LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

10 Maj 2021, 18:55, Politikë CNA
Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ftuar opozitën që të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidenti të ri, një kohë kur sapo është ngritur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës për shkelje të Kushtetutës.

Për Andi Bushatin deklarata e z. Rama është ?hipokrizi dhe i mungon sensi logjik? pasi sipas tij nuk ka kuptim t?i shtrish dorën opozitës duke akuzuar presidentin se je bërë palë në kauzat e opozitës për mbrojtjen e zgjedhjeve.

?PS akuzon Metën se ka mbrojtur kauzat e opozitës për mos vjedhjen e zgjedhjeve. E fton opozitën që të zgjedhë dikë tjetër që të mos ketë kauza me të. Nga mungesë logjike në arsyetimin e Ramës, deri sa nuk të bind logjikisht ftesa është hipokrizi?, tha ai.

Sipas analistit Andi Bushati, e gjitha kjo po bëhet për të mbytur debatin për manipulimin e zgjedhjeve.

Ndërsa Baton Haxhiu nuk ndan mendim të njëjtë me të duke thënë se Meta si President ka më shumë se dy vite që shkel kushtetutën dhe do të duhej të ishte shkarkuar.

Por nga ana tjetër ai tha se beson se ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhi duke theksuar se Ilir Meta do ta çojë deri në fund mandatin e tij si President.

Edi Rama dhe PS nuk kanë asgjë personalisht me Ilir Metën, ka të bëjë me shkeljen e Kushtetutës duke sjellë si raste flagrante mos dekretimin e Gent Cakaj si ministër të Jashtëm dhe Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.

Z. Haxhoi shtoi se ftesa e Ramës për opozitën mbetet në fuqi edhe nëse Meta nuk shkarkohet.

?Rama ka deklaruar se nuk është më rëndësi se kur fillon dhe kur zgjedhjet presidenti i ri do të doja që ta bëja me opozitën?, tha ai./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga