Connect with Us

Snapchat surprizon përdoruesit/ Sjell risinë e radhës

Teknologji

Snapchat surprizon përdoruesit/ Sjell risinë e radhës

Publikuar

-

Snapchat surprizon përdoruesit/ Sjell risinë e radhës

Snapchat vjen me një risi ‘dark Snapchat’. Shtesa e re lejon përdoruesit e Snapchat të shohin me lehtësi fotot dhe të ndërveprojnë me kontaktet e tyre në aplikacion me një temë të errët.

Snapchat kishte filluar testimin e modalitetit të errët në aplikacionin e tij iOS me një grup të vogël përdoruesish në fund të vitit të kaluar.

Dhe kompania me seli në Santa Monica, California tani ka hedhur në treg funksionin e ri më gjerësisht.

LEXO EDHE:  Swift na surprizon sërish

Përdoruesit e Snapchat në iOS tani mund të përdorin modalitetin e errët në pajisjet e tyre iPhone.

Për të aplikuar modalitetin e errët, duhet të shkoni te profili juaj në aplikacionin Snapchat dhe më pas Cilësimet > Paraqitja e aplikacionit > Gjithmonë i errët ./CNA.al

 

Snapchat surprizon përdoruesit/ Sjell risinë e radhës

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Teknologji

E ardhmja e mjeteve fluturuese/ Studentët lënë pa fjalë studiuesit me shpikjen e tyre

Publikuar

-

Nga

Një shpikje e re shumë interesante është kthyer në kryefjalën e bisedimeve të Boletinit Shkencor në Kamboxhia. Dhe pjesa më e bukur është se shpikja është realizuar jo nga shkencëtarë apo inxhinierë të mirëfilltë por nga disa studentë.

Ata kanë krijuar një prototip dron të drejtuar nga një karrige shkolle.

Të rinjtë në Institutin Politeknik Kombëtar të Kamboxhias (NPIC) shpenzuan 20,000 dollarë për ta shndërruar karrigen e shkollës në një dron, duke e pajisur atë me tetë helika që e lejojnë atë të fluturojë në lartësitë rreth katër metra.

Sipas Daily Mail, në të ardhmen, ekipi shpreson të përmirësojë modelin për të mbajtur më shumë peshë dhe për të fluturuar edhe më lart, dhe beson se droni mund të përdoret edhe nga zjarrfikësit për të hyrë në zjarret në katet e sipërme të ndërtesave një ditë.

Frymëzuar në fillim nga dëshira për të mposhtur trafikun famëkeq të qytetit të tyre, grupi krijoi prototipin e dronit të tyre që ata shpresojnë se mund të përdoret përfundimisht për të transportuar njerëz rreth Phnom Penh dhe madje edhe për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, shkruan CNA.al.



LEXO EDHE:  Kujdes me “photoshopin” dhe “editimet” në foto/ Ligji që dënon ose gjobit influencuesit e mediave sociale

LEXO EDHE:  Swift na surprizon sërish

“Droni, kur e shohim duke fluturuar pa pilot, ka shumë dridhje, por kur ulem mbi të dhe fluturoj … bëhet më e qëndrueshme dhe ndihem aq e emocionuar,” tha Lonh Vannsith, 21 vjeç, piloti i droni

Më tej vazhdoi,”Ne donim të zgjidhnim disa probleme për shoqërinë tonë duke bërë një dronë taksi dhe … duke shpikur dronë për zjarrfikësit,” tha ai, duke vënë në dukje se si, për shembull, ata shpresonin se mund të arrinte në katet e sipërme të një ndërtese për të sjellë një zorrë ku një kamion zjarrfikës nuk mund të arrinte.

Prototipi mund të mbajë një pilot që peshon deri në 132 paund (60 kg) dhe të fluturojë për rreth 10 minuta për një distancë prej 0.6 milje (1km).

Me shumë mundësi ky model do të përmirësohet më tej dhe në një të ardhme të afërt do të kthehet në mjetin më të përdorshëm për të shmangur trafikun./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Është Iphone më i shtrenjtë në botë/ Zbuloni arsyen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Së pari, mbani mend se ‘Pro Max” nuk është për të gjithë. Apple ka prezantuar nje model, dhe deri më tani është më i shtrenjtë. Është “Iphone 13 Pro Max Gold”.

Janë katër modele të reja këtë vit: “iPhone 13 Mini”, “iPhone 13”, “iPhone 13 Pro” dhe “iPhone 13 Pro Max”.

Çmimet fillojnë nga 699 dollarë më i liri, por “Iphone pro max gold” do t’ju kushtojë diku nga 999 dollarë në 1,599 dollarë. Kjo sepse ju do të përfitoni ekranin me Super Retina XDR të Apple.Këtë herë ekrani është bashkaur me teknologjinë ProMotion, të huazuar nga iPad Pro.

Gjithsesi le të lemë pas ekranin dhe të përqendrohemi aty ku shumices i intereson të dijë. Ky model i ri I-phone, ka tre lente gjithsej.

Së pari është Telephoto, për fotografi të stilit portret-me një distancë fokale 77 mm, zmadhim optik 3x dhe një hapje f/2.8.



Dhe pastaj është kamera më tipike Wide, me një gjatësi fokale 26 mm, një hapje me anf/1.5 dhe stabilizues optik të imazhit me ndërrim sensori.

LEXO EDHE:  SNAPCHAT:Këto janë cilësuar fotot më të bukura ndonjëherë

LEXO EDHE:  Swift na surprizon sërish

Sipas the Sun, një nga veçoritë më të mira të reja është fotografia makro, një shtesë e kërkuar prej kohësh. Kjo përdor lenten ultra të gjerë për t’u përqëndruar në objekte në një distancë minimale prej 2 cm.

Në të njëjtën logjikë, Macro punon edhe për video.Mund të afroheni shumë dhe të kapni nivele të detajeve që thjesht nuk do t’i shihni me syrin e njeriut.

Marrja e fokusit të duhur dhe një imazhi të qëndrueshëm është pak e ndërlikuar për shkak të faktit se sa afër jeni me objektin, por e kuptoni atë shumë shpejt. Një nga pikat kryesore të Apple gjatë fjalimit kryesor ishte “Modaliteti kinematografik”. Së pari, kjo ju lejon të xhironi pamje me thellësi të rregulluar të fushës, e cila duket shumë e lezetshme.

Për adhuruesit e vërtetë të kamerës, ekziston mundësia për të filmuar në ProRes, format video me cilësi të lartë të Apple (duke arritur në 8K) për redaktim dhe transmetim profesional./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Sulmet kibernetike/ NASA jep udhëzimin si ti parandalojmë

Publikuar

-

Nga

cna lajm teknologji

Sot pothuajse i gjithë njerëzimi është i përfshirë nga pasiguria digjitale.

Për këtë arsye NASA na prezanton mënyrën më të thjeshtë që rezulton se është mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë, fikja dhe rindezja e telefonave dhe kompjuterave, mund të pengojë hakerët që të vjedhin të dhënat.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë dyshime në lidhje me sigurinë dhe privatsinë digjitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi “praktikat më të mira” për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Sipas Dily Mail, Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

LEXO EDHE:  Rita Ora del nudo në Snapchat

LEXO EDHE:  Fëmijët milionerët "pushtojnë" Snapchat-in, harrohet Instagram



Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po bëjnë veprimë në pajisjet celulare, shkruan CNA.al.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Zoti Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike”, shprehet ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE