LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertiza/ Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani

10 Maj 2021, 09:54, Aktualitet CNA
Ekspertiza/ Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të

Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, në Gjirin e Lalëzit.

Sipas BW, nga këqyrja e trupave të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

Policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin./CNA.al

Lajmet e fundit nga