Connect with Us

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Alibeaj analizon zgjedhjet e 25 prillit/ “Luftuam regjimin, PD është më e madhe se kandidatët dhe kryetari”

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

LEXO EDHE:  Publikohen dokumentet/ Ja si Balla vuri buxhetin e shtetit në dispozicion të mikut të tij

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin e tretë qeverisës.

Gjatë fushatës elektorale, një faktor pozitiv ishte fushata e vaksinimit masiv kundër Covid, por edhe procesi i rindërtimit të ngritur në disa kantierë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Por me sloganin e tyre “Ska kohë për pushime”, socialistët mundohen që përmes rrjetit social të na tregojnë se edhe pse dolën fitues, ata sërish i janë përveshur punës.

Kryeministri Edi Rama, shpesh ndan në rrjetet sociale foto nga takimet e ndryshme që bën, apo vende të ndryshme të Shqipërisë, për të treguar se bukuritë natyrore.

Por për qytetarët realiteti që jetojnë është ndryshe nga propaganda që u paraqitet.

Në rrjet, kanë vërshuar komente të ndryshme, të cilët “nxjerrin zbuluar” qeverinë dhe pakujdesinë që ajo ka ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  Publikohen dokumentet/ Ja si Balla vuri buxhetin e shtetit në dispozicion të mikut të tij

LEXO EDHE:  Halim Kosova kritikon Bashën/ Program anti-Rama apo anticovid?

Rritja e taksave, mungesa e ujit apo edhe infrastrukturës janë problemet më të shpeshta që po hasen qytetarët, dhe duket se ekonomia e ulët po ndikon negativisht në jetën e tyre.

Po ashtu, edhe largimi masiv i të rinjëve nga vendi për shkak të papunësisë e ka kthyer Shqipërinë në një vend skllav, shprehet një qytetar në koment.

“Po vjedh qytetarët me taksat e larta sikur kemi rroga si në Europë, në qytetet brenda të mbyt pluhuri dhe pisllëku dhe ndërtimet vend e pa vend”, shprehet një tjetër qytetar.

Mesa duket, propaganda e qeverisë po del zbuluar nga qytetarët, të cilët po hasen me një sërë problemesh dhe vështirësish sa i takon jetës social dhe ekonomike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lefter Maliqi nis pushimet e verës/ Do shkëputem përkohësisht nga politika, në shtator nis luftën kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Lefter Maliqi nis pushimet e verës/ Do shkëputem përkohësisht nga politika, në shtator nis luftën kundër Ramës

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, ka nisur pushimet e verës, ku edhe është shkëputur totalisht nga jeta politike gjatë kësaj periudhe.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku kandidoi nën siglën e LSI për qarkun e Beratit, Maliqi nuk arriti dot të siguronte një mandat deputeti, por ai shprehet se edhe jashtë Kuvendit do të nisë në shtator aksionin për rrëzimin e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Maliqi thekson se do të shkëputet përkohësisht nga intervistat, konferencat për shtyp, fjalimet në Kuvend dhe debatet televizive.

Postimi i plotë i Maliqit:

Te dashur miq realë e virtualë, duke ju uruar një sezon të bukur veror, dëshiroj t’iu bëj me dije se, do të shkëputem përkohësisht nga intervistat, koferencat për shtyp, fjalimet ne Parlament, apo debate në TV. Këto ditë vere, do të jenë ditë reflektimi, qetësie, e rigjenerimi.

Në shtator, do të jem përkrah opozitës së bashkuar me plot energji dhe i gatshëm për sfidat politike, elektorale që na presin. Jam krenar që për thuajse 3 vite, kam qënë një opozitar i fortë në parlament e gjithashtu në media, për të denoncuar mafien, oligarkët, qeverinë e korrupsionin e çdo hallke të saj. Këtë e kam bërë si qytetar i devotshëm e i përgjegjshëm por edhe i nxitur nga formimi im intelektual dhe background-i jetësor.

Përvoja ime 8-vjeçare si drejtues policie, ajo 1-vjeçare si drejtues i burgjeve shoqëruar me pervojën e mjaftueshme për 7 vite deputet dhe 3 vite si kryetar i pushtetit vendor, më kanë pajisur me aftësitë dhe forcën për t’iu bërë ballë sfidave të ardhshme, por edhe me besimin se ditë më të mira na presin. Me respekt e mirënjohje ju uroj një sezon të bukur veror; e gjithashtu ju garantoj se zhvillimet politike e jetësore që na presin, do të jenë po aq të nxehta e inspiruese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha gati spastrimin në PD/ Kush ikën dhe kush vjen?

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.

Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.

Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t’i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.

Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.

Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.

Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.

Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë.  Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.

Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.

Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.

Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.

LEXO EDHE:  Publikohen dokumentet/ Ja si Balla vuri buxhetin e shtetit në dispozicion të mikut të tij

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Ja pse Lulzim Basha dogji mandatet e deputetëve

Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.

Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.

Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha “nën mëngë”, për ta përdorur në postet politike në parti.

LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.

Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.

Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.

Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.

Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al

LEXO TE PLOTE