LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U futën në fushë dhe goditën…”/ Trazirat në “Selman Stërmasi”, arrestohen presidenti dhe drejtori i Kastriotit

9 Maj 2021, 06:55, Sport CNA
“U futën në fushë dhe goditën…”/ Trazirat

Policia e Tiranës ka arrestuar Presidentin dhe Drejtorin Teknik të skuadrës së Kastriotit, për hyrjen në fushën e stadiumit dhe ndërprerjen e ndeshjes me dhunë. Në sfidën e javës së 32 mes Tiranës dhe Kastriotit e zhvilluar dje në ?Selman Stërmasi?, presidenti Alban Vogli dhe drejtori teknik (Gazmend Vogli) kanë kundërshtuar vendimin e punonjësve të policisë teksa mbi ta rëndojnë dy akuza. ?Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik dhe Veprime të dhunshme në aktivitete sportive?.

Dyshja nuk ishte dakord në momentin që Tirana shënoi golin e fitores, pasi sipas tyre duhej ndalur loja për Fair ? Play. Më pas sfida ka degjeneruar në akte dhune mes kampeve, aqsa në fushë është dashur ndërhyrja e sigurisë dhe forcave të rendit. Në fund Tirana fitoi 1-0 me gol të Hoxhallarit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale ?Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik? e kryer në bashkëpunim, dhe ?Veprime të dhunshme në aktivitete sportive? të kryera në bashkëpunim, të shtetasve :

?A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ; ?G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën ?Sulejman Delvina?, tek stadiumi ?Selman Stërmasi?, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana ? Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Lajmet e fundit nga