Connect with Us

“Merr shembull nga Berisha”/ Nishani leksion Bashës: Të mungon aftësia për ta çuar PD drejt fitores

Politikë

“Merr shembull nga Berisha”/ Nishani leksion Bashës: Të mungon aftësia për ta çuar PD drejt fitores

Publikuar

-

“Kemi tetë vjet në opozitë”/ Nishani: Gara në PD është e padrejtë dhe e pabarabartë

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka folur për marëdhëniet e tij me ish liderin e PD Sali Berisha ku tha se është ende bashkëpuntor i tij, por për Bashën nuk sheh më mundësi në parti.

I ftuar në Real Story ai tha se Berisha dikur e ka dhënë shembullin e largimit pas humbjes, ndërkohë që thekson se PD duhet të ndryshojë kurs për të bindur jo 600 mijë shqiptarë si në zgjedhjet e 25 prillit, por 1 milion shqiptarë.

“E di që politika është lojë, bëhet me kulisa. Unë vazhdoj të besoj që ka disa kode, ka një kornizë. Atë që përmenda, edhe karriera dhe suksesi ka qenë brenda kësaj kornize. Kështu që juve përmendët deklaratat e Berishës, mbetem bashkëpuntor i Berishës. E ka dhënë shembullin. Që ai që humb zgjedhjet largohet. Ka pasur edhe më parë, kur kryetarë të opozitës kanë humbur dhe nuk largohen.

Por është hera e parë që humb dy herë zgjedhjet parlamentare dhe dy herë lokalet. Në analizën time ka përgjegjësi të madhe në artin e menaxhimit dhe lidershipit tek Basha. I mungon aftësia për ta çuar drejt fitores. Nuk shoh më mundësi për Bashën për ta çuar PD drejt fitores, që pëlqehet dhe besohet, jo nga 500 apo 600 mijë, por 1 milion shqiptar. Besoj se arrihet, por me artikulim tjetër, me gjeneratën e re, me lidership të ri, ku gjenerata e re të jetë rresht i parë ”, tha Nishani./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tendenca dihej që në fillim”/ Kadilli tregon pse vendosi të garojë për PD

Publikuar

-

Nga

“Tendenca dihej që në fillim”/ Kadilli tregon pse vendosi të garojë për PD

Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratike, ishte i ftuar pasditen e sotme Fax neës, ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Ish kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Frontline” ku ka folur për garën e 13 qershorit.

Kadilli ripërsëriti se kjo ishte një garë e pabaarabartë, duke theksuar se rezultati dihej që në krye të herës.

Sipas Kadillit Basha vinte me disa avantazhe politike, të cilat i atriubohen të qenit orej 8 vitesh në krye të partisë, dhe promovimit nga një garë intensive sicc ishin zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Basha “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, krizën e zgjidhim ne

LEXO EDHE:  Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri/ Zbulohet “loja” mes Tahirit dhe Ramës

Tendenca dihej që në fillim. Me një kryetar që drejton prej 8 vitesh ka një avantazh politik.

Vjen menjëhtë pas një gare intensive ku figura e tij është promovuar.

E kam pranuar si një garë të pabarabartë.

Sot nuk ka një demokrat që mund të thotë unë nuk kisha mundësi të zgjidhja.

Unë legjitimoj me një proces të tillë, të menduarin ndryshe, apo në mënyrë kritike”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Asamblesë së Këshillit të Europës/ Balla: Zgjedhjet e 25 prillit u vlerësuan pozitivisht

Publikuar

-

Nga

Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku u konfirmua në qeveri Edi Rama dhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin mbetën sërish në opozitë.

Për këtë lajm ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili ka publikuar një pjesë të raportit.

Në të thuhet se votimi ishte i qetë, i sigurt, brenda kornizave ligjore dhe transparent. Në raport zgjedhjet cilësohen si më të mirat të mbajtura ndonjëherë pas periudhës së tranzicionit.

“Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri🇪🇺🇦🇱.

Raporti i PACE vlerëson se:

Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike. 

Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra. 

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

Paqësore

Të barabarta

Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet e përparuara”, shkruan Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reporterët e Asamblesë së KiE vlerësojnë zgjedhjet e 25 prillit/ “Identifikimi e votimi elektronik forcoi besimin”

Publikuar

-

Nga

Reporterët e Asamblesë së KiE vlerësojnë zgjedhjet e 25 prillit/ “Identifikimi e votimi elektronik forcoi besimin”

Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë dhënë vlerësim pozitiv për zgjedhjet e 25 prillit.

Në raport thuhet se zgjedhjet janë karakterizuar nga një votim i qetë dhe nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

“Ndryshimet e fundit në kornizën ligjore ofruan masa mbrojtëse shtesë dhe bazoheshin në një hapësirë të gjerë konsensusi politik; ndërsa një numër rekomandimesh të Komisionit të Venecias ODIHR u adresuan tek reforma, disa rekomandime mbeten të pazbatuara.

Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent. Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor“, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Deklarata e tronditëse e Ngjelës/ Zbulon marrëveshjen e fshehtë mes Ramës dhe Bashës

LEXO EDHE:  Basha vijon takimet në Kosovë/ “Partitë politike në Shqipëri mund të mësojnë nga ju”

Delegacioni i Asamblesë shprehu shqetësimin në lidhje me pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike të cilat ishin të përhapura gjatë fushatës.

“Një numër hetimesh u hapën për këtë, Prandaj, delegacioni i Asamblesë pret që autoritetet përkatëse shqiptare të marrin masat e duhura nga hetimet dhe të informohen për rezultatet në kohën e duhur” shkruhet ndër të tjera në raport.

Gjithashtu raporti nënvizon se liria themelore e tubimit ishte respektuar gjatë zgjedhjeve,  subjektet elektorale mund të bënin fushata të lira, pavarësisht nga kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19.

LEXO TE PLOTE