Connect with Us

VIDEO/ Barazim dramatik në Madrid, Hazard shpëton Realin në limite

La Liga

VIDEO/ Barazim dramatik në Madrid, Hazard shpëton Realin në limite

Publikuar

-

Mbyllet pa fitues dueli Real Madrid-Sevilla. Sfida e luajtur në kryeqytetin spanjoll përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja ishte e bukur dhe plot emocione, teksa djemtë e Zinedine Zidane humbën një shans të artë pët t’iu bashkuar Atletico Madrid në krye të renditjes.

“Los Blancos” e gjetën shpejt golin e avantazhit kundër skuadrës andaluziane, por VAR-i anuloi gjithçka. Minuta e 12-të, kros i bukur i Alvaro Odriozola nga krahu i djathtë dhe finalizim me kokë i francezit Karim Benzema.

 

Festë tek ekipi i Zidane, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit për pozicion të parregullt. Sevilla e shfrytëzoi këtë situatë dhe gjeti golin dhjetë minuta më vonë. Autori ishte Fernando, mesfushori brazilian i ekipit të Lopeteguit.

33-vjeçari tregoi gjithë klasin e tij në zonën kundërshtare, nxori blof Casemiron me një driblim të bukur dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje potente dhe të saktë. Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i sfidës ishte edhe më i bukur.

Marko Asensio finalizoi me gol një aksion të bukur të Realit në minutën e 67-të, ndërsa VAR-i u bë protagonist në minutën e 78-të. Vendasit pretenduan për një penallti, por teknologjia pa diçka të gabuar në zonën vendase.

Penallti, por për Sevillan. Ivan Rakitic nuk gaboi nga pika e bardhë dhe ekipi mik në avantazh. Reali u hodh në sulm dhe ia doli të evitojë disfatën falë golit të Eden Hazard në minutën e katërt shtesë. Përfundimisht 2-2, rezultat që gëzon Atletico Madrid.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

ZYRTARE/ E njofton klubi, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos largohet nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll ka dalë me deklaratë për të ardhmen e kapitenit, shumë i përfolur kohët e fundit.

Ramos, sipas njoftimit të Real Madrid, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez. Ai do të flasë para mediave prej orës 12:30.

Ramos pa asnjë diskutim është një legjendë e Real Madrid dhe vetë klubi e pranon. Mbrojtësi u bashkua me madrilenët në vitin 2005 dhe për 16 vite fitoi gjithçka.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Atletico “lë me gisht në gojë” italianët, arrin marrëveshjen me De Paul

Publikuar

-

Nga

As Inter, as Milan dhe as Juventus. Rodrigo De Paul do të transferohet në kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm, pasi garën për blerjen e kartonit të tij e ka fituar pikërisht Atletico Madrid, që ka bindur drejtuesit e Udineses.

Kapiteni i friulianëve ndiqej nga skuadrat më të mira të Serisë A, por asnjëra prej tyre nuk ishte gati të ofronte 40 milionë euro kesh për kartonin e futbollistit, gjë që e bëri menjëherë Diego Simeone, i cili do ta ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes Atleticos dhe Udineses është arritur për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme, për të plotësuar 40 milionët e kërkuar nga klubi friulian.

Në të njëjtën kohë edhe De Paul ka arritur marrëveshjen me Los Colchneros, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 3.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Aktualisht futbollisti është i angazhua me Argjentinën në Copa America dhe vetëm në muajin korrik pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij te Atletico e Madridit, ndërsa klubet e Serisë A “mbeten me gisht në gjë”, pasi nuk arrijnë të blejnë një nga mesfushorët më të spikatur të sezoneve të fundit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madridi hidhet në sulm për Robert Levandovskit

Publikuar

-

Nga

Real Madrid do të ketë si synim të përdorcohet në sulm këtë merkato verore. Trajneri Karlo Ançeloti dhe presidenti Florentino Perez janë në një mendje kur vjen puna për Robert Levandovskin.

Sulmuesi i Bajern Mynih së fundmi e ka theksuar disa herë se do ta mendonte largimin nëse do të kishte një ofertë serioze dhe joshëse.

Këtë duket se po e përgatisin te madrilenët, edhe pse nuk do jetë e lehtë të binden gjermanët të cilët e kanë polakun nën kontratë deri në vitin 2023.

Megjithatë, spanjollët do të provojnë dhe më pas nga dëshira e lojtarit do të tentojnë të thyejnë Bajern. Nga ana tjetër, ky vendim vendos në rrezik statusin e titullarit në skuadër të Karim Benzema, me francezin që duket se ka humbur në hierarki pas largimit të Zidan.

LEXO TE PLOTE