Connect with Us

“PD-së i duhet ndryshim total”/ Nishani: Basha duhet të hapë rrugë që të ringrihet partia

Politikë

“PD-së i duhet ndryshim total”/ Nishani: Basha duhet të hapë rrugë që të ringrihet partia

Publikuar

-

“PD-së i duhet ndryshim total”/ Nishani: Basha duhet të hapë rrugë që të ringrihet partia

Ish presidenti Bujar Nishani ka folur sërish lidhur me situatën politike dhe dështimin e Lulzim Bashës në zgjedhje.

I ftuar në Real Story Nishani ka argumentuar se pse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe synimet e ‘’Grupit për PD’’.

Sipas tij në PD duhet një ndryshim total përmbajtësor dhe formal nisur nga disa hapa politikë.

 ‘’S’kam debat me askërkënd brenda PD  apo jashtë sa i përket raporteve personale. Nuk është dhe ajo që e parashtruar më parë, nuk është kryqëzatë kundër kryetarit të PD. S’po e them ndoshta, është cështje parimore, shqetësimi im është PD. PD përbëhet nga institucione dhe njerëz. Ata e  vendosin në lëvizje PD, marrin përsipër mandatet, gëzojnë të drejtat dhe duhet të marrin përgjegjësitë.

Problemi është se në 2021 PD s’mund të ketë fytyrën e Jemin Gjanës. Ne a do të shkojmë në 2025 me imazhin e Jeminit, unë mendoj që jo. Shqetësimi im është që pas 25 prillit kishte krijuar një pritshmëri të madhe, dhe brenda votuesit e PD për një ndryshim që edhe unë i etur që do të kishte ndryshim. Rezultoi dështim politik dhe elektoral. Ka nevojë për reflektim, për të mos mbetur peng. Ajo që unë në gjykimin tim besimin tim, në po e quaj vizionin tim si qytetar, por dhe pjesëe  PD është që zgjidhja mbetet tek PD. S’mund ta kërkojmë jashtë saj.

PD s’mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me performancën, organizimin, vizionin, me strukturën, me lidershipin, me raportin që ka sot me qytetarin shqiptar. I duhet si mekanizmi i vetëm për ta rrëzuar qeverisjen e Ramës, i duhet ndryshim total, përmbajtësor dhe formal. Dhe fillohet me disa hapa politikë.

Dhe hapi i parë, si kulturë europiane është marrje përgjegjësie nga lideri. Nuk zgjidh gjithçka, por ka brenda simbolikën, por hap rrugë që PD të ringrihet në shumë dimensione”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Basha “zbarkon” në Korçë/ Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe!

LEXO EDHE:  Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Lidhja kriminale e Lulzim Bashës dhe Ben Blushit me inceneratorët

LEXO EDHE:  PD: Qeveria ka braktisur dëshmitarët kyç në çështje të krimeve të rënda

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Mesazhi i fuqishëm i senatorit italian/Nuk mund të ketë kriminelë që dominojnë politikën

LEXO EDHE:  Kryebashkiaket e PD refuzojne Ramen/ Takim me Bashen pasdite

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE