Connect with Us

Parashikimet e Muçës / Barazime në ndeshje kyçe, për titull futet në lojë Laçi

Sport

Parashikimet e Muçës / Barazime në ndeshje kyçe, për titull futet në lojë Laçi

Publikuar

-

Shkëlqim Muça parashikon se ndeshjet e javës së 33-të në Superiore do të jenë me rezultate që do të komplikojnë edhe më shumë luftën për titullin kampon, pasi Teutës e Partizanit do t’i bashkohet tashmë edhe Laçi.

Duke bërë parashikimet e tij për sfidat e të enjtes, rezultatet çojnë në logjikën se kurbinasit do të jenë tashmë shumë më afër me durrsakët e vendit të parë dhe kryeqytetasit që janë aktualisht në të dytin, që nuk do të ndryshojnë shumëçka në renditjen e tyre.

“Kastrioti-Teuta ndahet barazim. Bylis-Vllaznia, barazim. Në Laçi-Skënderbeu fiton Laçi. Te Apolonia-Kukësi, Kukësi. Partizani-Tirana, barazim. E kam thënë që titulli vendoset në javën pas saj”, tha Muça në “Rubrika Sportive”.

Sipas parashikimit të ish-futbollistit e trajnerit të njohur, në fund të javës së ardhshme,skuadra e Teutës do të mbetej përsëri e para me 60 pikë, por me Partizanin e Laçin të bashkuar pas saj në kuotën e 59 pikëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

ZYRTARE/ Buffon rikthehet te Parma pas 20 vitesh

Publikuar

-

Nga

Xhanluixhi Bufonn është lojtari më i ri i Parmës. Kanë qenë këta të fundit që kanë prezantuar afrimin e portierit italian, duke i bërë edhe një shkrim interesant ku thuhet: “Supermeni është rikthyer”.

Bufon nuk ka ndërmend të mbyllë me futbollin e luajtur, ndonëse është 43 vjeç. Pasi njoftoi largimin nga Juventusi në përfundim të sezonit, portieri tashmë përgatitet për një aventurë të re.

Thuhet se portieri ka refuzuar 5 oferta nga skuadra të tjera, pasi dëshira e tij ishte të luajë për fanellën e Parmës. Ky është një rikthim për Bufonin te Parma, klub në të cilin u promovua dhe në 2001 u largua për ta kaluar te Juventusi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Eriksen do operohet, ja çdo ndodhë me mesfushorin danez

Publikuar

-

Nga

Pas atakut kardiak të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, mesfushori i Danimarkës, Kristian Eriksen tashmë do i nënshtrohet një operacioni në zemër.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të zemrës të kryera, Eriksen tashmë do ketë një operacion, ku në zemër do i vendoset një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin në zemër.

Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator).

Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Kristian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Kristian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatë.

Një cardioverter defibrillator implantuese, i quajtur zakonisht një ICD, është një pajisje e vogël që monitoron dhe rregullon ritmin e zemrës. Një ICD mund të përdoret për t’u kujdesur për lloje të caktuara të aritmisë. Një aritmia është një anomali në ritmit të zemrës, të cilat mund të jenë të dëmshme ose fatale nëse nuk trajtohet si duhet.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Roca sfidon Edi Rejën: Eja në Stamboll të më shohësh

Publikuar

-

Nga

Eduart Rroca ka qenë një nga shtyllat kryesore të Istanbulsporit këtë sezon, ku me asistet dhe golat e tij arriti ta dërgonte ekipin në fazën “play off” për të synuar ngjitjen në elitë. Statistikat flisnin të gjitha për të, por nuk mjaftuan për të rënë në sytë e Rejës. Diçka e tillë nuk i ka lënë shije të mirë mesfushorit shqiptar, që në studion e “Euro Magjia” në “RTSH” i bën ftesë Edi Rejës të vijë ta ndjekë nga afër për të kuptuar se edhe në Stamboll luhet futboll.

“Nuk di ta shpjegoj. Nga numri që kam ndoshta ngjan sikur nuk jam shqiptar. Nga ajo ftesa që nuk po më vjen i them trajnerit të vijë njëherë në Stamboll, udhëtimi është i shkurtër. Të vijë të më shohi dhe të shikojë që luhet futboll edhe në Stamboll. Meqë ftesa nuk po më vjen, po e bëj unë ftesën, të vijë të më shohi”, ka thënë Eduart Rroca.

LEXO TE PLOTE