LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Kristal Abazaj dhuron spektakël, shikoni golin e realizuar në kampionatin turk

9 Maj 2021, 18:42, Sport CNA
VIDEO/ Kristal Abazaj dhuron spektakël, shikoni golin e realizuar në

Kristal Abazaj u bë protagonist ditën e sotme duke shënuar golin e epërsië për Istanbulspor në sfidën ndaj Ankarasporit të vlefshme për javën e 34-t Ligën e Parë turke.

Në minutën e 5-të të takimit Abazaj shfrytëzoi saktësisht pasimin e shokut të tij Ajçiçek ku me një të djathtë potente nga e djathta e zonës e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.


Ky ishte goli i 4-ët me fanellën e Istanbulsporit, për futbollistin 24-vjeçar, i cili ka dhënë edhe 5 asist. Kujtojmë se Abazaj luan në një ekip me futbollistët e tjerë shqiptarë, Rroca dhe Ethemi. Ndeshja mes Ankasporit dhe Istanbulsporit përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës së futbollistëve shqiptarë. Golin e dytë e shënoi Ajçiçek në minutën e 63 me penallti.

Lajmet e fundit nga