LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Merr fund pritja, Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore pas.... 9 vitesh

9 Maj 2021, 15:17, Sport CNA
VIDEO/ Merr fund pritja, Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, ?nëndetësja? del në breg! Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë. Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit. Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të.

Në sfidën tjetër që u luajt paralelisht, Burreli triumfoi në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 0-1. Me këtë fitore matjanët pozicionohen zyrtarisht në vendin e dytë, teksa do të përballen me Tomorin në ?Play-Off?, fituesja e çiftit Tomori-Burreli, do të ndeshet me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore.

REZULTATET LIVE:

Vora-Dinamo 0-2

Xhixhiua 12?, 88?

Korabi-Burreli 0-1

Takahashi 44?

Lajmet e fundit nga