Connect with Us

Salernitana e Veselit ngjitet në Serinë A, ja 6 skuadrat që do të luajnë në Play Off

Seria A

Salernitana e Veselit ngjitet në Serinë A, ja 6 skuadrat që do të luajnë në Play Off

Publikuar

-

Pas Empolit, që siguroi ngjitjen në Serinë A dy javë para fundit të sezonit, sot ka qenë radha e Salernitanës që të marrë një biletë për t’u përfaqësuar në elitën e futbollit Italian sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Salernos ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Pescarës dhe të mbyllë sezonin në vendin e dytë, që përkthehet në një vend direkt në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se pjesë e Salernitanës është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, i cili ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon në Serinë B dhe ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës.

Monza, Lecce, Venezia, Cittadella, Brescia dhe Chievo janë 6 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm njëra prej tyre do të marrë biletën e mbetur për t’u bërë pjesë e Serisë A edicionin e ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Panik në Itali, gjendet një bombë pranë stadiumit “Olimpico”

Publikuar

-

Nga

Teksa ka mbetur më pak se një orë nga starti i sfidës Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka alarmuar autoritetet italianë të cilët kanë evakuar njerëzit nga zona rreth stadiumit.

Në zonën e Piazza Mazzini një qytetar ka telefonuar policinë pas ka vënë re një fitil i cili dilte nga një makinë e tipit ‘’Smart’’. Menjëherë në vendin e dyshuar kanë mbërritur policia e cila ka evakuar tifozët nga zona jashtë stadiumi për të parë nga afër rastin.

Nga këqyrja në zonë u verifikua se brenda Smartit ishte një bombë e cila dukej se ishte ndërtuar në shtëpi, që më pas është çaktivizuar nga forcat xheniere italiane. Në Italia janë të shqetësuar dhe kanë nisur menjëherë hetimet për rastin, pasi në stadiumin ‘’Olimpico’’ mbrëmjen e sotme priten 16 mijë të pranishëm.

LEXO TE PLOTE

Seria A

I hynë në shtëpi dhe i vodhën sende me vlerë, ish-futbollisti i “lutet” hajdutëve: Më ktheni fanellën e debutimit me Milanin!

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesit të Milanit, Alesandro Matri i kanë vjedhur fanellën e debutimit me kuqezinjtë dhe vetë futbollisti i ka kërkuar hajdutëve t’ia kthejnë mbrapsht pasi për të ka shumë vlerë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Matri i drejtohet hajdutëve duke tentuar t’i bindë që t’i kthejnë fanellën e Milanit.

‘’I dashur hajdut që hyri sot në shtëpinë e prindërve të mi: midis gjërave që morët, është një që me siguri do të ketë për ju një vlerë ekonomike por për mua ka një vlerë emocionale dhe është fanella e Milanit me të cilën kam debutuar në Serinë A.

Unë e di që ky postim nuk do të zgjidhë asgjë, por mos u shqetësoni për këtë mesazh që u dërgua drejt jush dhe ju keni idenë e mrekullueshme ta ktheni përsëri atë. Tani e dini adresën…’’, shkruan Matri.

Matri bëri debutimin e tij në Serinë A në 24 maj 2003, në ndeshjen që Milani luante kundër Piaçenzës disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve në Mançester. Në atë ndeshje, Ançeloti u dha hapësirë ​​lojtarëve të rinj ku një ndër ta ishte dhe Matri i cili vinte nga akademia.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vjen konfirmimi i shumëpritur, UEFA gëzon bardhezinjtë e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për Juventusin, që do të marrë rregullisht pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që nuk janë tërhequr akoma nga projekti i Super League.

UEFA nuk i ka kursyer sulmet dhe kërcënimet gjatë kësaj kohe, por Ministria e Drejtësisë së Zvicrës bllokoi gjithçka. Me anë të një letre zyrtare, Qeveria Europiane e Futbollit ka lajmëruar Juven që do të lejohet të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Njëfarë çlirimi për rekordmenët e futbollit italian. Më 9 qershor, UEFA pezulloi zyrtarisht procedurat e sanksionimit kundër Juventusit, Real Madrid dhe Barcelona për projektin e Super League.

Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelonës, ​​Juventusit dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të korniza rregullator të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekti ‘Super League’, Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër“, shkruante UEFA më 9 qershor.

Tani vjen drita jeshile për 36 herë kampionët e Italisë, të cilët do të jenë pjesë e fazës së grupeve në sezonin 2021/2022 të turneut më të rëndësishëm për klube.

LEXO TE PLOTE