LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankimimet e PD/ Nishani: Përpjekje e Bashës për të dubluar paaftësinë e tij, nuk ndryshon rezulatat

10 Maj 2021, 20:13, Politikë CNA
Ankimimet e PD/ Nishani: Përpjekje e Bashës për të dubluar

Ish-Presidenti Bujar Nishani  ka komentuar ankimimet e bëra nga PD për ripërsëritje të procesit zgjedhor në 9 qarqe.

I ftuar në ?Real Story? tha se nëse kjo do të ndryshojnë rezultatin, do të kërkojë falje publike, por sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

?Padyshim që zgjedhjet janë mbyllur nga pikëpamja formale dhe rezultati nuk mendoj se do të ndryshojë. Ka pasur gjykim nga OSBE/ODIHR, nga Departamenti i Shtetit, nga BE. PD ka bërë disa ankimime dhe ne presim. Nëse do ndryshojë rezultati me ato që ka paraqitur PD, unë do të kërkoja falje, por nuk pres që të ndodhë. Në atë çka kam arritur unë si konkluzion, është se unë kam krijuar bindjen se ky është një artikulim i pandershëm që ka ardhur nga z. Basha, për të ushqyer opinionin publik, për të dubluar paaftësinë e tij?, tha Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga