Connect with Us

Vlahovic “Batistuta i ri”, Fiore gati të përfitojë maksimalisht nga shitja e tij

Seria A

Vlahovic “Batistuta i ri”, Fiore gati të përfitojë maksimalisht nga shitja e tij

Publikuar

-

Një bomber i huaj si Dusan Vlahovic nuk shihej në Firenze që nga koha e Gabriel Omar Batistutës dhe ndonëse krahasimi me “Mbretin Luan” është ende i hershëm për t’u bërë, numrat e sulmuesit serb janë vërtetë impresionues.

Pas një starti sezoni jo në nivelin e duhur, me vetëm një gol në 11 ndeshjet e para, sulmuesi serb ka shpërthyer duke shënuar plot 20 herë në javët e ardhshme, duke shkuar në kuotën e 21 realizimeve, aq sa ka shënuar edhe një bomber si Romelu Lukaku.

Këto numra e vënë Vlahovic në vitrinën e futbollit europian dhe për shkak edhe të moshës në favor, klube të shumta janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e tij, duke nisur nga Milani e Roma në Serinë A, për të vijuar më pas me Liverpool, Atletico Madrid e Liverpool.

Fiorentina ka një “diamant në dorë”, por e di mirë që nuk mund ta mbajë gjatë në “Artemio Franchi”, pasi kontrata e sulmuesit serb skadon në verën e 2023-shit dhe Rocco Commisso është gati të përfitojë nga ankandi i krijuar, për të fituar sa më shumë nga shitja e tij.

Çmimi minimal për kartonin e Vlahovic është 40 milionë euro, por golat e shumtë nga java në javë dhe përfshirja në garë e klubeve më të mëdha europiane, mund të bëjnë që Fiorentina të përfitojë deri në 60 milionë euro nga serbi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Një “produkt” i Barcelonës për Interin, zikaltërit duan anësorin

Publikuar

-

Nga

Interi ka nisur nga puna për merkaton. Calhanoglu ishte afrimi i djeshëm i zikaltërve, ndërkohë që fokusi tani është te një përforcim në mbrojtje. Sipas Mundo Deportivo, ekipi nga Milano ka kërkuar informacione fillestare për 32 vjeçarin e lindur në L’Hospitalet de Llobregat, Jordi Alba.

Alba shihet si i duhuri, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave në edicionin që vjen. Ai është pjesë e katalansve që nga viti 2012, periudhë në të cilën vinte nga Valencia.  Gjithashtu, vlen të theksojmë se është produkt i Barcelonës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gianni De Biasi drejt largimit, në Azerbajxhan i zbulojnë ofertën e fundit

Publikuar

-

Nga

Gianni De Biasi mund të mbyllë bashkëpunimin me kombëtaren e Azerbajxhanit, pasi ka një ofertë nga Seria A.

Sportal.az raporton se emri i teknikut italian është i lidhur me klubin e Sampdoria dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Thuhet se trajneri që kualifikoi Shqipërinë në EURO 2016 ka një raport të mirë me drejtuesit e klubit nga Xhenoa dhe pritet të nënshkruajë me ta.

Edhe gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se së shpejti De Biasi mund të emërohet në krye të një klubi italian.

Gianni e ka marr drejtimin e Azerbajxhanit në nëntor të vitit 2020, pasi nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Federatën e Azerbajxhanit në Futboll.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në Itali e bëjnë të sigurt, Elseid Hysaj firmos këtë javë

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj duket shumë pranë Lacios, madje mediat italiane e bëjnë fakt të kryer se zyrtarizimi do të vijë që këtë javë.

Mbrojtësi i kombëtares nuk pranoi rinovimin me Napolin dhe në këtë formë do të provojë një tjetër eksperiencë në Serinë A, këtë herë në kryeqytet me ngjyrat bardhektër.

Për shkodranin është gati një kontratë katërvjeçare nga drejtori Igli Tare, teksa në këtë formë, Lacio gëzon edhe trajnerin e saj të ri Mauricio Sarrin.

Ky i fundit ka qenë gjithnjë një admirues i Hysaj dhe e kërkoi me ngulm t’i bashkohej te Lacio. Kështu, duket e zgjidhur edhe e ardhmja e shumëpërfolur e mbrojtësit anësor.

LEXO TE PLOTE