Connect with Us

Raporti: Ballkani Perëndimor, një udhëkryq i krimit të organizuar, drogave, azilkërkuesve dhe parave të pista

Aktualitet

Raporti: Ballkani Perëndimor, një udhëkryq i krimit të organizuar, drogave, azilkërkuesve dhe parave të pista

Publikuar

-

Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi sot një raport mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor.

Raporti tregon për një veprimtari të shtuar të grupeve kriminale në rajon me trafikimin e azilkërkuesve dhe drogave, si dhe me pastrimin e parave përmes ndërtimit dhe lojërave të fatit.

Raporti i ri nga “Nisma Globale” përshkruan rrugët e trafikimit të drogës dhe emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor dhe hedh dritë mbi çmimet dhe fitimet e këtyre veprimtarive të paligjshme, si dhe mbi pastrimin e parave.

Afro 50 milionë euro në vit përfitohen nga trafikimi i emigrantëve në Ballkanin Perëndimor, sipas raprotit, edhe pse u bënë përpjekje për të mbyllur rrugën ballkanike të tyre pas krizës humanitare të 6 vjetëve më parë.

“Tregu i emigrantëve nëpër 6 vende të Ballkanit Perëndimr vazhdon të nxjerrë fitime për botën e krimit, por ato janë shumë në të ulëta se sa në 2015. Pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar ndjeshëm në ndërprerjen e këtyre flukseve të paligjshme” – thuhet në raport.

Për Shqipërinë shifrat janë në rritje: nga 1 mijë emigrantë dhe aizlkërkues që kaluan në vitin 2017, u bënë afro 6 mijë në 2018, mbi 10 mijë në 2019 dhe afro 12 mijë në 2020., thekson raporti.

Me shifra në rritje janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, ndërsa Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina i kanë ulur ndjeshëm shifrat e emigrantëve nga lindja.

Zonat më të nxehta të trafikimit njerëzor janë në jug të Shqipërisë pranë pikave kufitare si Kakavija e Kapshtica me Greqinë, për të kaluar mespërmes Shqipërisë deri në pikat kufitare veriore me Kosovën dhe Malin e Zi.

Emigrantët dhe azilkërkuesit transportohen brenda vendit me 50-70 euro per person në Shqipëri dhe më shumë në vende të tjera, në varësi nga kilometrat dhe rreziqet.

Ndërsa kalimet e paligjshme të kufijve shkojnë nga 200 euro deri në 5 mijë euro, duke përfshirë edhe rryshfetet për zyrtarët kufitarë, thuhet në raport.

Llogaritet përafërsisht nga autorët e studimit që në kalimin e kufijve të Greqisë me Shqipërinë përfitohen nga 7.5 -11.5 milione euro, ndërsa në kufirin greko-maqedon qarkullojnë 11.8 – 17.7 milionë euro.

Për lëndët narkotike raporti thekson se sasitë e kultivimit të canabisit, sidomos në mjedise të brendshme, janë rritur në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, por nuk ka shtim të kultivimit në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e canabisit të Ballkanit perëndimor, thuhet në raport, tani shkon drejt Bullgarisë, ndërsa kokaina lëviz drejt Kroacisë, Greqisë, Rumani e Bullgari.

Në Shqipëri canabisi kultivohet më së shumti në malësitë e Dukagjinit dhe të Krujës, në Vlorës, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, si dhe në Fier, Librazhd, Lezhë, Mallakastër, Bulqizë, Devoll e Laç, renditin autorët.

Sipas raportit, një kg i canabisit shkon 1 mijë e 200 -1400 euro, ndërsa cilësia më e lartë hibride është 1600-2000 euro.

Nga Shqipëria, pohojnë autorët, canabisi transportohet me barka nga Vlora, Fieri, Himara e Lezha drejt Italisë, ndërsa prodhimi 6-mujor i canabisit shqiptar kushton në Itali 1800-2000 euro për kilogram.

Një rrugë tjetër, sipas tyre, është nga Ohri dhe Bitola drejt Greqisë. Canabisi transportohet drejt Greqisë me varka, nga malet apo edhe drejt nga pikat kufitare me automjete, thuhet në raport. Canabisi shqiptar në Greqi, sipas vëzhgimeve, është 10 për qind më i shtrenjtë se në Itali; 2000-2200 euro për kilogram, dërsa canabisi i rritur në mjedise të brendshme në Shqipëri atje shkon nga 2800-3200 euro për kilogram.

LEXO EDHE:  Arrestohet babai “i fortë” në Tepelenë/ Kapet me drogë dhe godet policin, zhduket i biri

Canabisi shqiptar sipas raportit, shkon edhe në vende të tjera të rajonit, Turqi, dhe në vende të BE-së.

Nga Shqipëria, pohojnë autorët, droga kalon në Kukës ose Prizren, drejt Ferizaj e Gjilan në Kosovë për të kaluar në Serbi, ku sërish paguhen kufitarët me shuma të majme eurosh.

Një tjetër rrugë me rëndësi e drogave, sipas tyre, është Pejë – Rozaje drejt Novi Pazarit.

Heroina vjen në rajon nga Turqia, thuhet në raport, ndërsa në Shqipëri hyn nga Kukësi përmes Kosovës e shkon drejt Durrësit.

Një rrugë tjetër e heroinës, sipas autorëve, është Shkodra dhe përmes Hanit të Hotit shkon në Mal të Zi, e në disa raste heroina shkëmbehet me canabis.

“Elbasani është një qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës, pasi gjendet në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut” – thekson raporti.

