Connect with Us

U helmuan nga kërpudhat/ Dalin detaje të reja për 3 anëtarët e familjes nga Gjilani që humbën jetën në Gjirin e Lalzit

Aktualitet

U helmuan nga kërpudhat/ Dalin detaje të reja për 3 anëtarët e familjes nga Gjilani që humbën jetën në Gjirin e Lalzit

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve edhe gjyshja.

Paraprakisht mësohet nga dëshmia e mjekëve se familjarët janë trajtuar në Manzë dhe kanë  dërruar jetë 24 orë njëri pa tjetrit. Ata janë shprehur se vdekjet janë të dyshimta dhe kërkojnë që të hetohet.

Sipas kolegëve të dy mjekëve Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po ndiqen penalisht, shprehen se ata kanë respektuar protokollin dhe u kanë bërë serum  dhe vitamina.

Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.

LEXO EDHE:  “Nuk e prisja fare”/ Jonida Vokshi tregon momentin kur i tha “Po” Besnikut

“Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar  serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherza, por çdo 24 orë njëri pas tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj”, thanë mjekët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Video-Pronari i hotelit terrorizon familjen në Himarë/ Fëmija nuk pushon së qari

Publikuar

-

Nga

Një incident është shënuar në Himarë, mes dy pronarëve të një hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Brryli Broadway”, ndërsa bashkangjitur shkruhet “Mihalët e jugut presin ne lloje lloje menyrash pushuesit vendas. Ose paguaj ne menyren qe do Mihali ose te tmerrojme familjen. #TURIZEM 2021”.

Sikurse shikohet në video, një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën e një çifti turistësh, duke i dalë para.

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  RENEA shmangu një katastrofë të vërtetë”/ Artan Hoxha tregon detajet “bombë” nga ngjarja në Elbasan

Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje. Po ashtu në sfond dëgjohet dhe një zë fëmije që qan.


LEXO TE PLOTE

Aktualitet

30 vite nga vizita e ish sekretarit amerikan Baker në Tiranë/ Yuri Kim: “Ne jemi me ju”

Publikuar

-

Nga

30 vite nga vizita e ish sekretarit amerikan Baker në Tiranë/ Yuri Kim: “Ne jemi me ju”

Si sot, 30 vite më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker vizitoi Shqipërinë.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka përkujtuar këtë ditë duke cituar disa rreshta të fjalimit të Baker kur vizitoi 30 vite më parë Shqipërinë.

Baker tregoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë duke u shprehur: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.”

🇦🇱 | SI SOT NË HISTORI | Sot, ne përkujtojmë 30 vjetorin e zyrtarit të parë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të Izolimit. Më 22 qershor 1991, qindra mijëra shqiptarë u derdhën në sheshin kryesor të Tiranës duke brohoritur “SHBA! SHBA”!

Sekretari i Shtetit James A. Baker III iu drejtua turmës së entuziazmuar, duke ju thënë njerëzve, “Në emër të Presidentit Bush dhe popullit Amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon. Më në fund, ju jeni të lirë të keni mendimet tuaja Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni.

Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj… Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lirë kudo, ashtu siç Krijuesi ynë donte që ne të ishim. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”. Sot, 30 vjet më vonë, Shqipëria është akoma me Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara janë ende me Shqipërinë, krah për krah!”, shprehet Yuri Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi që jep Monika Kryemadhi duke “djegur” Kejdi Mehmetajn

Publikuar

-

Nga

Kejdi Mehmataj u zgjodh deputete ne vitin 2013, e propozuar nga LSI si përfaqësuesja e studenteëve dhe në atë kohë ishte deputetja më e re e parlamentit, duke qënë e zgjedhur pa i mbaruar ende studimet universitare.

Që prej asaj kohe e deri në zgjedhjet e këtij viti, ajo ishte modeli që LSI proklamonte me shumë bujë, si investim i te rinjve për t’u përfshirë në politikë, aq sa Kejdi Mehmetaj u bë në këtë mënyrë edhe imazhi i vetë LSI-së.

Me një artikulim për t’u patur zili, me arsyetimin dhe logjiken e ftohtë të një politikaneje karriere, me forcën e argumentimit nëpër debate, vajza e vogël e LRI-së u bë protagoniste dhe përfaqësuese dinjitoze e vetë partisë, ku edhe është nënkryetare.

Nga çdo plan që të vlerësosh, Kejdi Mejmetaj ia vlen të cilësohet si investimi më i sukseshëm politik i LSI-së.

