Connect with Us

Drejtonte gomonen me 400 kilogramë kanabis/ Arrestohet skafisti vlonjat

Aktualitet

Drejtonte gomonen me 400 kilogramë kanabis/ Arrestohet skafisti vlonjat

Publikuar

-

Drejtonte gomonen me 400 kilogramë kanabis/ Arrestohet skafisti vlonjat

Një 30 vjeçar i cili po drejtonte një gomone të mbushur me kanabis është arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes FRONTEX-it, GDF italiane dhe policisë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Në gomone ndodheshin 400 kg kanabis dhe 100 gr hashash me destinacion tregun italian, ndërsa është arrestuar një i ri nga Vlora me inicialet E. I.

LEXO EDHE:  Masakroi kunatën me sopatë/ Arrestohet i shumëkërkuari

FRONTEX njofton se nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  Kolonjë/ Asgjësohen 17550 bimë kanabis
LEXO EDHE:  Shiste kanabis brenda Spitalit Ushtarak/ Pranga 19-vjeçarit

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Publikuar

-

Nga

Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Kryeministri Edi Rama ka folur për hapjen e kufinjve me Shqipërinë pas shumë muajsh që nuk lejohej lëvizja e lirë në vendet e BE-së.

Në një intervistë për “France 24” me gazetaren Caroline de Camaret, Rama tha se Shqipëria ka bërë një punë mjaft serioze me masat dhe vaksinimin, ndaj theksoi se mundi është shpërblyer.

“Po qytetarët tonë parashikojnë që të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë tonë jetojnë përtej kufijëve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultatet që janë vlerësuar nga të gjithë.

Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane, si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe vdekjeve.

Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850.000 dhe në një vend me numrin aktual të banorëve kjo është shumë”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Llallës/ Rama: Sinjal i mirë, presim të marrim dritën jeshile nga Brukseli

Publikuar

-

Nga

Dënimi i Llallës/ Rama: Sinjal i mirë, presim të marrim dritën jeshile nga Brukseli

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon.

Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit“, u shpreh Rama.

Kryeministri ka deklaruar se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, sipas tij kjo një shenjë e ardhjes së një “demokracie funksionale”.

Kryeministri ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa i pyetur për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e ka quajtur një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës.

LEXO EDHE:  Kultivimi i lëndëve narkotike/ Elton Qyno hedh dritë mbi veprimtarinë kriminale në Shqipëri

LEXO EDHE:  Policia aksion në Vlorë/ Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta.

Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lenë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet“, nënvizoi kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE