Connect with Us

“Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë”/ Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Aktualitet

“Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë”/ Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Publikuar

-

“Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë”/ Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar sot për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara.  Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrel është shprehur se integrimi i Shqipërisë në BE është një ndër fikuset kryesore të unionit.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit.  Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim në të gjithë aspektet”, tha Borrell./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Publikuar

-

Nga

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për vënie të embargos së armëve në Mianmar.

Kjo thirrje është pjesë e një rezolute jodetyruese që dënon juntën ushtarake në shtetin e përfshirë nga dhuna, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Rezoluta është miratuar të premten nga 190 shtete, ndërsa 36 kanë abstenuar, përfshirë Kinën, aleaten kryesore të Mianmarit.

Vetëm Bjellorusia ka votuar kundër rezolutës.

Kjo rezolutë ka ardhur në ditën e njëjtë kur Këshilli i Sigurimit ka mbajtur bisedime jozyrtare për situatën në Mianmar, ku ushtria përmes një puçi ka rrëzuar më 1 shkurt lideren civile Aung San Suu Kyi.

Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion.

LEXO EDHE:  Raporti/ Shqiptarët në krye të listës për azil në Gjermani

LEXO EDHE:  Strategjia e daljes dhe kërcënimi që i vjen Shqipërisë nga normaliteti i ri!

Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna në Mianmar

Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike.

Ajo është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes puçit.

Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar.

Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht./rel

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas fëmijën e mitur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq". Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç.  Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Strategjia e daljes dhe kërcënimi që i vjen Shqipërisë nga normaliteti i ri!

LEXO EDHE:  Strategjia e daljes dhe kërcënimi që i vjen Shqipërisë nga normaliteti i ri!

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim.

“Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin.

“Ndonëse ekziston ndjenja në netët e nxehta të verës se kjo tashmë ka kaluar, mund ta shihni nga shembulli i Lisbonës se gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

Autoritetet portugeze kanë ndaluar të enjten udhëtimin brenda dhe jashtë rajonit të kryeqytetit në fundjavat e ardhshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të koronavirusit.

Çfarë është varianti indian i koronavirusit?

Më herët gjatë kësaj jave, edhe kryeministri britanik Boris Johnson, ka shtyrë datën e heqjes së masave për katër javë, pasi autoritetet kanë regjistruar mijëra raste të reja të infektimit, kryesisht edhe variantin Delta.

LEXO EDHE:  60 vjet / Ngjitjet dhe rëniet e Bashkimit Europian

LEXO EDHE:  60 vjet / Ngjitjet dhe rëniet e Bashkimit Europian

Merkel ka folur para një darke pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo është hera e parë që ajo ka pranuar një zyrtar të lartë në Gjermni, prej vitit të kaluar.

Macron ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të jenë vigjilentë, teksa Bashkimi Evropian do të diskutojë në samitin e ardhshëm si të harmonizojë më mirë kufizimet për udhëtime në kohën e pandemisë.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë afër dhënies së një doze të vaksinës pothuajse gjysmës së popullsisë, ndërsa një e treta e popullsisë besohet se ka marrë të dyja dozat.

Britania e Madhe, e cila është larguar nga blloku evropian vitin e kaluar, ka shkallë më të lartë vaksinimi./rel

LEXO TE PLOTE