LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po i dalin të vërtetat sheshit?/ Ledjana bën veprimin e papritur

9 Maj 2021, 10:54, Lifestyle CNA
Po i dalin të vërtetat sheshit?/ Ledjana bën veprimin e papritur

Të gjithë prisnin që Ledjana dhe Mevlani të dilnin çift nga programi Përputhen, por duket se nuk do të ndodhë kështu.

Në puntatën e kaluar, Ledjana u shpreh se nuk donte të realizonte takim romantik me Mevlanin dhe se donte të vazhdonte njohjen jashtë programit.

E pyetur për arsyen pse nuk pranoi të realizonte takimin romantik, pasi i tha “Të Dua”, ajo u shpreh:

?Unë i kam tëhnë “Të dua” por ka qenë ndjesi e momentit, por kjo nuk do të thotë që unë jam e dashuruar.?

Pasi dëgjoi këto, Mevlani, u shpreh se kishte dyshime pas deklaratës dhe ato që po shprehte Ledjana në emision.

Nga ana tjetër në rrjetet sociale, ndjekësit mendojnë se Ledjana nuk ka asnjë ndjenjë për Mevlanin dhe se mund të jetë e lidhur me dikë tjetër jashtë.

Melisa Lleshi dhe Antonela kanë reaguar në rrjetet sociale duke thënë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe se e vërteta do të dalë shumë shpejt në shesh.

Si të mos mjaftonte kjo, Ledjana është ?zhdukur? nga rrjetet sociale, duke mbyllur llogarinë e saj personale në Instagram./ CNA.al

Lajmet e fundit nga