Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paralajmërohet protesta e parë te Kryeministria

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paralajmërohet protesta e parë te Kryeministria

Publikuar

-

Shoqëria civile së bashku me ish-të përndjekurit politikë, aktivistë dhe intelektualë kanë bërë me dije mbajtjen e një proteste në datë 12 Maj përpara Kryeministrisë. Kjo protestë do të zhvillohet për plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve politikë që u futën në grevën e urisë në Qafën e Barit.

Sipas tyre, protesta do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim në dyert e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Demokracia lindi me liri, rritet me ligje demokratike”

Si asistente e tyre, duhet tju njoftoj se per shkak te gjendjes se renduar shendetsore te grevisteve ne burgun e tmerrit komunist te Qafe Barit, eshte vendosur te nderpritet greva, por te fillojne menjehere protestat e nje pasnjeshme qytetare deri ne plotesimin e kerkesave drejtuar qeverise.

Shkak per nderprerjen e greves, u be shqetesimi I mbare shqiptareve ne Shqiperi& Kosove e diaspore per gjendjen kritike shendetsore te grevistave. Pas lutjeve te shumta te shqiptareve e vizitave prane tyre, per te mos shkuar dem jeta e heronjve te demokracise ne ate burg nga heshtja qeveritare, ata vendosen te nderpresin greven por te fillojne protesten.

Keshtu bejme me dije se me date 12 ora 12:00, do te jete reagimi i pare ne Tirane ne formen e protestes nga qytetare, aktiviste te shoqerise civile, intelektuale,familjare te Integrimit te ish te perndjekurve politike dhe Kryeministrise. Protesta do te vijoje gjate diteve here pas here ne deren e te gjitha institucioneve kombetare e nderkombetare. Presenca e secilit prej jush, eshte vlere e shtuar e kauzes dhe demokracise”, shkruhet në njoftimin e protestës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Publikuar

-

Nga

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për vënie të embargos së armëve në Mianmar.

Kjo thirrje është pjesë e një rezolute jodetyruese që dënon juntën ushtarake në shtetin e përfshirë nga dhuna, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Rezoluta është miratuar të premten nga 190 shtete, ndërsa 36 kanë abstenuar, përfshirë Kinën, aleaten kryesore të Mianmarit.

Vetëm Bjellorusia ka votuar kundër rezolutës.

Kjo rezolutë ka ardhur në ditën e njëjtë kur Këshilli i Sigurimit ka mbajtur bisedime jozyrtare për situatën në Mianmar, ku ushtria përmes një puçi ka rrëzuar më 1 shkurt lideren civile Aung San Suu Kyi.

Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion.

LEXO EDHE:  Statusi/ Minatorët rinisin protestat

LEXO EDHE:  Protesta e maturantëve/ Reagon ministrja Kushi

Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna në Mianmar

Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike.

Ajo është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes puçit.

Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar.

Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht./rel

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas fëmijën e mitur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq". Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Pogradec/Informacion paraprak Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç.  Ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Statusi/ Minatorët rinisin protestat

LEXO EDHE:  “Covid-19 prek institucionet në Shkodër”/ Spahia: Është një situatë alarmante

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim.

“Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin.

“Ndonëse ekziston ndjenja në netët e nxehta të verës se kjo tashmë ka kaluar, mund ta shihni nga shembulli i Lisbonës se gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.

Autoritetet portugeze kanë ndaluar të enjten udhëtimin brenda dhe jashtë rajonit të kryeqytetit në fundjavat e ardhshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të koronavirusit.

Çfarë është varianti indian i koronavirusit?

Më herët gjatë kësaj jave, edhe kryeministri britanik Boris Johnson, ka shtyrë datën e heqjes së masave për katër javë, pasi autoritetet kanë regjistruar mijëra raste të reja të infektimit, kryesisht edhe variantin Delta.

LEXO EDHE:  “Do rihapim filialin universitar të Dibrës”/ Basha: Arsimi është prioriteti ynë

LEXO EDHE:  Zbulohet sms-ja/ Rama njoftoi bazën e socialistëve të dilte në protestë

Merkel ka folur para një darke pune me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo është hera e parë që ajo ka pranuar një zyrtar të lartë në Gjermni, prej vitit të kaluar.

Macron ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të jenë vigjilentë, teksa Bashkimi Evropian do të diskutojë në samitin e ardhshëm si të harmonizojë më mirë kufizimet për udhëtime në kohën e pandemisë.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë afër dhënies së një doze të vaksinës pothuajse gjysmës së popullsisë, ndërsa një e treta e popullsisë besohet se ka marrë të dyja dozat.

Britania e Madhe, e cila është larguar nga blloku evropian vitin e kaluar, ka shkallë më të lartë vaksinimi./rel

LEXO TE PLOTE