Connect with Us

Ramos jep sinjale nga Instagrami për të ardhmen, fillon të ndjekë lojtarët e PSG

La Liga

Ramos jep sinjale nga Instagrami për të ardhmen, fillon të ndjekë lojtarët e PSG

Publikuar

-

Serxho Ramos mund ta konsiderojë të mbyllur këtë sezon me Real Madrid për shkak se në ndeshjen me Çelsin në Ligën e Kampionëve, pësoi një tërheqje muskulore.

Por, dëmtimi mund të bëjë që mbrojtësi të mbyllë para kohe edhe krejt eksperiencën e tij me madrilenët duke qenë se ç ështja e rinovimit të kontratës ka mbetur në vendnumëro. Presidenti Florentino Perez duket se nuk do t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga lojtari dhe në këtë formë, Ramos pritet të largohet.

Madje, ai ka dhënë sinjale për të ardhmen duke qenë se ka nisur të ndjekë në Instagram një numër të konsiderueshëm të futbollistëve të PSG. Bëhet fjalë për Nejmar, Kehrer, Rafinja, Ikardi, Herrera, Kimpembe apo edhe Florenzi.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kalimi në Francë do të konkretizohet teksa parisienët kërkojnë me ngulm të vazhdojnë përmirësimin në organikë për të tentuar sërish triumfin në Ligën e Kampionëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Çmenduria e Laportës, Mesi dhe Ronaldo bashkë te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij teksa luzitani ka edhe një vit kontratë me Juventus. Mirëpo, me një ofertë të kënaqshm, bardhezinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë 36-vjeçarin. Sakaq, CR7 ka interesin e PSG dhe Mançester Junajtid.

Mirëpo, së fundmi ka dalë në skenë një emër surprizë, Barcolina. Presidenti Huan Laporta ëndërron të bashkojë Mesin dhe Ronaldon në ngjyrat blaugrana.

Megjithatë, presidenti e di mirë vështirësinë e këtij transferimi, si nga ana financiare, po ashtu edhe nga ana sportive duke qenë se Ronaldo ka një të kaluar të lavdishme me Real Madrid. Laporta ia ka rrëfyer dëshirën miqve të tij të afërt, ndërsa e pranon se kjo ide është ekstreme.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Shkëlqeu te Barcelona B, ja ekipet që duan Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj ka shpërthyer në sezonin që lamë pas te Barcelona B, duke qenë golashënuesi i katalanasve të vegjël. Por pavarësisht statistikave mbreslënëse, sulmuesi shqiptar nuk po merr oferta të mira.

Të paktën jo në Spanjë, teksa mediat kanë zbuluar emrat e klubeve që kërkojnë Manajn. Bëhet fjalë për skuadra të dorës së dytë në La Liga 2 teksa Real Oviedo, Ibiza dhe Tenerife kanë shfaqur interesimin e tyre.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Laporta: Superliga është ende gjallë, e fitojmë betejën ligjore me UEFA-n

Publikuar

-

Nga

Superliga Europiani për klube është ende gjallë dhe konfirmimin e jep Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, njërës prej skuadrave të cilësuara “rebele” nga ana e UEFA-s.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, numri një i klubit katalanas ka analizuar situatën dhe ecurinë e betejës me UEFA-n, teksa ka akuzuar këtë të fundit se ka kërcënuar disa klube që të tërhiqen përkohësisht.

“Superliga është ende gjallë dhe konkrete. Një gjikatë i ka bërë të qartë UEFA-s se nuk mund të ndërmarrë sanksione kundër nesh, megjithatë ajo vazhdon të kërcënojë e bëjë presion. Vetëm dy klube angleze kanë braktisur projektin me vullnetin e tyre të lirë, ndërsa të tjerët janë tërhequr pas presionit të UEFA-s. Inter, Milan e Atletico Madrid janë kërcënuar me përjashtim nga Champions-i, ndaj janë tërhequr, por ne duam të jemi padronë të fatit tonë dhe askush nuk mund të na e mohojë këtë të drejtë”, u shpreh Laporta.

Presidenti i Barcelonës tha se ideja e krijimit të Superligës, është për ta bërë futbollin më tërheqës për të rinjtë dhe njëkohësisht hodhi poshtë zërat se ky kompeticion do të penalizojë ligat kombëtare.

“Superliga synon ta bëjë futbollin më tërheqës për të rinjtë, gjë që UEFA nuk e ka bërë gjithë këto vite, pasi është mjaftuar vetëm me demagogji boshe. Është thënë se vret ligat kombëtare, por nuk është e vërtetë, pasi në projekt është parashikuar një fond solidariteti prej 400 milionë eurosh, ndërsa UEFA tani jep vetëm 180 milionë euro. Nuk po bëjmë asgjë të re në Europë, pasi kemi shembullin e Euro League-s në basketboll. Të rinjtë duan një futboll ndryshe dhe më tërheqës”, tha numri një i klubit katalan.

LEXO TE PLOTE