Connect with Us

VIDEO/ Atalanta makineri golash, Mërgim Vojvoda godet sërish në Serie A

Seria A

VIDEO/ Atalanta makineri golash, Mërgim Vojvoda godet sërish në Serie A

Publikuar

-

Atalanta bën detyrën ndaj Parmës dhe është ngjitur në vendin e dytë në Serie A, teksa Cagliari dhe Torino marrin pikë pozitive për objektivin mbijetesë. Mërgim Vojvoda shënon sërish, duke ndihmuar ekipin granata. Bergamaskët triumfuan 2-5 në fushën e Parmës, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Berat Gjimshiti titullar si gjithmonë në prapavijën e Atalantës, që kalon shpejt në avantazh me anë të Ruslan Malinovsky. Ukrainasi gjen golin në minutën e 12-të falë një goditje potente. Kaq për pjesën e parë, ndërsa vendasit kapitullojnë në fraksionin e dytë.

Matteo Pessina dhe Luis Muriel e dërguan rezultatin në 0-3. Argjentinasi Brunetta realizon për Parmën, ndërsa Luis Muriel shënon sërish. Më pas Simon Sohm shkurtoi rezultatin pë vendasit. Në fund ishte rusi Miranchuk që vulosi suksesin me “manita” të Atalantës.

Vendi i dytë me 72 pikë për Atalantën, që ka hedhur një hap drejt objektivit Champions League. Torino e mbylli në barazim 1-1 sfidën jashtë fushe me Hellas Veronën. Moment magjik për Mërgim Vojvodën, që ka gjetur golin e dytë radhazi në Serie A.

Anësori i djathtë dardan kaloi në avantazh Torinon në minutën e 86-të. Njësoj si në fitoren ndaj Parmës, ishte Ansaldi ai që i dhuroi asistin dhe Vojvoda shënoi një gol të bukur me kokë. Vendasit barazuan dy minuta më vonë. Pikë e mirë për Torinon, që renditet 4 pikë mbi zonën e rrezikut.

1-3 përfundoi Benevento-Cagliari. Dy ekipet ndodhen në pozita të vështirë, teksa sot nuk u ruajtën aspak. Ndeshje e bukur dhe e hapur, por në fund festuan sardët, të cilët ia dolën të marrin tre pikë jetike ndaj ekipit të Pippo Inzaghit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Një “produkt” i Barcelonës për Interin, zikaltërit duan anësorin

Publikuar

-

Nga

Interi ka nisur nga puna për merkaton. Calhanoglu ishte afrimi i djeshëm i zikaltërve, ndërkohë që fokusi tani është te një përforcim në mbrojtje. Sipas Mundo Deportivo, ekipi nga Milano ka kërkuar informacione fillestare për 32 vjeçarin e lindur në L’Hospitalet de Llobregat, Jordi Alba.

Alba shihet si i duhuri, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave në edicionin që vjen. Ai është pjesë e katalansve që nga viti 2012, periudhë në të cilën vinte nga Valencia.  Gjithashtu, vlen të theksojmë se është produkt i Barcelonës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gianni De Biasi drejt largimit, në Azerbajxhan i zbulojnë ofertën e fundit

Publikuar

-

Nga

Gianni De Biasi mund të mbyllë bashkëpunimin me kombëtaren e Azerbajxhanit, pasi ka një ofertë nga Seria A.

Sportal.az raporton se emri i teknikut italian është i lidhur me klubin e Sampdoria dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Thuhet se trajneri që kualifikoi Shqipërinë në EURO 2016 ka një raport të mirë me drejtuesit e klubit nga Xhenoa dhe pritet të nënshkruajë me ta.

Edhe gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se së shpejti De Biasi mund të emërohet në krye të një klubi italian.

Gianni e ka marr drejtimin e Azerbajxhanit në nëntor të vitit 2020, pasi nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Federatën e Azerbajxhanit në Futboll.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në Itali e bëjnë të sigurt, Elseid Hysaj firmos këtë javë

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj duket shumë pranë Lacios, madje mediat italiane e bëjnë fakt të kryer se zyrtarizimi do të vijë që këtë javë.

Mbrojtësi i kombëtares nuk pranoi rinovimin me Napolin dhe në këtë formë do të provojë një tjetër eksperiencë në Serinë A, këtë herë në kryeqytet me ngjyrat bardhektër.

Për shkodranin është gati një kontratë katërvjeçare nga drejtori Igli Tare, teksa në këtë formë, Lacio gëzon edhe trajnerin e saj të ri Mauricio Sarrin.

Ky i fundit ka qenë gjithnjë një admirues i Hysaj dhe e kërkoi me ngulm t’i bashkohej te Lacio. Kështu, duket e zgjidhur edhe e ardhmja e shumëpërfolur e mbrojtësit anësor.

LEXO TE PLOTE