Connect with Us

Shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët/ Balla: Nuk kemi kohë të pushojmë

Politikë

Shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët/ Balla: Nuk kemi kohë të pushojmë

Publikuar

-

Shpërndarja e grantit 5 mijë euro për emigrantët/ Balla: Nuk kemi kohë të pushojmë

Shumë shpejt do të nisë të vihet në aplikim shpërndarja e grantit prej 5 mijë eurosh për çdo familje emigrantësh që kthehet në Shqipëri për të investuar tek shtëpia e tyre në mënyrë që ta vërë atë në funksion të zhvillimit të agro-turizmit.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi sot nga Rrajca se përpos infrastrukturës dhe ndërtimit të godinave qeveria ka përmbyllur investimin në rrjetin e ujit të pijshëm në mënyrë që kjo zonë të ketë një infrastrukturë komode për turistët.

Me parimin tonë qe nuk kemi asnjë ditë për të humbur dhe nuk kemi për pushim edhe sot jemi në Rrajcë me përfaqësuesit zonës për të ndjekur nga afër punimet për rrugën e Rrajcës që do të lidhin qendrën e Komunës.

Synojnë që rruga të lidhë edhe dy fshatrat e thellë Bardhaj dhe Skënderbe në mënyrë që të lidhim sa më shumë aksesin e banorëve të zonës në lidhje me qendrën e njësisë administrative dhe zhvillimi i agro-turizmit në këtë zonë duke qenë se  kjo pjesë është e integruar në kuadër të një zone me shumë resurse turistike pjesë e parkut kombëtar të Shebenik Jabllanicë dhe në këtë këndvështrim synimi mbetet që zhvillimi i infrastrukturës të shoqërohet edhe me zhvillimi i agro-turizmit.

 Thirrja ime është që të gjithë rrajcarët kudo ku ndodhen, është koha ta zhvillojmë duke u fokusuar në këtë pikë. Ne do të fillojmë shumë shpejt të financojmë me një grant prej 5 mijë eurosh çdo familje që ka dëshirë që shtëpinë ta shndërrojë në bujtinë. Është mbyllur edhe investimi në rrjetin e ujit të pijshëm, një investim rreth 5 milion eurosh. Këto investime e bëjnë Rrajcën një zonë më një infrastrukturë komode për turistët”, deklaroi Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Në aksidentin  e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri më tani raportohet për plagosjen rëndë të një të miture.

Kjo e fundit tashmë është nxjerrë nga makina për t’u dërguar në spital, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Makina thuhet se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me shpejtësi të madhe dhe sipas Report tv, dyshohet se një mjet tip ‘Audi’ ka goditur nga pas atë, duke e nxjerrë jashtë rruge dhe duke e shkatërruar plotësisht./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Karantinimi i emigrantëve, Zyka/ Diskriminim i pastër ndaj diasporës, vendimi i Komitetit është politik

LEXO EDHE:  Xhelal Mziu i pafajshëm/ Balla: Urgjente Reforma në Drejtësi!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha non-grata në SHBA/ Rebelohet ish-ministri i Ramës

Publikuar

-

Nga

Sondazhi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama, dhënë  ish-të  dërguarit të posaçëm presidencial të Amerikës në Kosovë, Richard Grenell.

Manjani është ndalur tek përgjigja e Ramës, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të shpallur non grata ish=Presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!

Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:

Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Karantinimi i emigrantëve, Zyka/ Diskriminim i pastër ndaj diasporës, vendimi i Komitetit është politik

LEXO EDHE:  Taulant Balla komenton vendimin e gjykatës amerikane për Gërdecin

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE