Connect with Us

“Më rrihte edhe shtatzënë”/ Nëna e dy fëmijëve rrëfen torturat nga burri: E kapa mat me shoqen time të ngushtë

Kronika

“Më rrihte edhe shtatzënë”/ Nëna e dy fëmijëve rrëfen torturat nga burri: E kapa mat me shoqen time të ngushtë

Publikuar

-

Një 34 vjeëare ka treguar historinë e saj të dhimbshme pasi është përballur me dhunën barbare të ushtruar nga bashkëshorti, por edhe tradhtitë e tij.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në ‘Neës24’ nëna e dy fëmijëve, deklaroi në studion e emisionit se ajo dhe fëmijët e saj ndihen të kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht nga kryefamiljari, pasi ai pas tradhtisë ushtron dhunë ndaj saj. 34-vjeçarja tha se ishte njohur me bashkëshortin e saj kur ishte 13 vjeçe.

Unë jam njohur me bashkëshortin që në moshën 13-vjecare. Ai është 4 vite më i madh se mua. Ne kishim një lidhje e fortë dhe ne u dashuruam dhe unë u detyrova që të ikja me të. U fejuam në moshën 17-vjeçe por ai ishte një person i pa qëndrueshëm dhe mendoj se ai më kishte tradhtuar që në fillim. Familja ime nuk e deshi këtë martesë sepse ai nuk ishte i denjë pasi çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Jam rritur pa praninë e prindërve pasi ata janë divorcuar dhe unë jam rritur me gjyshen nga nëna. 3 vite kam që kam komunikim me mamin, ndërsa babi nuk më pranon fare ai kur shkova ta takoja më tha “Për mua ke vdekur”. Dikur kam pasur një farë kontakti me babin, por që kur ai mori vesh se unë krijova një marrëdhënie me bashkëshortin.

Prandaj unë e kam duruar e duruar bashkëshortin sepse nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa praninë e të atit. Nëna ime u martua dhe u zhduk përgjithmonë nga jeta ime, nuk më ka qëndruar kurrë afër. Edhe bashkëshorti prandaj më ka torturuar dhe dhunuar sepse ai e dinte që unë nuk kam asnjë mbështetje nga askush, nuk kisha ku të përplasesha tek askush. Kam pasur vetëm një shoqe tek e cila kam pasur mbështetjen në çdo moment. Që në fillim e kapa duke tradhtuar bashkëshortin me shoqen time të ngushtë tek shtëpia e tezes time. Unë shkova aty rastësisht dhe derën ma hapi bashkëshorti, kur e pashë me shoqen time aty u shtanga.

I thash; ‘të shporresh nga mua’. Mora nënën time në telefon dhe i thash që çfarë pashë, vjehrri im nuk e besoi, por kur ai ia pohoi vet atëherë ai e besoi. Kur i kërkoja ndihmë gjyshes ajo më thoshte se; ‘është turp të ndahesh se do thonë njerëzit që është njëlloj si nëna e saj’. Unë jam dhunuar shtatzënë 8-muajshe, sepse unë përsëri e kapa duke më tradhtuar, tentova të hidhem nga kati i 4, nuk mendova asgjë tjetër. Kur unë zbuloja tradhtitë ai më dhunonte pafund, këtë dhunë e kam përjetuar gati 8-vite. Kam jetuar me të për arsye se nuk kisha asnjë mbështetje, merrja një rrogë shumë të vogël dhe nuk përballoja dot jetesën. Ai nuk kishte asnjë lloj respekti. E dashura dhe bashkëjetuesja e tij më shkruan dhe më ofendon pafund me fjalët më të ulëta. Por unë jam dhunuar në sy të fëmijëve dhe ai ka dhunuar edhe djalin. Madje ne kemi pasur konflikt fizik mes njëri-tjetrit dhe ai pohoi se gjasme unë e kisha dhunuar.”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbën në malin Moravë/ Gjenden babë e bijë, transportohen në Spitalin e Korçës

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë, ju vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj të cilët kishin humbur rrugën në terren të vështirë.

Uniformat blu bëjnë të ditur ditur se pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.

Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Shokon aktorja e njohur/ Burri më rrahu me rrip kur isha shtatzënë

LEXO EDHE:  Dhunon gruan në shtëpi dhe më pas kërcënon ta vrasë me thikë/ Pranga 43-vjeçarit në Vlorë

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë falenderuar shërbimet e policisë, FRONTEX-it dhe banorët për ndihmën e ofruar ndaj tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet kultivimi i drogës/ Evidentohet një tjetër rast nga policia e Tiranës, në pranga 20-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një person

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, është goditur nga policia e Tiranës, duke bërë të mundur edhe prangosjen e një personi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në zbatim të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike’’, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shpataj, Njësia administrative Baldushk.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ardi Veliu inspekton shërbimet e Policisë në Vlorë/ Zbulohen porositë për efektivët

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë Vlorë Bledar Çeliku, mbrëmjen e djeshme ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Mësohet se Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Veliu ka kontaktuar dhe ka biseduar me shërbimet në terren. Gjatë bisedës me ta, ka inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve, por ndaj çdo paligjshmërie e çfarëdolloj përmase qoftë ajo.

“Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen”, – theksoi ai.

LEXO EDHE:  Tradhti në Big Brother/ Këto janë çiftet që kanë ndërruar partnerët

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari flet për marrëdhënien në distancë me bashkëshortin: Po kalojmë një moment të vështirë

Më pas, Veliu ka inspektuar lokalet përgjatë Lungomares dhe gjithë vijës bregdetare, ku është konstatuar respektim i orarit të ndalimit të muzikës në orën 23:00 dhe i mbylljes së lokaleve në 24:00.

LEXO TE PLOTE