Connect with Us

Procedohen penalisht 5 persona/ Policia jep detaje

Aktualitet

Procedohen penalisht 5 persona/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Trasportonte dy emigrantë/ Shoqërohet në komisariat drejtuesja e mjetit

Policia e vendit ka proceduar penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit S. S., 39 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta dy vëllëzerit e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

R.N., 25 vjeç dhe Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

LEXO EDHE:  U arrestua me shumë zhurmë/ Gjykata lë të lirë të “fortin” e Shkodrës

Më datë 08.05.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin G. Xh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Humbin jetën tre persona, plagosen dy të tjerë  

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë detajë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas uniformave blu ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë Divjakë/ I kallëzuari për dhunë në familje i kundërpërgjigjet me zjarr policisë
LEXO EDHE:  Plagosi punëtorin brenda në banesë/ Arrestohet autori

Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Në aksidentin  e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri më tani raportohet për plagosjen rëndë të një të miture.

Kjo e fundit tashmë është nxjerrë nga makina për t’u dërguar në spital, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Makina thuhet se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me shpejtësi të madhe dhe sipas Report tv, dyshohet se një mjet tip ‘Audi’ ka goditur nga pas atë, duke e nxjerrë jashtë rruge dhe duke e shkatërruar plotësisht./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë Divjakë/ I kallëzuari për dhunë në familje i kundërpërgjigjet me zjarr policisë

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë Divjakë/ I kallëzuari për dhunë në familje i kundërpërgjigjet me zjarr policisë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina bëhet copash, një person mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Një makinë ka përfunduar jashtë rrugës, duke u shkatërruar e gjitha.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur aksidenti,

Por, sipas Report tv, një vajzë e mitur  është nxjerrë nxirret nga makina, ndërsa një person tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet. E mitura ndodhet në gjendje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE