Connect with Us

Jemin Gjana sulmon Nishanin dhe Imamin/ “Nuk dua të kthehem te nëntogerët e ’91-shit”

Politikë

Jemin Gjana sulmon Nishanin dhe Imamin/ “Nuk dua të kthehem te nëntogerët e ’91-shit”

Publikuar

-

“Gjeniu” Jemin lëshon perlen e radhës/ Ja si identifikohen tradhëtarët e Lulit

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, shumë eksponentë të politikës dhe anëtarë të PD, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit, Lulzim Basha.

Ndër ta përmendim ish-presidentin Bujar Nishani, Arben Imamin, Edith Harxhin, Arben Ristanin, Edvin Kullurin, Ibsen Elezin, Endira Bushatin, Bislim Ahmetajn dhe Indrit Hoxhën, të cilët janë pjesë e grupimit “Për PD-në”.

Por ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka dalë kundër Nishanit apo Imamit dhe ka mbrojtur kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke thënë se nuk dëshiron të kthehet as te nëntogerët e ’91-shit, e as te gjeneralët e ’97-ës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai thumboi demokratët që kanë ngritur zërin kundër Lulzim Bashës, teksa tha se kur u vendos disa mikrofona në tavolinë e pandehin veten se po shkojnë te lideri.

“Që të jem i qartë, e gjitha është në dorën e demokratëve dhe jo në dorën e disa individëve brenda demokratëve. Ata kanë të drejtën e tyre, por nuk dëshiroj të kthehem as te nëntogerët e ’91-shit, as te gjeneralët e ’97-ës dhe as te disa individë që kur u vendos disa mikrofona në tavolinë e pandehin veten se po shkojnë te lideri. Jo, liderët në politikë nuk rriten në natyrë. Ata janë investim i madh politik. Ata marrin një staturë të gjatë. Duhet kohë që të shkojnë në nivelin e liderit.

Natyrisht, PD-ja ka për detyrë të shndërrojë strukturat e saj, grupet e punës së saj, me mbështetje të shumë faktorëve të shoqërisë civile që kanë ndjekur zgjedhjet për të kryer një funksion faktmbledhës të renditjes së fakteve. Të krijimit të një dosjeje të plotë të besueshme e të qartë për sistemin tonë të drejtësisë këtu dhe për ndërkombëtarët. Kjo është çështja e parë.

Së dyti, PD-ja duhet të shkojë në një analizë për të parë atë që ka ndodhur në fushatë gjatë fushatës, me programin e saj, në nivelin e strukturave, në lëvizjen politike të fundit të saj dhe masën peshën e ndikimit të secilit faktor. Pastaj për të shkuar hap pas hapi në një ristrukturuar të mëtejshëm të forcës tonë politike. Edhe më pas të një strukturimi edhe brenda kampit të së djathtës.

Të kthehemi pak para zgjedhjeve. Se tani duan ta nxjerrin si një mëkat të madh se përse s’u fut LSI-ja në listën e PD-së. Disa nga aleatët u futën, dikush i fitoi edhe dy emra. Pretendimet e tyre ishin më të mëdha. Por po të kishim edhe LSI-në, kandidatët e PD-së do të ishin të fundit e listave. PD-ja si forcë e gjithë grupimit opozitar duhet të bëjë këtë analizë të plotë. Të komunikojnë edhe me faktorin ndërkombëtar. Nuk besoj se është e palexueshme që dy javë para zgjedhjeve, përfaqësuesja më e rëndësishme e të gjithë grupimit euroatlantik bëri thirrje që të ndaheshin nga krimi dhe të votonin ndryshimin.

Paratë e krimit kanë zhvendosur edhe socialistët më të devotshëm. Të zhvendosësh me tri herë më shumë vota Pandeli Majkon. Të zhvendosësh kryetarin e PS-së së Tiranës, që përveçse është i majtë dhe ka një lidhje të hershme me PS-në, është edhe një dhëndër i të djathtëve të kryeqytetit. Por në fakt ai nja 4 herë më pak vota se ata që kanë marrë vota me para të krimit. Pasi t’i lexojmë të gjitha këto, atëherë shkojmë në zgjedhje në PD”, theksoi Gjana./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, është i ftuar sonte në ABC news ku po diskutohet për situatën paszgjedhore ku Basha u rikonfirmua në krye të partisë.

Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të PD, dhe se sot përfaqëson minorancën.

“Ka marrë më pak se 30% të votave të antarsisë. Lulzim Basha kur ka kandiduar për herë të parë në 2013, gjëra e parë që ka kërkuar kanë qene listat e antarsisë dhe i janë dhënë.

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Lulzim Bashës me demokratët/ Si e “vrau” Partinë Demokratike

LEXO EDHE:  Sekretari i Bashës, këshilltari i Ramës dhe 80-lekëshat e Ramizit

Janë 30 mijë anëtarë të Forumit Rinor që nuk janë përfshirë në lista, se nuk i konsideron anëtarë të PD.

E dyta, PD ka organizim zyrtarë e në Diasporë, as ata nuk u përfshinë.

Numri real i anëtarëve është 10-15 më shumë se ata që u përfshinë.

Zoti Basha përfaqëson minorancën e antarësisë, shumica nuk e ka votuar, ka pas një proces bojkoti”, shtoi Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Publikuar

-

Nga

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim me tre vjet burg, në mungesë, në Greqi.

Konkluzionet e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cilëson të vonuara.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se prokurorisë iu desh plot një vit për të verifikuar një informacion që PD e kishte që në janar të 2020-s.

Doli nga një analizë e thjeshtë e formularit të dekriminalizimit. Ne jemi shoqëri e vogël. Ishin këto indiciet e para që erdhën që në janar të vitit 2020. Si ka mundësi që, që nga janari 2020, institucionet shqiptare nuk arritën të verifikojnë atë që ne bëmë në janar 2020”, tha ai.

LEXO EDHE:  Sekretari i Bashës, këshilltari i Ramës dhe 80-lekëshat e Ramizit

LEXO EDHE:  “Humb çdo 2 vite me PS dhe fiton 1 herë me PD/ Basha tallet nga ish-deputeti i tij

Alibeaj tha se edhe në këto zgjedhje të 25 prillit, me kalimin e kohës priten jo pak surpriza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Publikuar

-

Nga

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën, pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të PD.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca ka ndarë detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE