Connect with Us

Krijuan trazira në sfidën ndaj Tiranës, ja çfarë dënimi rrezikon Kastrioti

Super Liga

Krijuan trazira në sfidën ndaj Tiranës, ja çfarë dënimi rrezikon Kastrioti

Publikuar

-

Neni 64 i Kodit të Disiplinës Sportive sqaron se dështimi në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me katër ndeshje pa spektatorë.

“3. Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që organizojnë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen si më poshtë: b. në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë dhe /ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë.

4. Kur dështimi në përmbushjen e përgjegjësive është shkaktuar nga ekipi joorganizator i ndeshjes apo nga lojtarët a zyrtarët e tij, ky ekip do të jetë subjekt i të njëjtave penalitete siç parashikohen në paragrafin 3 të këtij neni”, thuhet në Kodet e Disiplinës Sportive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia barazon në miqësore me kampionët e Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 1-1, takimi miqësor mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, i zhvilluar në Podgoricë. Një test ky i vlefshëm në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencave.

Ndeshja startoi në orën 20:00, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në minutën e 5-të, Buduçnost, skuadra kampione e Malit të Zi, përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Vllaznisë, Bulatoviç, i afruar së fundmi në merkato, i cili i dhuroi një top malazezëve, që nuk falën, duke zhbllokuar miqësoren me anë të Mijoviç.

Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kampionët e Buduçnostit. Në minutën e 67-të, ishte talenti Mehdi Çoba, i cili pas asistit të Arsid Krujës, dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, ndeshja miqësore në minutat në vijim nuk prodhoi gola, duke u mbyllur kështu me rezultatin 1-1.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Skënderbeu blindon portën, firmos për një vit me 28-vjeçarin elbasanas

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu blindon portën për sezonin e ri. Pas akordit me Shkëndijën e Tetovës për zgjatjen e huazimit për Bekim Rexhepin, sot klubi korçar ka arritur marrëveshjen me portierin elbasanas, Shkëlzen Ruçi, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Gjilanit në Superligën kosovare.

Më herët Ruçi ka luajtur me Elbasanin, Luftëtarin dhe Bylisin në Superiore. Portieri ka firmosur për një vit me Skënderbeun dhe lajmin për “Panorama Sport” e konfirmojnë burime zyrtare në klub dhe vetë elbasanasi. Ky është afrimi i dytë i Skënderbeut pas mesfushorit brazilian që luante në Portugali, Murilo Rosa.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

LEXO TE PLOTE