Connect with Us

Ndërtimet shtohen, por qytetarët nuk e ”duan” më Tiranën

Lajme

Ndërtimet shtohen, por qytetarët nuk e ”duan” më Tiranën

Publikuar

-

Kryeqyteti i vendit është përfshirë në një bum ndërtimesh vitet e fundit, por po bëhet gjithnjë e më pak i preferueshem për banorët e rinj.

Në të dhënat e fundit për popullsinë më 2021 INSTAT raportoi se popullsia e kryeqendrës së vendit u rrit me vetëm 6 mijë persona. Ritmet e rritjes së popullsisë së kryeqytetit u përgjysmuan në krahasim me janarin 2020 ku shtesa u raportua me 11 mijë banorë të rinj. Shtesa e popullsisë ishte më e ulëta që nga viti 2001 kur INSTAT raportoi të dhënat e dixhitalizuara për popullsinë e qarkut të Tiranës.

Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë pësuar rritje të popullsisë pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por vit pas viti ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2018 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020 shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit. Ndërsa në vitin 2021 shtesa e popullsisë shënoi ulje të fortë me vetëm 6 mijë banorë të rinj.

Në 1 Janar 2021, Tirana kishte gjithsej 912 mijë banorë, të cilët përbejnë rreth 31 për qind të popullsisë së vendit.

Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë. Ndërkohë që është rritur norma e emigrimit jashtë vendit nga Qarku i Tiranës.

Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, sipas Anketës së Madhe e Emigracionit, e zhvilluar nga INSTAT më 2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

Lejet e ndërtimit arritën rekord në 2019-2020

Sakaq, investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-n, në më shumë se 1 milionë metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.

Në 2020-n, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10% në raport me 2019-n, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës (shih grafikun e lejeve të ndërtimit). Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në prodhimin e brendshëm bruto.

Në 2020-n lejet e ndërtimit u rritën edhe për shkak të procesit të rindërtimit, kryesisht në zonën e Kombinatit./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Linda Rama nuk mban dot lotët kur flet për nënën e kryeministrit/ ”Jemi me plagë të hapur”

Publikuar

-

Nga

Linda Rama nuk ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për largimin nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews, Linda Rama tejet e prekur është shprehur se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me të dhe se ikja e saj ka lënë një plagë të dhimbshme në jetën e tyre.

Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë. Ajo ishte kurajoze në të gjitha sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë, ishte dinjitoze, ishte madhështore si e përballoi të papërballueshmen për shkak të gjuhës së egër politike, mbështetsja më e madhe e Edit, kërkuesja më e madhe edhe besimplotë që Edi në politikë i bën mirë Shqipërisë”, u shpreh Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Publikuar

-

Nga

Mandati i tretë i Ramës / Linda: Nuk i kemi festuar kurrë fitoret

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka treguar ndjesitë e saj pas fitimit të mandatit të tretë të PS.

Në një intervistë ekskluzive në “Euronews” me Ilva Taren, Linda Rama shprehet se ajo dhe familja e saj nuk kanë festuar asnjë fitore nga zgjedhjet pasi politika për ta është një privilegj për të cilin duhet bërë shumë punë.

Sigurisht ajo e para gjë që mund tëthem që provon një sens lëhetësie. Pasi mandate i tretë i Edit është i rëndësishëm për të çuar përpara me një axhendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Ne nuk kemi fituar asnjëherë një fitore të zgjedhjeve të Edit. Në politikë është një privilegj për të vijuar për të bërë punë. Është një konfrimim që pret ta marrësh çdo ditë të jetës tënde”, shprehet Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Privilegjet e të qënit gruaja e kryeministrit/ Linda Rama zbulon arsyen pse hoqi dorë nga çdo përfitim

Publikuar

-

Nga

Privilegjet e të qënit gruaja e kryeministrit/ Linda Rama zbulon arsyen pse hoqi dorë nga çdo përfitim

Si asnjëherë më parë, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka rrëfyer detaje nga jeta, karriera dhe familja.

Në një intervistë me Ilva Taren në Euronews, Linda Rama ka treguar se çfarë do të thotë të jesh gruaja e kryeministrit në Shqipëri.

Ajo ka zbuluar si fillim paragjykimet me të cilat është përballur në daljen e saj të parë publike me kryeministrin në krah.

Opinionet që dëgjonte rreth saj ajo vendosi ti klasifikonte dhe të shpjegonte me hollësi për të kuptuar se çfarë ka përjetuar nga momenti që ka dalë për herë të parë në publik.

Ndër të tjera Linda ka shpjeguar se shumë mendojnë se të jesh gruaja e kryeministrit ke privelegje por kjo është krejt rast i kundërt për të.

Bashkëshortja e kryeminsitrit ka treguar se që në ditën e parë që Rama u bë kryeministër ajo vendosi të hiqte dorë nga çdo përfitim.

“Unë që në ditën 1 për të shmanguar këto opinionet që gruaja e kryeministrit ka privilegje, ajo që bëra ishte që refuzova të gjithë ekipin e shërbimit.

E para se nuk e kuptoja pse duhej dhe e dyta se doja të shmangja çdo lloj situate që nuk e quaja të arsyeshme, kam insistuar që ekipi të zhvendosej tek kryeminisitria duke menduar se kryeministri ka më shumë nevojë.

Tjetra që bëra nuk hoqa dorë nga timoni. Është gjëja më e bukur me të cilën e filloj ditën. Të çoj Zahon në shkollë, ndërkohë që unë jam në timon dhe komunikoj me të. Unë kështu jam. Unë kështu e filloj ditën është pjesa më e bukur e jetës time. Kështu i jap një model Zahos që mami është ajo që e shoqëron dua të më mbaj mend si shoqëruesja e tij e parë. Unë preferoj t’i jap vetë makinës.

Nuk kam një punonjës sigurie, vendosa që mos e shoqëroj kurrë Edin në vizita jashtë shteti përveç rasteve kur duhet patjetër.

E kam shoqëruar jashtë axhendës por të gjitha i kam paguar vetë“, është shprehur Linda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE