Pasuria "i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë
Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancav...
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.
Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.
Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.
Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.
KPA mbledh dëshmi në institucione
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë, në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.
Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.
Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.
Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t?i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.
KPA do t?i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.
Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.
Gjetjet e Komisionerit Publik
Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.
Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.
Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.
Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.
Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.
Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al
Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancav...
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë ...
Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konf...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra E...
“Të kalosh Vettingun, është si ta kalosh varrin për së gjall...
Lindën si institucione të prodhuara nga reforma në drejtësi,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dyshohet se është përfshirë në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, p...
Nga Edmond Hoxhaj*Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
KPK ka konfirmuar në detyrë Lindia Zgurin, prokuroren e Prok...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Prokurori Bardhyl Shehu, në vitin 2009 u shkarkua nga Prokur...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komi...
Merkato e shit-blerjes së gjyqtarëve është dëmtuar rëndë nga...
Prokurorja Ajola Ymeri (Premçi), që nga Dhjetori i vitit 201...
Dosja e 184 ka kaluar në duar të disa prokurorëve, pas ping-...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...