Cocaina është po ashtu e pranishme në rajon, thuhet në raport, kryesisht e sjellë me anijet që vijnë në portet e Shqipërisë dhe Malit të Zi nga Amerika Latine me fruta.

Raporti thekson se është rritur po ashtu prodhimi dhe përdorimi i drogave sintetike në rajon.

“Shumë nga zonat e nxehta të krimit janë rajonet kufitare midis shteteve, ku zhvillohen një seri veprimtarish kriminale, por aty, përveç canabisit, ndodhin pak konfiskime të drogave apo arrestime të krimineleve të rëndësishëm, gjë që të shtyn të mendohet se ekziston një ombrellë mbrojtëse që sjell përfitime dhe ruan status quo-në” – thuhet në raport.

Fitimet e paligjshme nga trafikimi i njerëzve dhe drogave grupet kriminale i pastrojnë më së shumti po brenda rajonit, megjithatë ato po fitojnë shuma të mëdha nga veprimtari të paligjshme edhe jashtë Ballkanit Perëndimor.

Shumat e mëdha kriminale pastrohen në sektorin e ndërtimit, pasuri të paluajtshme, lojëra fati dhe turizëm, pohojnë studiuesit, ndërsa shumat e vogla pastrohen në hotele, restorante, pastiçeri, bare dhe klube, benzinata, palestra, fruta-perime.

Studimi vëren se nga 2017 e në vazhdim po përjeton një bum ndërtimesh dhe një kulm të ri në çmimet e pronave; nga 800 euro metri në 2017 gati dyfish, 1400 – 2000 euro në vitin 2020.

Grupet kriminale të Vlorës, thuhet në studim, po investojnë në sektorin e turizmit me hotele lksoze në breget, po ashtu me çmime të larta, që nuk vijnë nga ndonjë kërkesë e lartë në ekonominë reale apo nga një zhvillim i ligjshëm i sektorit.

Ndërtimet bëhen me para cash nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, vlerësojnë ekspertët e fushës.

Gjatë vitit 2020, vërejnë autorët, INSTAT regjistroi një kulm historik me ndërtime dhe leje ndërtimi, megjithëse ishte kulmi i pandemisë Covid.

Paratë e pastruara çdo vit në vendet e Ballkanit Perëndimor shkojnë deri në disa miliardë euro, thuhet në raport, pra bëhet fjalë për një kriminalitet me fitime dhe rrezikshmëri të lartë.

Autorët e studimit të Rrjetit Global Initiative kanë vërejtur se autoritetet shtetërore dinë pak nga kjo fushë e gjerë kriminaliteti dhe nuk japin informacione, studimi i të cilave mund të sillte politika dhe veprimtari më të ashpër të forcave të ligjit kundër grupeve kriminale./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Publikuar

-

Nga

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për vënie të embargos së armëve në Mianmar.

Kjo thirrje është pjesë e një rezolute jodetyruese që dënon juntën ushtarake në shtetin e përfshirë nga dhuna, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Rezoluta është miratuar të premten nga 190 shtete, ndërsa 36 kanë abstenuar, përfshirë Kinën, aleaten kryesore të Mianmarit.

Vetëm Bjellorusia ka votuar kundër rezolutës.

Kjo rezolutë ka ardhur në ditën e njëjtë kur Këshilli i Sigurimit ka mbajtur bisedime jozyrtare për situatën në Mianmar, ku ushtria përmes një puçi ka rrëzuar më 1 shkurt lideren civile Aung San Suu Kyi.

Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion.

LEXO EDHE:  Drogë dhe municione luftarake/ Autori lë me “gisht në gojë” Policinë  

LEXO EDHE:  Gazeta “Independent”/ Ministra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës

Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna në Mianmar

Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike.

Ajo është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes puçit.

Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar.

Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht./rel

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas fëmijën e mitur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq". Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç.  Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Kapet skafi me 700 kg drogë i nisur nga Shqipëria/ Pranga dy trafikantëve nga Vlora

LEXO EDHE:  Gazeta “Independent”/ Ministra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim.

“Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin.

“Ndonëse ekziston ndjenja në netët e nxehta të verës se kjo tashmë ka kaluar, mund ta shihni nga shembulli i Lisbonës se gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

Autoritetet portugeze kanë ndaluar të enjten udhëtimin brenda dhe jashtë rajonit të kryeqytetit në fundjavat e ardhshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të koronavirusit.

Çfarë është varianti indian i koronavirusit?

Më herët gjatë kësaj jave, edhe kryeministri britanik Boris Johnson, ka shtyrë datën e heqjes së masave për katër javë, pasi autoritetet kanë regjistruar mijëra raste të reja të infektimit, kryesisht edhe variantin Delta.

LEXO EDHE:  Gazeta “Independent”/ Ministra shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës

LEXO EDHE:  Artan Hoxha akuza Xhafajt/ Kokat e krimit lëviznin ditën me diell dhe si ndalonin

Merkel ka folur para një darke pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo është hera e parë që ajo ka pranuar një zyrtar të lartë në Gjermni, prej vitit të kaluar.

Macron ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të jenë vigjilentë, teksa Bashkimi Evropian do të diskutojë në samitin e ardhshëm si të harmonizojë më mirë kufizimet për udhëtime në kohën e pandemisë.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë afër dhënies së një doze të vaksinës pothuajse gjysmës së popullsisë, ndërsa një e treta e popullsisë besohet se ka marrë të dyja dozat.

Britania e Madhe, e cila është larguar nga blloku evropian vitin e kaluar, ka shkallë më të lartë vaksinimi./rel

LEXO TE PLOTE