Connect with Us

VIDEO/ Manaj nuk ndalet, tjetër gol me fanellën e Barcelonës

Sport

VIDEO/ Manaj nuk ndalet, tjetër gol me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Rey Manaj ka gjetur golin me Barcelonën B. Skuadra e lushnjarit po fiton 1-4 në transfertë me Villareal B, teksa lojtari i kombëtares kuqezi ka vulosur sfidën me golin e katërt pak minuta më parë. Manaj e nisi ndeshjen nga stoli, për të gjetur edhe rrjetën.

Do duhej minuta e 67 që me një diagonal, Manaj të përshëndeste rrjetën. Pas golave të Pereira (2x) dhe Oriol Busquets, ka qenë Manaj që ka shënuar për blaugranat e vegjël. Ky është goli I 12 që futbollisti kuqezi shënon këtë sezon me ekipin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik si në rastin e Eriksen

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka kaluar në avantazh kundër Francës me një gol të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Kristiano Ronaldo. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi luzitanët hedhin një harkim në zonë ku ndodh edhe një përplasje e frikshme. Hugo Loris tenton të grushtojë topin, por në fund ajo që grushton është koka e Danilos.

Ky i fundit rrëzohet menjëherë në tokë dhe sjell panik për një përsëritje të rastit Eriksen, teksa nis të ketë dridhje të pakontrolluara të kokës së tij. Arbitri tregohet i vëmendshëm dhe menjëherë thërret ndihmën mjekësore përpara se të japë karton të verdhë për Loris.

Ajo që vihet re është sjellja aspak e e drejtë e frencezëve, të cilët pavarësisht se bëhej fjalë për një lojtar që kishte pësuar një goditje të rëndë, rrethojnë gjyqtarin dhe i kërkojnë llogari për 11 metërshin e akorduar.

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE’ Euro 2020/ Hungaria sërish në avantazh, barazon Portugalia (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Po luhen në këto momente dy sfidat e fundit të fazës së grupeve në Europian. Gjermani-Hungari në stadiumin “Mynih Arena” të Bajernit dhe Portugali-Francë. “Pancerat” do të kërkojnë medoemos kualifikimin duke përfituar dhe nga ndeshja kokë më kokë midis Francës dhe Portugalisë.

Por për gjermanët nuk do të jenë një sfidë e lehtë, pasi barazimi ndaj Francës i ka rritur moralin kombëtares hungareze e cila do të tentojë surprizën deri në minutën e fundit në mbrëmjen e sotme.

LIVE’ Gjermani-Hungari 1-2
Havertz 66′ / Szalai 11′ Schafer 68′

FORMACIONET
Gjermani: Nojer, Ginter, Humels, Rudiger, Kimish, Gyndoan, Kros, Gosens, Haverc, Sane, Gnabri, Trajner: J. Lëv
Hungaria: Gulashi, Fiola, At.Zalai, Botka, Orban, Nego, Nagi, Shafer, Kleinheisler, Zalai, Roland Sallai, Trajner: M. Rosi

LIVE’ Portugali-Francë 2-2
Ronaldo 31′ pen 59′ pen/ Benzema 45+2, Benzema 48′

FORMACIONET:
Portugali: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro; Renato Sançez, Pereira, Joao Mutinjo; B. Silva, Kristiano Ronaldo, Zhota.
Franca: Loris; Kunde, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante; Griezman, Toliso, Mbape; Benzema.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ “Manita” iberike, Kroaci-Spanjë në 1/8! Suedia eliminon Lewandowskin

Publikuar

-

Nga

Mbyllen llogaritë në grupit E, aty ku vetëm Suedia kishte siguruar kualifikimin. Spanja heshti kritikët, nuk u përmbajt përballë Sllovakisë në Sevilla, fitoi 5-0, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.

Alvaro Morata humbi një penallti në minutën e 12-të. Martin Dubrava, “gardiani” i Newcastle, realizoi një pritje të bukur, por e dreqosi pak minuta më pas duke realizuar një autogol qesharak.

Mbrojtësi Laporte dyfishoi me kokë në limitet e pjesës së parë, ndërsa fraksioni i dytë solli edhe golat e Pablo Sarabia dhe Ferran Torres. Autogoli i Kucka vulosi suksesin me “manita” të kombëtares iberike.

Djemtë e Luis Enrique do të kenë përballë Kroacinë në raundin e 1/8-ve të Euro 2020, duel që do të luhet më 28 qershor në Kopenhagen të Danimarkës.

Sfidë spektakolare në Shën Petersburg të Rusisë. Suedia fitoi 3-2 ndaj Polonisë dhe ia doli të mbyllë aventurën në grupe në vend të parë. Polonia jashtë Euro 2020, pasi u rendit në vend të fundit në grupin E.

Emile Forsberg, sulmuesi i Leipzig, kaloi në avantazh të dyfishtë vikingët e Suedisë, por Robert Lewandowski, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, nuk u dorëzua dhe u përgjigj me të njëjtën mënyrë: me një dygolësh.

Mes tyre edhe një gol i anuluar për polakët, të cilët ishin shumë afër përmbysjes së çmendur, por Viktor Claesson tundi rrjetën në minutat shtesë, duke nisur festën suedeze.

LEXO TE PLOTE