Connect with Us

“Kemi çuar 180 kallëzime penale”/ Kaso: SPAK është në provë

Politikë

“Kemi çuar 180 kallëzime penale”/ Kaso: SPAK është në provë

Publikuar

-

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso është shprehu se janë dorëzuar 180 kallëzime penale  ligjzbatuese,  që kanë të bëjnë me fenomenin e manipulimit të votës dhe sipas tij, organet kompetente nuk kanë reaguar.

Kaso në një intervistë për Frontline, theksoi se kallëzimet e tyre janë një test prove për SPAK, në të cilën është investuar shumë dhe pritshmëria e qytetarëve është e madhe.

“Ta verifikojë SPAK-u. Kryeministri është më i pushtetshmi në këtë vend, të cilën e ka grumbulluar në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk është informacion që e marrim dhe e ndajmë për efekt elektoral, sepse të ishte, e ndanim përpara zgjedhjeve. Janë më shumë se 180 kallëzime penale që i janë drejtuar organeve ligjzbatuese, nuk akuzohemi se i përdorim për efekt elektoral.

SPAK pati financimin e pakursyer nga buxheti i shtetit, përkrahjen e partnerëve, ajo është në një provë të madhe për t’u ngritur në pritshmëritë që qytetarët kanë. Le të japin shenjat e efiçencës së tyre. Procesi zgjedhor që është shoqëruar me parregullsi të shumta është një test i fortë prove”, u shpreh Kaso./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Publikuar

-

Nga

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Në degën e PD Maliq po manipulohet procesi zgjedhor.

Në momentin që ka kanë lëvizur vëzhguesit, Ervin Salianji, deputeti i Bashës, skandalozi i tij ka urdhëruar që të vidhen votat për të qenë në favor të kreut aktual.

Rreth 150 vota janë hedhur në kutitë e PD Maliq për Lulzim Bashën, megjithëse atje procesi ka qenë totalisht i falsifikuar dhe shifrat nuk po kapnin as votimin e 2017.  Pra deri tani në këtë bashki kanë votuar gati gjysma e atyre që votuan në vitin 2017.

CNA.al ka folur me anëtarë të komisionit që kanë denoncuar këtë skandal dhe ka arritur të krijojë informacione të besueshme se 150 vota janë hedhur pro Lulzim Bashës në degën e PD Maliq.

LEXO EDHE:  Skema e blerjes së votave/ PD dorëzon kallëzimin në SPAK

LEXO EDHE:  “Dosja “Santo”/ Artan Hoxha thirrje të fortë SPAK-ut: Heto nëse ke kurajo!

Kjo është një kambanë alarmi që po ndodh në shumë vende të Shqipërisëë, ku në momente të caktuara, në degët në zona të pakontrolluara hidhen vota në kuti për Lulzim Bashën dhe për të rritur pjesëmarrjen në votim.

Ky fenomen është I pranishëm kryesisht në degët ku në listat e anëtarëve janë emra të cilët janë emigrant, duke nisur nga Devolli, Korçë, Maliq, Porgradec, Prrenjas, Librazhd, Gjirokastë për të rritur pjesëmarrjen fiKtive por edhe për ti dhënë fitoren Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Revoltohet Indrit Hoxha/ Paralajmëron Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Indrit Hoxha: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës

Anëtari i Këshillit të Lartë Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, ka denoncuar se nuk ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve të PD.

Hoxha ka reaguar i revoltuar ndaj kreut të PD, Lulzim Basha duke u shprehur se ky është një trup dhe e paralajmëron se nuk e heq dot nga PD.

Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike.Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot,je antar me i vone se une PD”, shkruan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandaloze/ Genc Pollo filmon hapur votën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka filmuar hapur votën e tij në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Report Tv ka kapur live momentet teksa Pollo po filmonte votën e tij.

Kjo është një masakër elektorale në shtëpinë e demokratëve. Fotografimi i votës mbetet një problem shqetësues, por procesit manipulues nuk po i shpëton dot PD dhe ata që janë pjesë të kësaj partie po bëhen pjesë e masakrave zgjedhore. CNA.al

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ja pse është kaq e vështirë marrëveshja për asgjënë...

 

LEXO TE PLOTE