Connect with Us

Kadilli i nxjerr “të palarat” Bashës/ PD nuk mund të drejtohet nga një bixhozxhi

Politikë

Kadilli i nxjerr “të palarat” Bashës/ PD nuk mund të drejtohet nga një bixhozxhi

Publikuar

-

Kadilli i nxjerr “të palarat” Bashës/ PD nuk mund të drejtohet nga një bixhozxhi

Fatbardh Kadilli, që ka hedhur kandidaturën për të marrë drejtimin e PD, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut aktual të opozitës Lulzim Basha.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Kadilli e krahasoi situatën në PD me një lojë bixhozi në kazino. Në këtë rast, sipas tij, Basha është një bixhozxhi.

Kur ke përballë një kundërshtar diabolik që për pushtetin është i gatshëm të bëjë çdolloj kompromisi, të mendosh se do të vish në pushtet thjesht se janë bërë tetë vjet, kjo tregon se nuk ke patur as alfën e politikës, edhe pse ke qëndruar në karriget më fatlume të politikës. Dy janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, kryeministri dhe lideri i opozitës.

Nuk është PD si ata lojtarët e bixhozit që kanë hyrë në kazino, humbin lekë herën e parë, të dytë dhe të tretë, dhe pastaj duhet të marrin vendim nëse do të vazhdohet loja. Nuk mund të kemi lider atë që është vesi i bixhozit. Duhet të çlirohet PD nga ky ves, nga ky kurth ku është futur PD. Është mjerim për këdo që mendon se PD nuk paska një zëvendësues të Lulzim Bashës, si Luli, PD mund të ketë 1.000 vetë”, tha Kadilli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë/ Ruçi falënderon homologen

Publikuar

-

Nga

Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë/ Ruçi falënderon homologen

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falënderimi Kryetares së Parlamentit të Holandës, Khadija Arib, me rastin e marrjes së vendimit e Parlamentit të Holandës për thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në mesazhin e tij Ruçi theksoi se ky qëndrim është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin europian.

E dashur Khadija,

Me kënaqësi të veçantë mora vesh lajmin e gëzuar që Dhoma e Përfaqësuesve e Vendeve të Ulëta i dha dritën jeshile thirrjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Që prej takimit tonë në prill të vitit 2019 e deri më sot bashkëpunimi ynë ka ardhur duke u zgjeruar e fuqizuar.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju shpreh mirënjohjen për shqyrtimin me kujdes të arritjeve të Shqipërisë drejt plotësimit të rekomandimeve të Komisionit dhe Këshillit Europian. Ne asnjëherë nuk i kemi keqkuptuar rezervat e qeverisë dhe Parlamentit të Vendeve të Ulëta, por i kemi kuptuar ato si një inkurajim për të përmirësuar performancën tonë dhe për t’u bërë një vend sa më i denjë për t’u pranuar në familjen europiane.

Fakti që edhe Ju, Komisioni për Çështjet Europiane dhe Dhoma e Përfaqësuesve jeni njohur dhe i keni vlerësuar këto arritje, është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin tonë europian, për të arritur dhe për të qëndruar në krah të shteteve anëtare të BE-së me standarte, dinjitet dhe vlera europiane.

Shqipëria do të vazhdojë të avancojë në plotësimin e këtyre standarteve dhe do të bëhet një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian, e kësaj familjeje të madhe politike, kulturore dhe njerëzore.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE heq kufizimet/ Murrizi: Shqiptarët do lëvizin “pa viza” për herë të dytë

Publikuar

-

Nga

BE heq kufizimet/ Murrizi: Shqiptarëve mund të lëvizin “pa viza” për herë të dytë

Bashkimi Europian ka marrë vendimin që nga data 27 qershor tre vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë do të hiqen kufizimet dhe qytetarët mund të lëvizin lirshëm.

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar pas këtij lajmi, ku u shpreh se shqiptarëve u janë hequr vizat për herë të dytë, ndërsa shton se të fituar nga kjo luftë mbi 1 vjeçare dolën katër prodhuesit e vaksinave.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/Negociatat e dështuara dhe “merita” e vetme e Bashës në PD

LEXO EDHE:  Lobimi i Bashës në SHBA/ Avokat Ngjela bën deklaratën e fortë

“Rihiqen vizat per here te dyte per Shqiptaret

BE vendosi qe pas 27 qershorit mund te levizet lirisht pa “ vize” perseri ,pasi prej shkurtit 2020 ishte rivendosur sistemi i “vizave” epidemike-biologjike-politiko-virale pothuajse ne te gjithe Boten

“ Luften” e filloi Covid-19 por e fituan 4 prodhuesit e “ vaksinave” Pfizer, Astra Zeneca,Sinovac Coronavac,dhe Sputnik v”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënohet me jetë deputeti/ Dorëzon kallëzim në polici

Publikuar

-

Nga

Kërcënohet me jetë deputeti/ Dorëzon kallëzim në polici

Deputeti i pavarur Ligoraq Karamelo ka deklaruar se është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.

Ai ka dorëzuar në polici një kallëzim dhe sipas tij ka pasur shantazhe pas daljeve publike para një jave në qytetin e Korçës.

Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar. Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj“, tha Karamelo./CNA.al

LEXO TE PLOTE