pambrojtur nga vaksinat apo ilaçet për një kohë të gjatë deri në vitin 2022. Ky imunitet është fituar nëpërmjet një kostoje të tmerrshme. “The Economist” ka analizuar vdekjet e tepërta gjatë pandemisë.

Pra vdekshmërinë mbi atë që do të pritej në një vit normal. Vlerësimi ynë më 22 tetor ishte një total prej 16.5 milion vdekjesh në nivel global (me një luhatje nga 10.2 milion në 19.2 milion), e cila ishte 3.3 herë më i madhe sesa numri zyrtar i viktimave.

Një vlerësim i përafërt, sugjeron se këto vdekje janë rezultat i 1.5 miliardë-3.6 miliardë të infektuarve, pra 6 deri në 15 herë më shumë sesa numri zyrtar. Kombinimi i rasteve të reja dhe vaksinimit, shpjegon arsyen pse në Britani mund të zbulohen këtë vjeshtë antitrupa ndaj Covid tek 93 për qind e të rriturve.

Njerëzit janë të prirur ndaj ri-infektimit, dhe siç e tregon Britania, me çdo ekspozim ndaj virusit, sistemi imunitar trajnohet më mirë për ta zmbrapsur atë. Trajtimet e reja dhe fakti që më shumë të rinj po infektohen, shpjegon arsyen pse shkalla e vdekshmërisë në Britani është sot vetëm 1/10 e asaj që ishte në fillim të këtij viti.

Edhe vende të tjera do të ndjekin atë trajektore në rrugën drejt endemisë. E gjithë kjo ende mund të ndryshohet si pasojë e ndonjë variant të ri të rrezikshëm të Covid-19. Virusi po ndryshon vazhdimisht, dhe sa më shumë të jetë në qarkullim, aq më e madhe është mundësia që të shfaqet një lloj i ri infektiv.

Megjithatë, edhe nëse përhapen shumë variantet Omicron dhe Rho, ato mund të mos jenë më vdekjeprurëse sesa Delta. Përveç kësaj, trajtimet ekzistuese ka të ngjarë të mbeten efektive, dhe vaksinat mund të modifikohen me shpejtësi, duke pasur parasysh mutacionet e virusit.

Prandaj, gjithnjë e më shumë njerëz do të vdesin nga Covid-19 për shkak se janë të moshuar ose me imunitet të dobët, sepse janë të pa vaksinuar, apo sepse nuk ka mundësi që të blejnë ilaçet anti-virale. Ndonjëherë njerëzit do të mbeten të pambrojtur, sepse refuzojnë të vaksinohen kur u ofrohet një vaksinë, një dështim ky i edukimit shëndetësor.

Por dozat e vaksinave po vazhdojnë që të grumbullohen nga vendet e pasura, dhe vaksinimi i njerëzve në vendet e varfra mbetet i vështirë. Mjetet e jetesës do të shkatërrohen dhe jo pak jetë do të humbasin, për shkak të mungesës së një vaksine të sigur,t që kushton vetëm disa dollarë. Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende.

Por deri në vitin 2023, ajo nuk do të jetë më një sëmundje kërcënuese për jetën për shumicën e njerëzve në botën e zhvilluar. Ajo do të përbëjë ende një rrezik vdekjeprurës për miliarda njerëz në botën e varfër. Mjerisht e njëjta gjë, është e vërtetë edhe për shumë kushte të tjera. Covid-19 do të jetë në rrugën e duhur për t’u bërë një sëmundje si shumë të tjera.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.economist.com/the-world-ahead/2021/11/08/covid-19-is-likely-to-fade-away-in-2022

LEXO TE PLOTE