LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

10 Maj 2021, 19:41, Lifestyle CNA
Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep

Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeropotin ?Nënë Tereza?. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë një foto nga momenti i pritjes së dozave të reja të Pfizer.

Në një status në rrjetet sociale, Rama deklaron se çdo javë do të vijnë doza të reja, ndërsa tregon se deri më tani Shqipëria ka siguruar 760 mijë vaksina.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime?, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga