Connect with Us

Pesë medalje, Shqipëria shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Boksit

Kombëtare

Pesë medalje, Shqipëria shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Boksit

Publikuar

-

Shqipëria ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Boksit që u zhvillua në Kroacisë nga data 4 deri më 9 maj. Pasi kishte siguruar finalet me 5 boksierë, kombëtarja shqiptare e mbyll eventin e Zagrebit me 2 medalje ari dhe 3 argjendi. Një rezultat fantastik për kuqezinjtë e boksit, duke parë edhe rivalitetin e lartë një aktivitet ku garonin sportistë nga Bosnje-Herzegovina, Bullgaria, Kroatia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turkqia.

Falë fitores me KO kundër kroatit Petar Cetinik, Denis Nurja fitoi medalje të artë në kategorinë e peshave 69 kg. Një ndeshja e shkëlqyer nga Nurja, që finalizohet në mënyrën më të mirë. Medalje të artë koleksionoi edhe Alban Beqiri në kategorinë e peshave 75 kg, i cili triumfoi ndaj kroatit Noa Jazek. Një paraqitje mjaft të mirë në këtë aktivitet bënë edhe Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli dhe Indrit Laçi, të cilët u shpallën nënkampionë, duke fituar secili medalje të argjendtë.

Kështu, Krenar Zeneli u mund nga serbi Nemanja Gavriloviç, në kategorinë e peshave 60 kg. Rexhildo Zeneli u mposht nga kosovari Shpëtim Bojku në finalen e peshave 64 kg, ndërsa Laçi nuk ia doli ndaj kroatit Toni Flipi në ndeshjen e vlefshme për peshat 91 kg. Megjithatë, me 5 medalje gjithsej (2 ari dhe 3 argjendi), bilanci i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik është i shkëlqyer. Ndërsa jashtë zonës së medaljeve mbeti vetëm Arjon Kajoshi. Kuqezinjtë e boksit në këtë aktivitet u drejtuan nga trajnerët Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Pesë vite nga goli i Sadikut në Europian, UEFA bën postimin e veçantë

Publikuar

-

Nga

Si sot përpara 5 viteve Shqipëria arriti fitoren e parë historike në finalet e një kompeticioni madhor siç ishte Kampionati Europian i vitit 2016 në Francë.

UEFA ka kujtuar golin historik me kokë të Armando Sadikut të realizuar ndaj Rumanisë pas një superasisti të Ledian Memushaj.

Goli i Sadikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë pasi ishte dhe goli i parë dhe i vetëm deri më tani në një kompeticion kaq të madh si Kampionati Europian.

Ajo sfidë përfundoi me fitoren e Kombëtares kuqezi teksa Shqipëria u rendit e treta në atë grup ku merrnin pjesë Franca, Zvicra dhe Rumania.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Erkand Qerimaj do përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios

Publikuar

-

Nga

Erkand Qerimaj ka dhënë lajmin e madh për sa i përket Olimpiadës së Tokios. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, shtangisti, konfirmoi se është kualifikuar, për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë Olimpiadë, pas 3 viteve gara kualifikuese, sakrificë dhe mund.

POSTIMI I QERIMAJT NË “FACEBOOK”:

Zyrtarisht i kualifikuar per Olimpiaden Tokyo 2020 per te perfaqesuar vendin tim,Shqiperine ! Pas 3 viteve Gara Kualifikuese , sakrifice dhe mund duke arritur te marr piket kualifikuese per kete kompeticion shume te rendesishem persa i perket karrieres time ! Faleminderit gjithe qe me kan mbeshtetur dhe besuar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Roca sfidon Edi Rejën: Eja në Stamboll të më shohësh

Publikuar

-

Nga

Eduart Rroca ka qenë një nga shtyllat kryesore të Istanbulsporit këtë sezon, ku me asistet dhe golat e tij arriti ta dërgonte ekipin në fazën “play off” për të synuar ngjitjen në elitë. Statistikat flisnin të gjitha për të, por nuk mjaftuan për të rënë në sytë e Rejës. Diçka e tillë nuk i ka lënë shije të mirë mesfushorit shqiptar, që në studion e “Euro Magjia” në “RTSH” i bën ftesë Edi Rejës të vijë ta ndjekë nga afër për të kuptuar se edhe në Stamboll luhet futboll.

“Nuk di ta shpjegoj. Nga numri që kam ndoshta ngjan sikur nuk jam shqiptar. Nga ajo ftesa që nuk po më vjen i them trajnerit të vijë njëherë në Stamboll, udhëtimi është i shkurtër. Të vijë të më shohi dhe të shikojë që luhet futboll edhe në Stamboll. Meqë ftesa nuk po më vjen, po e bëj unë ftesën, të vijë të më shohi”, ka thënë Eduart Rroca.

LEXO TE PLOTE