Connect with Us

“KAS kontrollohet nga PS”/ Bylykbashi: Masakra e 25 prillit e ngjashme me zgjedhjet e 2001

Politikë

“KAS kontrollohet nga PS”/ Bylykbashi: Masakra e 25 prillit e ngjashme me zgjedhjet e 2001

Publikuar

-

“KAS kontrollohet nga PS”/ Bylykbashi: Masakra e 25 prillit e ngjashme me zgjedhjet e 2001

Partia Demokratike kërkon nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për 9 qarqe në vend.

Oerd Bylykbashi, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike thotë se në zgjedhjet e fundit parlamentare ka ndodhur “masakër elektorale që ka krahasim me vetëm vitin 2001”.

Në zgjedhjet e 20 vite më parë, PS hynte në garë me Ilir Metën kryeministër dhe do të fitonte me 73 mandate, kurse PD e drejtuar nga Sali Berisha mori vetëm 46 mandate.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare se pse PD ka ankimuar rezultatin vetëm në qarqet ku ka humbur dhe në një kohë kur në pretendimet për 9 qarqet e tjera flitet për shkelje para dhe gjatë zgjedhjeve, z. Bylykbashi u justifikua duke thënë se “kështu është i ndërtua procesi ankimor”.

Ai theksoi se PD do të faktojë shkeljet dhe në të tillë situate Kodi Zgjedhor parashikon shpallje të pavlefshmërisë së zgjedhjeve por nga ana tjetër paralajmëroi për vendim kundër të KAS dhe të Kolegjit Zgjedhor pasi sipas tij në këto dy organe kontrollon PS.

LEXO EDHE:  25 ditë nga dita e votimit/ Pas ID-së, qeveria zgjat afatin e vlefshmërisë edhe për pasaportat

Sipas z. Bylykbashi PD do të faktojë shkeljet dhe do të presë vendim nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, por më me rëndësi është që qytetarët të mësojnë çfarë ka ndodhur.

“Pavlefshmëri nuk do të thotë u numëruan keq votat. Ne po faktojmë shkeljet masive deri në nivel brutal të procesit zgjedhor që kanë deformuar vullneti ne zgjedhjeve, jo numërimi i votave. Kodi Zgjedhor e njeh si pavlefshmëri që nga viti 2000. Kjo është e pavarur se çfarë do të vendosi KAS dhe Kolegji Zgjedhor që dominohen nga PS. KAS është organi bashkë me Kolegjin Zgjedhor që sanksionuan fletën e votimin e numër që ka prodhuar 83 mijë vota të pavlefshme”, deklaroi z. Bylykbashi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapet ankandi për parqet eolike/ Rama: Do të kthehemi në eksportues energjie në rajon

Publikuar

-

Nga

Hapet ankandi për parqet eolike/ Rama: Do të kthehemi në eksportues energjie në rajon

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Ramaështë shprehur se Shqiëpria do të shfrytëzojë për energji elektike fuqinë e erës.

Rama ka theksuar se nga dita e sotme ankandi për ngritjen e parqeve eolike është i hapur.

Sipas tij shfrytëzimi i dukurive natyrore do të mundësonte jo vetëm mbulimin e vendit me energji por do ta kthente atë në një eksportues.

Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike.

Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas.

Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pa mohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë.

Ne po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Trafikanti i kokainës, patronazhist i PS/ Denoncon Gazment Bardhi

Publikuar

-

Nga

Raporti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”/ Bardhi: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza ndaj Qeverisë, pas arrestimit të zjarrfikësit Ndriçim Harka si pjesë e grupit të kokainës.

Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së
Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë”, ka shkruar Bardhi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Emigrantja shuplakë klasës politike/ PD, PS, LSI po dëbojnë shqiptarët

LEXO EDHE:  “Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Më tej ai ka thënë se nuk do të ndalen në betejën,kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve
Ne nuk do të ndalemi në betejën tonë kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, shprehet më tej Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë/ Artan Hoxha tregon pse efektivët e policisë përfshihen në trafikun e narkotikëve

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë/ Artan Hoxha tregon pse efektivët e policisë përfshihen në trafikun e narkotikëve

Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot edhe në lidhje me përfshirjen e efektivëve të policisë në trafikun e drogës.

Nga studio e abcnews, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka kujtuar se sot bëhen 7 vite nga aksioni i policisë në Lazarat, ku për herë të parë autoritetet e sigurisë arritën që të merrnin në dorë fshatin e “kanabisit”.

Gazetari ndër të tjera ka rikthyer në vëmendje dhe çështjen e arrestimit të efektivit të forcave “Shqiponja” të Sarandës, Lavdosh Metaj, ku sipas tij kishte filluar që të fitonte territorin e trafikantëve të vërtetë.

Po ashtu ai thekson se rekrutimi i punonjësve të policisë në trafikun e narkotikëve është për shkak të pagës së ulët që ato kanë.

7 vjet më parë ka përfunduar operacioni i Lazaratit. Dhe ajo që ra në sy ishte krijimi i një fuqi të madhe punëtorësh. Aty u panë hangar, ambiente thaje dhe përpunimi, u gjetën rreth 1 mijë ton kanabis i tharë dhe i bërë gati për treg por kokat e krimit në atë zonë nuk goditi kokat por ushtarët. Para shtatë vitesh në po të njëjtën kohë policia për herë të parë arriti që të futet në Lazarat. Sot kemi një tjetër situatë që të godasësh shtëpitë e barit është e rëndësishme bashkëpunimi me OSHEE dhe gjithashtu dhe zyrtarët e lartë lokal.

Lavdosh Metaj është një rast i cili është kapur së fundmi me një sasi prej 150 gr dhe ta përkthesh këtë sasi është një dorë e mirë parash pse rekrutohen punonjësit e shtetit është paga e ulët, kur e shikon se ka pandëshkueshmëri dhe të kesh një punonjës policie që shpërndan dhe përfiton në një qytet shumë të populluar turistik”, ka thënë gazetari.

LEXO TE PLOTE