LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpresa e “vdekur” e Ilir Metës

9 Maj 2021, 08:00, Politikë CNA
Shpresa e “vdekur” e Ilir Metës

Ilir Meta, presidenti i vendit dhe kryetari “de facto” i LSI-së duket se po i veniten shpresat e shpëtimit.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij nga detyra tashmë është funksional dhe hetimi i shkeljeve kushtetuese ka nisur.

Vendimi i mazhorancës për t’i shkuar këtë herë deri në fund kësaj nisme duket i prerë dhe shpresat se Meta do ja hedhë janë shumë të pakëta, për të mos thënë zero.

PS i ka votat e nevojshme për ta shkarkuar me Parlamentin aktual, por edhe me Parlamentin e ri që do të konstituohet në shtator një gjë e tillë mund të arrihet.

Nga zgjedhjet e 25 prillit PS mori e vetme 74 deputetë dhe 3 PSD e Tom Doshit, të cilët janë shprehur të hapur për koalicion me mazhorancën. Për të shkarkuar Metën, duhen 94 vota. Pra Ramës do i duhen vetëm 17 vota nga opozita e Partisë Demokratike për të ?hequr qafe? Ilir Metën.

Ndërkohë që vetë partia e presidentit ka vetëm 4 deputetë, një numër i papërfillshëm për të penguar nismën e mazhorancës.

Në këtë mënyrë, shpresat e Metës për shpëtim thuajse janë të ?vdekura? dhe përballja e tij me drejtësinë mund të jetë e shpejtë, pasi me ngritjen e BKH drejtësia e re sapo ka hyrë në shina.

Një rol kyç në funksionimin e SPAK dhe BKH kanë SHBA, me të cilët presidenti i vendit iu ka shpallur një ?luftë? frontale./CNA.al

Lajmet e fundit nga