LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përshtati banesën për kultivim të lëndëve narkotike/ Arrestohet 62 vjeçari, procedohen dy punonjës të OSHE

9 Maj 2021, 08:10, Aktualitet CNA
Përshtati banesën për kultivim të lëndëve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një 62- vjeçar.

Gjatë operacionit ?Papafingo?, u zbulua se shtetasi me iniciale P.Ç kishte përshtatur banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu u proceduan penalisht dy punonjës të OSSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga