Connect with Us

Emrat/ Politikanët që premtuan dorëheqje, por gënjyen

Politikë

Emrat/ Politikanët që premtuan dorëheqje, por gënjyen

Publikuar

-

Në Shqipëri është bërë standart, mosdhënia e dorëheqjes, jo vetëm kur dështon dhe humb, por kur edhe e premton.

Lista e politikanëve mashtrues dhe gënjeshtarë në vendin tonë sa vjen dhe shtohet.

Kulmi ka arritur në përgjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, por një fenomen i tillë,  është vërejtur edhe më herët.

Ka qenë ish deputeti i PD apo ish kreu u grupit parlamentarë i kësaj force politike, Edi Paloka, që vitin 2019, premtoi dorëheqjen.

Paloka me 14 Prill  2019, në rubrikën “Opinion” në News 24 deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje pa opozitën, ai do të largohej përfundimisht nga skena politike.

PD është rritur  në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politik nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë, me revolta dhe me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dal nga politika dhe këtë po e them këtu”-deklaronte Paloka në atë kohë.

Zgjedhjet vendore të 30 Qershorit u zhvilluan, përfunduan dhe u legjitimuan, por Paloka, jo vetëm që nuk u largua nga politika, por ishte në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pra, tentoi të përforconte më shumë rolin e tij në politikë, duke synuar sërish karrigen e deputetit.

Kanë kaluar tre vjet nga kjo deklaratë, dhe Paloka del e flet ende si politikan.  Mashtroi dhe gënjeu se do të largohej nga politika, nëse Rama do të zhvillonte zgjedhjet vendore dhe sot del e thotë se nuk do t’i ndalin betejat.

Një tjetër politikane po nga PD, që ka folur për dorëheqje dhe gënjeu është edhe Grida Duma.

Kjo e fundit ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë gjatë procesit zgjedhor të 25 Prillit.

Gjatë fushatës elektorale ajo deklaroi se do të dorëhiqej nga mandati i deputetes nëse humbte në këto Bashki.

Erion Veliaj, të futet në listë, të konkurojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe Rrogozhinë 7 % të votave, ja këtu jemi brash dhe po iu them që une lë mandatin”, shprehej Duma.

Por, ajo humbi në të dyja bashkitë që konsiderohen bastion i PD-së, por dorëheqje nuk tha.

Njësoj si Paloka edhe Duma gënjeu dhe mashtroi demokratët, duke lënë të kuptohet se humbësit nuk njohin parime dhe nuk  mbjanë dhe japin përgjegjësi për dështimin.

Politikanët gënjeshtarë nga PD tek LSI

LEXO EDHE:  Berisha denoncon me emra/ Si Meta kërcënoi përfaqësuesit e PD për të marrë pushtetin në 2001

Në kampin opozitar, pati dhe një tjetër zë që fillimisht përmendi dorëheqje nëse humbte.

Ajo ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Gjatë një interviste në Syri TV, me 21 Prill 2021, pra një javë para zgjedhjeve parlamenetare, Kryemadhi u pyet nga drejtuesi i emisionit Çim Peka, nëse do të jepte dorëheqje në rast humbjeje.

 “Me çfarë rezultati të LSI-së e konsideorn dështim Monika Kryemadhi dhe mund të jepte dorëheqje nga drejtimi i partisë” e pyeti  Peka Kryemadhin.

Me një mandat më pak se ata që dogji”, u përgjigj Kryemadhi.

Në qoftë se ju merrni 18 mandate e konsideroni dështim dhe jepni dorëheqjen” është pyetur sërish Kryemadhi nga  gazetari Peka.

 Është e frikësuar për pakt të ri Rama-Basha?/ Kryemadhi: Nuk besoj fare

Dhe përgjigjja e Kryemadhit ka qenë e prerë, “Po”.

Por, Kryemadhit , ndryshe nga Paloka dhe Duma, i ka zgjatur gënjeshtra më pak.

Pasi kur e ka kuptuar çfarë ka deklaruar, ka reaguar duke thënë, “ka kohë për dorëheqjen time”.

“Jeni mësuar që gjithmonë njerëzit të japin dorëheqje kur humbasin, nuk jeni mësuar që njerëzit të japin dorëheqjen dhe kur fitojnë shumë”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se LSI, mori vetëm 4 mandate, shumë e shumë pak nga çfarë pretendonte Kryemadhi. Kjo e fundit që jo vetëm që duhej të dorëhiqej, por të thirrte mediat dhe t’i vinte kyçin LSI –së, publikisht.

Ilir Meta në radhën e gënjeshtarëve

Presidenti Ilir Meta, në fillim të fushatës deklarohej për dorëheqje nëse fitonte Edi Rama.

Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen. Kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë”, shprehej Meta në fillim të muajit Mars në një emision në News 24.

Por, pavarësisht këtij premtimi Meta nuk e dha dorëheqjen. Madje, tashmë ai del dhe thotë se do të qëndrojë deri në Korrik të vitit 2022, kohë kur i mbaron mandate.

