Connect with Us

E do edhe Kosova, Sokol Cikalleshi zyrtarizon Bytyqin te Shqipëria: Mos t’ju them që vjen në…

Sport

E do edhe Kosova, Sokol Cikalleshi zyrtarizon Bytyqin te Shqipëria: Mos t’ju them që vjen në…

Publikuar

-

Sokol Cikalleshi e njeh më miri futbollistin shqiptar të Koniasporit, Zymer Bytyqin. Lidhja e tyre e ngushtë shihet edhe në fushën e blertë pasi në pjesën më të madhe të rasteve kur shënon sulmuesi shqiptar, asistet vijnë nga Bytyqi.

Cikalleshi do ta ftonte zyrtarisht Bytyqin te Shqipëria nëpërmjet një postimi në Instagram. I pyetur nga Telegrafi mbi këtë çështje, sulmuesi ka zyrtarizuar gjithçka mbi afrimin e futbollistit që ka edhe një ndeshje të luajtur me Kosovën e Shaland, por e cila ka qënë miqësore kundër Suedisë.

“Postim që unë i qëndroj akoma. Zymeri është talent me karrierë përpara shumë të mirë. Besoj se do të bëj hapa gjigand në karrierën e tij. I duhet vetëm përkushtim dhe punë. Për Kombëtaren Shqiptare do të ishte plus i madh dhe do ta ndihmonte. FSHF është shumë afër për ta ftuar dhe trajneri e ka në planet e tij.

Do të jem i lumtur nëse do të vinte dhe mos ta them që do të vijë që në qershor. Kam biseduar me Bytyqin, e di që edhe Kosova e do në organikë. Por le të kuptojmë diçka. Unë përfaqësoj Shqipërinë dhe jo Kosovën. Si lojtar i Shqipërisë dua një futbollist si Bytyqi në fushën e lojës që të na ndihmoj më tepër. Kjo është e gjitha se ne me Kosovën jemi vëllezër dhe jemi afër njëri-tjetrit për gjëra më të mëdha. Futbolli është sport, në fund të fundit vetëm argëtim”, tha Cikalleshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Supersfida Portugali-Gjermani/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Luhet duke filluar nga ora 18:00, ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, në Grupin F. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit.

Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim. Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

FORMACIONET ZYRTARE: 

LEXO TE PLOTE

Sport

Euro 2020/ Ngec Franca, nuk mund dot Hungarinë dhe ndërlikon kualifikimin

Publikuar

-

Nga

Ndeshja mes Francës dhe Hungarisë, ka përfunduar në barazim me rezultat 1-1. Ndeshja nisi më mirë për francezët që patën disa raste të mira në fillim, por goli erdhi nga Hungaria në fund të pjesës së parë kur realizoi Attila Fiola në min e 45+2’.

Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për Francën që vazhduan sulmet drejt hungarezëve, goli i barazimit erdhi në minutën e 66’ nga Antoine Griezmann.

Deri në fund Franca pati edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë. Pas dy ndeshjeve, Franca ka katër pikë në Grupin F, ndërsa Hungaria një pikë. Francës do i duhet fitorja ndaj Portugalisë ndeshjen e fundit, pasi një humbje do i rrezikonte kualifikimin.

HUNGARI-FRANCË 1-1

Fiola 45+2’/ Grizman 66′





 

Formacionet zyrtare

Franca: Lloris – Digne, Kimpembe, Varane, Pavard, Kanté, Rabiot, Pogba, Griezmann, Benzema, Mbappé.

Hungaria: Gulasci, Szalai, Fiola, Orban, Nego, Nagy, Szalai, Schafer, Keinheisler, Sallai, Botka.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bruno Telushi drejt Shkodrës, gati goditja e madhe e Vllaznisë në merkato

Publikuar

-

Nga

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

LEXO TE PLOTE