Mirepo, ja qe nuk mendon keshtu kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi, e cila, me vendimin e saj për të zgjedhur të përfaqësojë qarkun e Fierit, ku ishte e para në listën e kandidatëve të LSI, njëherësh ka vendosur të djegë investimin më të madh të Ilir Metës në LSI, duke e lënë Kejdi Mejmetajn jashtë Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Me vendimin e saj Monika Kryemadhi duke “djegur” Kejdin, në fakt ju dërgon mesazhin më të shëmtuar gjithë të rinjve shqiptarë, të cilët duhet të kuptojnë se nëse angazhohen e mbështesin LSI-në do të kenë fatin e Kejdit.

Domethënë do të përdoren e shfrytëzohen në moshën e tyre më të bukur të rinisë, e kur të jenë formuar e rritur edhe politikisht si Kejdi, do t’iu vënë duart e do t’i përzënë për ca gërdalla politike të korruptuara dhe servile dhe që nuk kanë te drejtë të pajisem me vize për në SHBA, me fytyrën e Petrit Vasilit.

Qe Monika zgjodhi të “djegë” Kejdi Mehmetajn për Petrit Vasilin është e kuptueshme për disa arsye.

Së pari në këtë zgjedhje të saj ka ndikuar pesha prej servili e lëpirësit Petrit Vasili, padyshim më tipiku i sojit të servilëve që politika shqiptare ka prodhuar në këta 30 vjet.

Pa asnjë vlerë përfaqësimi, i refuzuar maksimalisht nga vetë votuesit e LSI-së që i dhanë atij 10 herë më pak vota se sa Përparim Spahiut të ardhur së fundmi nga Dibra në Tiranë, nëse Celibashi e çon në Kuvend duke mos respektuar Kodin Zgjedhor e për ti bërë qefin Ilirit dhe Monikes, ky do të jetë shëmtia e vetë Kuvendit, jo vetëm se do të jetë njeriu me vetëm 362 vota, por se do të kthehet në qepazenë e parlamentit, ku çdo deputet do të mund t’i mbyllë gojen si deputetit më të pavotuar të historisë së parlamentarizmit shqiptar.

LEXO EDHE:  Detaje nga plagosja në Kavajë/ 19-vjeçari u konfliktua me gjyshin dhe e goditi me thikë

LEXO EDHE:  Detaje/ Vritet me armë zjarri një 41-vjeçar në oborrin e një lokali

Së dyti, një arsye tjetër që ka ndikuar Moniken të “djegë” Kejdin është edhe ndjenja e kompleksit të inferioritetit që kryetarja ka përballë vajzës oratore e me artikulim mbresëlënës, perballë imazhit të mirësisë që ajo përfaqëson në publik e sidomos mes të rinjve.

Së treti, Monika duke “djegur” Kejdin shfaqet edhe në anën e vet me të shëmtuar, ate të xhelozisë dhe hakmarrjes për këdo që nuk pranon të qëndrojë nën nivelin e saj mizerabël të performimit publik.

Kejdi Mehmetaj bën diferencën. Me diskutimet në Kuvend, me përfaqesimin nëpër emisone e debate televizive, por edhe ne takimet me ndërkombëtaret, ajo gjithnjë e ka lënë në hije kryetaren e vet, e cila në gjithe angazhimin e saj në parlament mbahet mend për çizmen e hedhur ndaj Edi Ramës dhe për një diskutim për formën dhe cilësinë e tollumave.

Por, pavarësisht të gjithave, duke djegur Kejdi Megmetajn për Petrit Vasilin, Monika Kryemadhi na jep të kuptojmë se LSI përfundimisht e ka kryer misionin e vet.

Ajo tashmë është një forcë politike e perenduar e pa asnjë të ardhme, aspak për faj të votuesve të saj, por vetëm e vetëm për faj të mënyres së drejtimit pa asnjë ide e vizion, që i imponoi LSI-së vendimmarrje të gabuara dhe që e vunë atë në qender të ndëshkimit popullor, si forcë politike e korruptuar.

Me vendimin e saj për të “djegur” Kejdi Mehmetajn, Monika Kryemadhi në fakt bën që të humbasë LSI-ja. Ndërkohë që Kejdi Mehmetaj duhet ta quajë veten të fituar, sepse imazhi i saj nuk do të mund të përdoret më për të mbuluar shëmtinë që përfaqëson për turpin e ca njerëzve që nuk kanë turp servilizmi dhe b…lëpirja në politikë./CNA.al

LEXO TE PLOTE