Meta vlerësoi procesin zgjedhor dhe më pas u tërhoq nga ato çfarë kishte thënë, duke folur për shit-blerje votash, ndërkohë që gjatë fushatës, në polici përfunduan njerëz të LSI-së dhe u shpallën në kërkim zyrtarë dhe një kandidat për deputet i kësaj force politike.

Pra, Edi Paloka, Grida Duma, dhe Ilir Meta janë në një rang. Të dyshuar si mashtrues dhe gënjeshtarë. Janë veprimet dhe deklaratat e tyre që u japin të tilla epitete dhe i bëjnë të pabesueshëm jo vetëm në sytë e militantëve të tyre apo simpatizantëve të tyre por në sytë e mbarë opinionit publik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike Enkeleda Çela, përfaqësuese e Agron Shehajt në një prej komisioneve zgjedhore në garën për kryetar të selise blu vendos të tregojë për shantazhin që provoi në zgjedhjet brenda partisë.

Ajo tha se është kërcënuar nga ish deputetet demokrat Ndriçim Babasi dhe Albana Vokshi.

Në një intervistë për MCN, Çela u shpreh se ata e kanë mbajtur peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre që kishin nisur.

Në kohën që vjen kryetari i degës Babasi donte të ndërhynte në komision për të marrë vendime që njerëzit të votonin pa e patur kartën, duke detyruar komisionin që të bënte një kërkesë për përjashtimin tim. Po është ushtruar edhe dhunë fizike nga zoti Babasi. Kjo është një ccështje tjetër që ka të bëjë me dhunën dhe personin në fjalë. Aty u implikua edhe Albana Vokshi që gjja erdhi për të zgjidhur situatën. Ata po më mbanin peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Publikuar

-

Nga

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Me vendimin të Kryesisë, Partia Demokratike ka hyrë në analizë të rezultatit që mori në 12 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit. Raporti analitik i cili do të duhet të përmbyllet brenda 10 korrikut është tani në duart e drejtuesve politikë, drejtuesve të degëve dhe drejtuesve në çdo seksion të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Pesë janë kriteret e përcaktuara në formularin e miratuar nga kryesia mbi bazën e të cilës do të realizohet analiza: Ndikimi i situatës politike kombëtare, Ndikimi i faktorëve lokal, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, Komunitetet apo faktorët rajonal dhe funksionimi i koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për çdo pretendim mbi tjetërsimin e votës që krerët lokalë apo drejtuesit politik kanë do të duhet ta faktojnë përmes të dhënave të besueshme.

Drejtuesit politik ndonëse do të analizojnë rezultatet në zona që atë vetë kanë mbuluar, kanë një kriter mbi të cilën do të duhet të arsyetojnë punën e tyre përballë Lulzim Bashës.

Ky është formulari që drejtuesit politik do të shpjegojnë rezultatet e marra, krahasuar me historikun elektoral në qarkun apo zonën ku ata janë ngarkuar të mbulojnë. Për secilin prej 19 drejtuesit Politik të PD, përpara zgjedhjeve ka pasur një objektiv personal të vendosur nga kreu i demokratëve, Basha.

LEXO EDHE:  Çështja Cakaj/ Baton Haxhiu “kërcënon” Ilir Metën

LEXO EDHE:  Fushatë me dekorata/ Gazetari ironizon Metën

ABC disponon dokumentin me objektivat personale të secilit prej drejtuesve politikë të PD, rezultat që si referencë ka pasur rezultatet e marra nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2015 në nivel qarku. Rezultatet e marra në 25 prill krahasuar me objektivat e vendosura nga kreu i demokratëve, tregojnë se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk ja ka dalë të përmbushë pritshmëritë e Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në përgjegjësinë e parë si drejtues politik ka pasur si objektiv të marrë 60.000 vota në qarkun ku demokratët rezultatin më të mirë e kanë marrë në vitin 2009 ku morën 7 mandate. Objektivi i vendosur nga Basha nuk mundi të arrihej nga Bardhi, për shkak se PD në Elbasan mundi të marrë 57.878 vota që u përkthyen në 6 mandate.

Shumë më larg objektivit të vendosur nga kreu i demokratëve ishte nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Për ish-kreun e grupin Parlamentar të PD që drejtoi listën e Korçës, Basha kishte përcaktuar si objektiv  60.455 vota teksa PD mori 50.479 vota. Objektivi nuk mundi të përmbushej as nga nënkryetari tjetër i Partisë, Edi Paloka që drejtoi qarkun e Durrësit.

Në qarkun ku objektivi i demokratëve ishte të merrnin 64.000  vota duke synuar mandatin e 7-të, demokratët mundën të merrnin 63.393 vota, rezulat i cili i dha demokratëve 6 mandate./abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi/ Rama në Francë 24:Ne duhet ta marrim dritën jeshile”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televizionin Francë 24, ka folur mbi procesin e integrimit në BE.

Kreu i Qeverisë tha, se mendon se vendi i tij do të marrë dritën e gjelbër nga BE, por shtoi se asgjë nuk e surprizon nga Brukseli.

Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”,  ka thënë Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE