LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do i njohë PD zgjedhjet?/ Dashamir Shehi flet pa dorashka

10 Maj 2021, 20:01, Politikë CNA
A do i njohë PD zgjedhjet?/ Dashamir Shehi flet pa dorashka

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, ka folur hapur për zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita regjistroi një rezultat të dobët.

Në një prononcim për CNA.al, Shehi tha se për momentin nuk do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, duke e lidhur këtë gjë me ankimimin që opozita ka bërë te Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Aleati i Lulzim Bashës deklaroi se  pasi të mbarojë procesi i ankimimit do të dalë me një përgjigje më të prerë.

?Mbasi të mbarojnë ankimimet, do priten rezultatet, do hapen kutitë e pavlefshme, do caktohet se kush kuti do të hapet. Do merren këto vendime dhe do mbarojë ky proces. Mbasi të mbarojë kjo, në bazë të votave të reja dhe rezultateve të reja do të gjykojmë pastaj. Ne kemi hyrë në një proces, do presim afatet ligjore?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga