Connect with Us

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Milani triumfon pas 10 vitesh në Torino

Seria A

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Milani triumfon pas 10 vitesh në Torino

Publikuar

-

Milani zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 0-3 ndaj Juventusit dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt rikthimit në Champions League sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë nuk fitonin një ndeshje kampionati në Torino prej marsit të vitit 2011, teksa konfirmohen skuadra më e mirë në transfertë këtë sezon.

Brahim Diaz zhbllokoi takimin me një eurogol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Ekzekutim perfekt i 21-vjeçarit spanjoll dhe topi në trekëndësh. Ekipi i Stefano Piolit fitoi një penallti në minutën e 58-të, por polaku Wojciech Szczesny priti goditjen e Kessie.

Miqtë nuk u demoralizuan dhe mbyllën sfidën me golin e Ante Rebic në minutën e 78-të. Goditje mjeshtërore e sulmuesit kroat dhe 0-2 për Milanin. Mbrëmje e errët e bardhezinjve nuk kishte mbaruar akoma, pasi Fikayo Tomori shënoi edhe golin e tretë të “Djallit”.

Mbrojtësi anglez kërceu më lart se të gjithë në minutën e 82-të dhe finalizoi me kokë një kros të Hakan Calhanoglu, duke gjetur golin e parë në Serie A. Përfundimisht 0-3 për Milanin, që i bashkohet Atalantës në vendin e dytë, ndërsa Juventusi rrezikon seriozisht të mbetet pa Champions League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

ZYRTARE/ Vuloset “tradhtia”, Interi prezanton mesfushorin turk nga… muzeu i trofeve

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanoglu është lojtari i ri i Interit. Fantazisti turk ka firmosur pak më parë kontratën e tij që do ta lidhë me skuadrën zikaltër për tre vitet e ardhshme me një pagë prej 5 milionë eurosh.

Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i klubit zikaltër, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, për të vulosur përfundimisht “tradhtinë” e 27-vjeçarit për Milanin. Prezantimi i futbollistit turk ka ardhur nga muzeu i trofeve të Interit.


Çalhanoglu lë kuqezinjtë pas 4 sezonesh për t’u transferuar nga krahu tjetër i Milanos me parametra zero me arsyen financiare ku drejtuesit e Milanit nuk po gjenin gjuhën e përbashkët me fantazistin turk, ndërsa Interi përfitoi nga ky moment për t’ia rrëmbyer “kushurinjve” play-maker-in e tyre.

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

ZYRTARE/ Tjetër “divorc” tek Milani, mbrojtësi transferohet tek skuadra e…

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare, Diego Laksalt transferohet tek skuadra e Dinamos së Moskës.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi kuqezi me anë të një komunikate zyrtare ku deklarojnë se mbrojtësi largohet në drejtim të skuadrës së Dinamos së Moskës.

Mbrojtësi 28-vjeçar ishte në formulën e huazimit tek skuadra skoceze e Sëlltik nga ku u aktivizua në 26 takime dhe ku mundi të realizojë dhe një gol.

Uruguajani lë Milanin pas 3 vitesh për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tij duke kaluar tek skuadra moskovite.

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

E BUJSHME/ E zbulon eksperti i merkatos, De Biasi gati të emërohet trajner i skuadrës në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Eksperti italian, Xhanluka Di Marzio ka hedhur një hipotezë të bujshme duke përmendur emrin e trajneri Xhani De Biasi si trajnerin e ardhshëm të një skuadre në Serinë A.

Sipas mediave italiane, prioritet për momentin mbetet Sampdoria e cila është vënë në kërkim të një trajneri pas mbylljes së kontratës ne Klaudio Ranierin dhe drejtori sportiv i xhenovezëve, Karlo Osti ka një pëlqim të hershëm për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare.

Por në videon e postuar në rrjetet sociale, Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin duke krijuar një iluzion tek tifozët italian të cilët në komente nuk ngurojnë të thërrasin teknikun italian në skuadrat e tyre.

 

De Biasi shkroi historinë në 6 vite që drejtoi Shqipërinë, duke arritur dhe kualifikimin historik në Kampionatin Europian në vitin 2016 me kuqezinjtë dhe aktualisht prej 1 viti drejton kombëtaren e Azerbajxhanit.

LEXO TE PLOTE