Connect with Us

PD nis nesër turin në qytete/ Basha “lë në hije” aleatët?

Politikë

PD nis nesër turin në qytete/ Basha “lë në hije” aleatët?

Publikuar

-

PD nis nesër turin në qytete/ Basha “lë në hije” aleatët?

Ditën e nesërme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të nisë turin për të mbledhur fakte se zgjedhjet janë manipuluar.

CNA.al mësoi se nesër Basha do të shkojë në Lezhë në orën 17:00, për të filluar turin që do të vazhdojë edhe në qytetet tjera.

Por për këto protesta lokale, kreu i opozitës duket se nuk i ka lajmëruar aleatët e tij dhe as nuk i ka marrë mendim.

Në një prononcim për CNA.al, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se në dijeninë e tij nuk ka ndonjë vendim konkret për protesta, ndërsa theksoi se për të marrë një hap të tillë duhet pritur më parë rezultati i ankimimit në KAS.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i CNA.al për dorëheqjen/ E konfirmon Murrizi, “vuloset” fati i Lleshajt

Do ta shikojmë, ky është një vendim që do të merret ashtu si vendimet tjera, pasi unë nuk di që të jetë mbajtur nga opozita apo nga PD ndonjë qëndrim. Protesta spontane nga njerëz që janë të pakënaqur mund të ketë për rezultatet lokale, por deri më sot nuk është marrë ndonjë vendim politik. Kur të merret do të na mbledhin besoj, do na pyesin, por unë besoj se asnjë vendim nuk do të merret pa dalë rezultati i ankimimeve se ne po i ankimojmë zgjedhjet”, nënvizoi Aleati i PD-së./ CNA.al

Humbi thellë në zgjedhje/ Basha nis turin e humbjes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i CNA.al për dorëheqjen/ E konfirmon Murrizi, “vuloset” fati i Lleshajt
LEXO EDHE:  Paralajmërimi i CNA.al për dorëheqjen/ E konfirmon Murrizi, “vuloset” fati i Lleshajt

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Ndocaj dhe Tom Doshi kapen ‘mat’

LEXO EDHE:  Qeveri dhe opozitë teknike/ Shqiptarët pa përfaqësim politik

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Gazeta amerikane përgënjeshtron Bashën/ Publikon faktet e mashtrimit

LEXO EDHE:  Qeveri dhe opozitë teknike/ Shqiptarët pa përfaqësim politik

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE